Zyra elektorale e “Rilindjes” uzurpon zyrat e Gjendjes Civile.

287
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Forum i gazetës “TELEGRAF

Vjedhja e  të dhënave personale nga Rilindja  është vepër penale, që parashikohet nga nenet, 325-326/a dhe 329 i Kodit Penal

Para disa ditësh një emision investigativ i një televizioni kombëtar publikoi fakte të pakundërshtueshme, sesi zyra elektorale e “Rilindjes” Socialiste uzurpon ligjet dhe merr në dorën e saj kompetencat e institucioneve shtetërore dhe, për interesat elektorale të Rilindjes Socialiste,. Kështu, zyra elektorale e Rilindjes Socialiste në Tiranë, bëri ndërrimin e andresave të mijëra qytetarëve, nga rrethet në Tiranë, duke i rregjistruar si banorë të Tiranës dhe duke i rregjistruar në listat zgjedhore në Tiranë, kur këto kompetenca ligjore i ka vetëm Zyrat e Gjendjes Civile. Sipas statistikeve, gjatë këtyre muajve në Tiranë janë rregjistruar si banorë të Tiranës, rreth 22 mijë qytetarë, çfarë do të thotë, se këta votuesë të rregjistruar në këto kohë para fushatës zgjedhore, mund të votojnë për 2 mandate deputetësh. Publikimi i fakteve të shkeljes flagrante të ligjit nga zyrat eelektorale të Rilindjes Socialiste nuk solli asnjë reagim nga Prokuroria dhe as nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, heshtja e institucioneve ligjzbatuese hedh dyshime të mëdha në procesin e zgjedhjeve të 25 prillit. Në forumin e gazetës “Telegraf: Av Zaçe Islami pohon se “Në këtë krim janë mobilizuar kompanitë e telefonisë celulare, njësitë bashkiake, KQZ e deri tek kryeministri. Në një shtet ligjor duhet të merren të pandehur dhe të dënohen sipas ligjit të gjithë nëpunësat që nxjerrin dhe publikojnë të dhënat personale të shtetasve, duke filluar nga zyrat e gjëndjes civile, këshillat bashkiakë dhe nëpunsit e kompanive celulare. Por ne tashmë e dimë, është sekret shoqëror, që ashtu si në periudhën e diktaturës komuniste,  edhe sot partia ka gjithçka në dorë”. Ndërsa AV. Kujtim Cakrani thotë se “Rasti konkret i dhunimit të të dhënave personale të qytetarëve nga një zyre elektorale të një partie politike dhe vjedhja dhe përdorimi i tyre për efekte elektorale, parashikohet nga nenet, 325-326/a dhe 329 i Kodit Penal”.

Ja si njerëzit e Rilindjes, votuan në 2017 për çdo pjesëtar të familjes time, pa qenë fare ne në Shqipëri

Në gushtin e vitit 2017, erdhëm për të pushuar në Shqipëri, pas një ndërkohe 2 vjeçare.  Nuk mundëm dot të vinim në qershor, kur u zhviluan zgjedhjet parlamentare, ngaqë nuk na dhanë leje nga puna dhe fëmija ishte ende në shkollë.

Një i afërmi ynë, erdhi në shtëpi për të na uruar mirëseardhjen. Gjatë bisedën, na tregoi me mburrje, që djali i tij u punësua në një ndërmarrje shtetërore në një detyrë drejtuese, edhe pse nuk ka mundur dot të bëjë as 9 vjeçaren. Ne u gëzuam, por duke i shprehur habinë, e pyesim, si mundi të gjende kaq miq të fortë në qeveri.

-Më ndihmoi, deputeti i zonës tonë, që është edhe ministër, – na tha i afërmi.

E keni gjë familjar, – e pyeta kushëririn.

– Jo, por unë isha kordinatori i shtabit të tij elektoral, – u përgjigj I afërmi ynë. E di, që edhe ti, edhe gruaja, edhe fëmija yt i dha votën ministrit për t’u zgjedhur deputet në zonën tonë elektorale?

– Çfarë thua? Ne nuk erdhëm fare në Shqipëri, nuk na lanë nga puna në Athinë, – i them unë me habi, por edhe paksa i revoltuar.

– Haaaa, – qeshi i afërmi.-Nuk ishte nevoja të vinit. Votova unë, për të tre ju. Dhe jo vetëm për ju. Votova edhe për të afërmit e mi, për miqtë e mi, që nuk erdhën dot këtu të votonin.

– Si votove ti për ne? Po ne kartën e indentitetit dhe pashaportën i kemi në Athinë? Si votove ti për ne, pa dokumentat tona të indentitetit?

– E thjeshtë, kjo. Kot nuk isha koordinator i shtabit të ministrit. Të gjitha të dhënat tuaja i mora. Dhe, në rregjistrin e votimit, shkruajta të gjitha të dhënat, sipas kartës të indentitetit të gjithësecilit.

