Këto ditë, shteti i Ilinoisit, (Çikago), ka nderuar në mënyrë të skajshme personalitetin atdhetar dhe ushtarakun shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, Komandantin e Përgjithshëm Nacionalist Shqiptar Kadri Cakrani, për veprimtarinë e tij si ushtarake për vendosjen e një sistemi demokratik në Shqipëri, ashtu dhe për aktet e jashtzakonshme humanitare për shpëtimin e hebrejve të qytetit të Beratit dhe të Shqipërisë. Gjatë luftës së tij patriotike për shpëtimin e Shqipërisë nga kthetrat e Komunizmit Sllav iu desh të përballej me të gjithë kundërshtarët e tij, si komunistë, por jo vetëm, që ndaj kombit përditë luanin me fatin e përgjakur të tij.

Por Kadri Cakrani mori në këtë kohë një barrë të pamatë mbi shpinë, pikërisht Shqipërinë, për ta shpëtuar nga fshirja e hartës, si kishin bërë gjithmonë armiqtë. Por me problemin e hebrejve ndodhur në një gjendje të pashpresë me ardhjen e armatës gjermane, duhej zgjidhje minutash, jo orësh e ditësh. Këtu kemi të bëjmë me një rast të jashtzakonshëm guximi, ku në Shqipëri nuk u dorëzua asnjë hebre, si dhe falë Komandantit të Përgjithshëm Nacionalist, Kadri Cakrani, nuk figuronte asnjë hebre zyrtarisht në qytetin e Beratit. Unikal është fakti se gjatë një viti pushtim gjerman në këtë qytet, hebrejtë dhe nazistët jetonin së bashku pa asnjë problem, natyrisht pa e ditur këta të fundit.

E gjithë kjo skenë apokaliptike u zhvillua në një sekret të plotë, me urdhëresën e Komandantit Nacionalist të Shqipërisë Kadri Cakrani, se pushkatohej ai që denonconte tek gjermanët qoftë një hebre të vetëm. Shqipëria, si vendi që nuk dorëzoi asnjë hebre, e ka shpëtimtarin e tyre! Por historiagrafia shqiptare dhe bota akademike e këtij vendi, memece në këtë pikë, megjithëse vetë hebrejtë, muzetë e holokaustit anembanë botës gjëmojnë për këtë akt humanitar i pahasur dhe unik në gjithë Luftën e Dytë Botërore, e ka të pamundur të shprehet. Atë që nuk e bëri ajo prej kohësh, e kreu këto ditë, si një respekt e mirnjohjeje heroizmit të kësaj vepre unikale të komandantit të përgjithshëm nacionalist shqiptar Kadri Cakrani, shteti i rëndësishëm i SHBA-ve, Ilinois: “Guvernatori J.B.Pritzker Ilinois deklaron; 11 Nëntor (11/11),të jetë “Dita e Kadri Cakranit” në Ilinois! Kjo është hera e parë që Shteti i Ilinoisit njeh dhe nderon publikisht një personalitet shqiptaro-amerikan dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. Jemi krenarë dhe të nderuar për mbështetjen dhe mirënjohjen e marrë për Programin tonë Shqiptar DePaul dhe ngjarjen tonë më 11/11. “Familja Cakrani e Shqipërisë, duke riparuar pëlhurën e Historisë”. Historia e familjes Cakrani përfaqëson tragjeditë dhe vështirësitë e historisë shqiptare në shekullin e 20-të dhe në të njëjtën kohë është një histori personale dhe kolektive që frymëzon thellësisht. Një histori e palexuar personale dhe familjare shqiptaro-amerikane që del në dritë pas dekadash heshtjeje dhe ndriçon aspekte të rëndësishme dhe të shumëfishta të historisë shqiptare evropiane, amerikane dhe globale.” Në Universitetin DePaul të kryeqytetit të Ilinoisit, Çikago, do të referohet për këtë personalitet dhe familje e madhe patriotike: “Familja Cakrani e Shqipërisë, duke riparuar pëlhurën e Historisë”. Kongresi Ilinois, ku me titullin; “Duke njohur shërbimin heroik të Kadri Cakranit gjatë holokaustit”, Hon. Danny K. Davis, Ilinois e paraqiti më 7 Nëntor 2023, ditën e martë propozimin për nderim të veprës së shqiptarit Kadri Cakrani. Dita 11 Nëntor 2023, të quhet në shtetin e Ilinoisit “Dita e Kadri Cakranit” Teksti i kongresmenit të Ilinoisit Deni Dejvis, guvernatorit të shtetit Ilinois J.B.Pritzker Jay Robert Pritzker, përkatësisht i Partisë Demokrate; “Z. Kryetar, dëshiroj të shfrytëzoj rastin për të njohur përpjekjet humanitare të komandantit shqiptar gjeneral Kadri Cakrani. Të shtunën, më 11 nëntor 2023, Programi i Studimeve Shqiptare dhe Evropës Juglindore në Universitetin DePaul do të presë një aktivitet që do të “Riparojë Pëlhurën e Historisë”, e që do të nderojë veprën e gjeneral Cakranit në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit dhe përparimin e demokracisë në Shqipëri. Ilinois është shtëpia e shumë të afërmve të Gjeneralit Cakrani.. Gjatë pushtimit gjerman të Shqipërisë, komandant-gjeneral Cakrani drejtoi mbrojtjen e mbi 600 refugjatëve dhe banorë, këta hebrenj në rajonin e Beratit nga rreziku kapjes nga nazistët, gjatë Holokaustit. I rrezikuar për vdekje, Gjeneral Cakrani i mashtroi zyrtarët nazistë se kishte nuk kishte hebrenj që fshiheshin në Shqipëri dhe udhëhoqi përpjekjet për të strehuar hebrejtë në vende të sigurta të fshehta, përfshirë dhe shtëpinë e tij. Guximi dhe udhëheqja e tij kontribuan që Shqipëria të ishte i vetmi shtet evropian që i dha fund Luftës së Dytë Botërore me më shumë banorë hebrenj sesa në fillim të luftës.

