Raportuesi i Këshillit të Europës/ Parlamenti të heqë dorë nga ndryshimet në ligjin e medias. Presidenti Meta:Të reflektohet sa më parë

455
Sigal

Raportuesi i Përgjithshëm i KiE: Parlamentit shqiptar të heqë dorë nga ndryshimet në ligjin e medies

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, (PACE) Stefan Schennach, për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur dje shqetësimin e tij serioz në lidhje me ndryshimet që Parlamenti i Shqipërisë mund të miratojë lidhur me një numër ndryshimesh në legjislacionin aktual që synojnë mediet online. Ndryshime të tilla pritet të ndërmerren pavarësisht kritikave të ashpra ndërkombëtare, duke përfshirë organizatat e lirisë së medies dhe Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës. “Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një ‘paketë anti-shpifje’, synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe do të urdhërojë mediet të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si ‘cenimi i dinjitetit të individëve’, nën kërcënimin të gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera. Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të datës 19 qershor 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë një” efekt ftohës”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohet shumë, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket medieve në internet,” – tha Schennach. “Prandaj, unë e nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin,” – shtoi raportuesi.