– Po firma?

– E thjeshtë, edhe kjo. Zhgaravinë me gërmën e parë të çdo emri. Pastaj, ato janë formale, kush do t’i verifikojë?

– Ti, votove për ne, me kokën tënde?- e pyeta të afërmin tim.

– Po, pse, kam unë kaq fuqi, sa të gjej të dhënat e kartës së indentitetit të gjithësecilit, për të cilin firmosa për votën?… – m’u përgjigj me mburrje kushëriri im…

Gruaja më pa në sy. Heshta dhe pashë që kushëriri ishte në ekstazë nga mburrja, që kishte votuar për të gjithë kushërinjtë dhe miqtë e tij, duke ndihmuar ministrin të merrte partia e tij votat tona, edhe pse ne nuk erdhëm në Shqipëri…

Nëse, ndonjë ka dyshime, se kushëriri im vetëm u mburr, le të shikojë rregjistrin e votimeve në zonën time elektorale në Tiranë. Aty ka “firmën” time, të gruas, që “dëshmon” se ne “kemi votuar”, pa ardhur fare në Shqipëri, edhe pse atë ditë kemi qenë në Athinë.

Flasin për gazetën “Telegraf”: Av. Zaçe Islami dhe Av. Kujtim Cakrani

Gazeta “Telegraf” iu drejtua Av Zaçe Islami dhe Av. Kujtim Cakrani, për të sqaruar se çfarë ligji kanë shkelur zyra elektorale e Rilindjes, në rregjistrimin e andresave të banimit që u bën votuesve në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke u drejtuar pyetjet:

– A është vepër penale, që një zyrë elektorale (e partisë që qeveris) të marrë të dhënat personale ( emrat e qytetarëve, numër telefoni dhe andresa banimi) dhe t’u telefonojë qytetarëve  për përfitime elektorale?

– A shkelet kështu barazia dhe ekuilibri i garës elektorale midis subjekteve elektorale?

 – A duhet të veprojë menjëherë prokuroria dhe SPAK ndaj subjektit elektoral që ka kryer këtë vepër penale në fushatën  elektorale?

– A duhet të fillojë hetimet prokuroria kundër personave fizikë që dolën në ngjarjet e Elbasanit me kobure në brez dhe u përleshën me protestuesit?

Av. Zaçe Islami: Partia shtet ka marrë peng drejtësinë, prandaj nuk vepron prokuroria

-Pa dyshim që është vepër penale dhe ligji për këtë ekziston, por sikurse e dimë të gjithë në Shqipëri ligjet janë bërë për të persekutuar popullin, jo partitë që i shkelin me të dyja këmbët. Në këtë krim janë mobilizuar shumë autorë, duke filluar që nga kompanitë e telefonisë celulare, njësitë bashkiake, KQZ e deri tek kryeministri. Në një shtet ligjor duhet të merren të pandehur dhe të dënohen sipas ligjit të gjithë nëpunësat që nxjerrin dhe publikojnë të dhënat personale të shtetasve, duke filluar nga zyrat e gjëndjes civile, këshillat bashkiakë dhe nëpunsit e kompanive celulare. Por ne tashmë e dimë, është sekret shoqëror, që ashtu si në periudhën e diktaturës komuniste,  edhe sot partia ka gjithçka në dorë dhe drejtësia nuk ka tagër të zbatohet për krimet e pushtetarëve.  Sa i përket barazisë apo ekuilibrit të pjesëmarrësve në garën elektorale absolutisht që shkelet e nëpërkëmbet, por këtu ka një problem. Duke qënë se të gjitha subjektet elektorale kanë të njëjtën origjinë e gjejnë shumë shpejt fjalën midis tyre dhe praktikisht barazia elektorale në Shqipëri vendoset në prapaskenë në tavolinë. Votimet ( jo zgjedhjet) janë thjesht loja para spektatorëve ndaj edhe kundërshtimet nuk i kanë për shkeljen e ligjit, por për ndarjen e tepsisë e të timonit. Që SPAK dhe prokuroria duhet të fillojë me një herë hetimet dhe të çojë në bankën e të akuzuarve pa dyshim që duhet të veprojë menjëherë,  por i ka duart e lidhura. Kjo situatë praktikisht po vërteton parashikimin tim të vitit 2015, ku kam deklaruar se reforma në drejtësi është nul. Aktualiteti më vërtetoi katërcipërisht. Ashtu sikundër e gjetën fjalën me njëri tjetrin me tradhëtinë e Lulzim Bashës më 17 Maj 2017, ashtu do bëjnë edhe kësa radhe.