Më tej, Gjeneral Cakrani strehoi tre infermierë të Ushtrisë Amerikane dhe ua ktheu fshehurazi aleatëve, pasi avioni i tyre u rrëzua në Shqipëri. Në vitin 1951, Gjeneral Cakrani u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, pasi Presidenti Harry Truman i dha atij azil politik. Ai punoi me inteligjencën amerikane në përpjekje për të sjellë demokracinë në Shqipëri për pjesën e mbetur të jetës së tij. Jetët dhe siguria e familjeve dhe individëve vareshin nga heshtja e Gjeneral Cakranit për përpjekjet gjatë jetës së tij. Aktiviteti I Universitetit DePaul (Çikago) është një hap për të njohur punën e tij humanitare gjatë dhe pas luftës. Muzeu Përkujtimor i Aushvicit, Muzeu i Holokaustit i Shteteve të Bashkuara, Muzeu i Holokaustit në Ilinois, Jerusalem Post dhe Israel Hayom kanë njohur të gjithë shërbimin dhe trimërinë e Gjeneralit Cakranit. Guvernatori i Ilionois J.B.Pritzker së fundmi ka nxjerrë një deklaratë ekzekutive duke njohur 11 Nëntorin 2023, si Ditën e Kadri Cakranit në Ilinois. Dëshiroj të mos u shtoj asnjë zë këtyre duke njohur shërbimin dhe trimërinë e Gjeneral-Komandant Kadri Cakrani në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit dhe punën e tij për përhapjen e demokracisë në Shqipëri. I uroj familjes që të nderojnë veprën e tij këtë javë në eventin e Universitetit DePaul në ditën e Kadri Cakranit në Ilinois.”

Do të ishte e tepërt të shtonim dhe ne fjalë një rasti unikal në histori, që vlerësimi për shqiptarët dhe veprat e tyre të jashtzakonshme, produkt vetëm i një shpirti të madh dhe fisnik, ta bënte tempulli i lirive dhe vlerave, SHBA. Historiografia e sotme shqiptare, ngritur nga akademia e shkencave sovjetike Moskë, në bashkpunim me atë bullgare, Sofje më 1955, ku demonizoheshin klasat aristokrate dhe vepra e tyre kombetare si barriera historike ndaj invazioneve sllave, duket se gjendet në një grackë të ngritur vetë, që tregon pashmangshëm fundin fare të afërt. Por dihet se bota akademike këtë herë nuk do të mund të guxojë të bëjë ndonjë përpjekje të dështuar, pasi është në lojë ekzistenca e saj dhe e beneficeve të turpit pas falsitetit të përkohshëm të historisë. Bota po i bie këtyre këmbanave të së vërtetës, dhe me siguri e vërteta do të zërë vendin që meriton, duke flakur kështu mantelin e përgjakur të falsitetit historik të këtij kombi. E vërteta zhytet, por nuk mbytet kurrë, na mëson populli.. Çdo fillim e ka një fund!






















