Ismail Xhaferri: Udhëve të Gjirokastrës

517
Sot 18 shtator, data e clirimit te qytetit.
Udhë qe zbresin, udhe qe ngjiten,
Prane kalaja me bedena,
Ec ngadalë o udhetar,
Ec ngadalë se zgjon legjenda…
Ec ngadalë, se zgjon Argjiron,
Poshtë keshtjelles rënë në koma!
Gjirokastra kish Argjiron,
Kur s’kish qielli shqiponja.
Ndal tek kapedan Çerçizi,
Qe i dha gjithçka vatanit!
S’ka stuhi në mal të Gjerë,
Po në gjoks të kapedanit.
Me veshtrim nga Mashkullora,
Prapë në këmbë për mëmëdhenë,
Kapedanët kurrë nuk shtrihen,
Luftëtarët kurrë nuk flenë.
Ec ngadalë, o udhëtar!
Dhe shiko diku mbi male,
Se zbret Muzo Asqeriu
Me një trastë me ideale!
Se zbret Muzua me ca plage,
Me ca plage e me shume shoke,
Mali Gjere I hedh ca lule,
T’i vendose jastek nen koke.
Ndal tek Bulja, Persefoni,
Qe dhe vdekja s’i ka ndare,
Tek dy vajzat që i varën,
Ndalu pak, o udhëtar!
Vajzat labe, si dy lule,
Ne gji qyteti I mba,
Vetëm rrapi ku i varën,
Ndjeu dhimbje dhe u tha.
Ndalu tek Fato Berberi,
Qe ende buzeqesh embel!
Ish e re, eh sa e re,
Kur nazizmi vriste engjej.
Ec ngadalë në Gjirokastër,
Siç ecën në qiell reja,
Se diku nëpër sokaqe
Mund të shfaqet Musineja!
Ndal tek porta e Çabejt,
Rri në heshtje dhe dëgjoje!
Gjuha shqipe gurgullon,
Porsi uji në “Shtatë kroje”.
Gjithë qyteti me lavdi,
Gurët – rrënjë e rrënjët – gur,
Ku merr frymë nga Kadareja,
“Një kronikë” që nuk vdes kurrë.
Udhët qe zbresin, udhe qe ngjiten,
Prane kalaja me bedena
Shkel ngadale o udhëtar,
Shkel ngadale se zgjon legjenda…
Sigal