Personalisht nuk kam asnjë informacion për njerëz të armatosur në takimin e opozitës me qytetarët e Elbasanit, por edhe nëse është kështu hetimet duhej të filkonin menjëherë  në arrestimet e personave të armatosur në rrugë. Kjo nuk u bë pa dyshim me urdhër të  partisë në pushtet. Kjo është arsyeja themelore pse unë në mënyrë të përsëritur sot e 6 vjet me radhë them se nuk do bëhet reformë në drejtësi. Prokuroria nuk mund të ndjekë penalisht asnjë qytetar nëse nuk është ndaluar nga policia, gjë që në rastin e Elbasanit policia ishte prezent dhe nuk guxonte t’u fliste, jo më të ndalonte ata që dihej kush dhe pse i çoi në Elbasan.

 

Av. Kujtim Cakrani: Veprimet e bandave të kryeministrit po ulin besimin tek opinion publik se këto zgjedhje do lenë të lira dhe të ndershme

Natyrishtë që dhunimi, dhe grabitja e banesës apo çdo ambjenti tjetër në posedim të një qytetari apo organiyate është është vepër penale e cila parashikohet nga neni 150 i Kodit Penal. Në rastin konkret, ku është dhunuar një zyrë elektorale e një partie politike dhe ku janë marë të dhënat personale, atëherë jemi përpara një vepre penale, që në Kodin Penal të Republikës hyn në kapitullin e veçante atë të  prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Rasti konkret i dhunimit të të dhënave personale të qytetarëve nga një zyre elektorale të një partie politike dhe vjedhja dhe përdorimi i tyre për efekte elektorale, parashikohet nga nenet, 325-326/a dhe 329 i Kodit Penal. Pra ky veprim është i dënueshëm nga ligji dhe si i tillë policia dhe organet e tjera ligjzbatuese duhet të nisnin menjëherë nga puna për identifikimin e autorëve dhe ata të dalin para drejtësië pasi këto veprime cënojnë rëndë demokracinë por edhe besimin e qytetarëve tek zgjedhjet e lira dhe të nderëshme. Edhe e natyrshme që çdo veprim intimidues ndaj kundërshtarit jo vetëm fizik, por edhe me anë të presioneve të ndryshme shkel barazinë dhe ndikon në garën elektorale të subjekteve. Gjithë shqiptarët, por edhe tashmë bota mbarë është njohur me problemetikën e zgjedhjeve të shkuara ku me zë dhe figurë u dëgjua si intimidoheshin zgjedhësit por edhe administrate publike. Këto vepprime shkelin barazinë e garës elektorale, dhe normalishtë ndikojnë në rezultatin përfundimtarë.

Është e detyrim ligjor i organit akuzës, që kur bie në dijeni për një vepër penale, edhe pa e kallëzuar dikush duhet të regjistroj procedimin penal dhe menjëherë të nisi hetimet. Në rastin konkret, nuk ka kohë për të pritur pasi zgjedhjet janë afër dhe ndërhyrja e organeve kompetente ligjzbatuese duhet të jetë e menjëhershme me qëllim që jo vetëm të garantohet një process zgjedhor i ndershëm por edhe qytetarët të fillojnë të besojnë se vota e tyre është e garantuar dhe paprekshme.

Ajo që ndodhi ditën e 14 marsit në qytetin e Elbasanit, ishte një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik, për faktin se: U zhvillua një përleshje ndërmjetë militantësh, por nuk ishte ky problem, por fakti që personat, që sulmuan militantët e PD-së ishin me të paisur me armë dhe çuditërishtë këta shoqëronin edhe Kryeministrin e vendit z. Edi Rama! Këto veprime të kthejnë pas, në kohë kur Adolf Hitleri, por edhe trashëgimlënësi partisë së z. Rama, Enver Hoxha shoqëroheshin me njerëz problematik kriminel dhe më pas këta u bënë pjesë e policisë sekrete dhe bodyguard të tyre. Ndoshta, edhe zoti Rama po ndjek shembullin e tyre, pasi nuk ka asnjë arsye tjetër të shoqërohet me njerëz, të cilët kanë problem me drejtësinë dhe që lëvizin me armë nëpër qytet, duke shantazhuar opozitën dhe militantët e saj. Policia duhet t’i kishte shoqëruar në komisariat gjithë personat që shoqëronin Kryeministrin dhe menjëherë duhet të niste hetimet. Pamjet filmike janë aty pasi ngjarja u filmua nga të gjitha mediat. Pra në këtë rast mungon vullneti nga ana e prokurorisë për të nisur hetimet dhe kjo është një gjë negative  e rëndë pasi, cënohet rëndë besimi qytetarëve tëk drejtësia dhe tek zgjedhjet e lira, por edhe demokracia. Nëse organi i akuzës nuk nis procedimin penal për këtë ngjarje që nga pikpamja njerëzore tronditi mbarë opinionin public dhe nga pikpamja juridike cenon rëndë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, sim und të besojmë që organi i akuzës mund të hetoj ngjarje të tjera që janë të një rëndësie më të vogël. Pra veprimet e bandave të kryeministrit po ulin besimin tek opinion publik se këto zgjedhje do lenë të lira dhe të ndershme.