Hyqmet Zane: Të shkruash për LANÇ detyrim, për Çamërinë obligim

22
Sigal

Të shkruash për luftën antinazifashiste është detyrim moral, për Çamërinë është obligim

Një shqetësim i Nekie Demi (Kalo) motra e Ali Demi “Hero Kombëtar”

Nga Hyqmet Zane

Një telefonatë nga Nekie Kalo (Demi) motra e “Heroit të Kombit” Ali Demi më sugjestionoi të shkruaja këto rradhë. Nuk ishte thjesht një telefonatë kortezie, por shprehje e shqetësimit që si është e mundur që flitet kaq pak për pjesëmarrjen e çamëve në luftën antinazifashiste. Kishte marrë shkas nga një takim më 8 maj, (Ditën e Fitores mbi nazifashizmin), i organizuar nga një fondacion për një ribotim të një libri që ka bërë shkrimtari Luan Rama, nipi i Ali Demit dhe i zonjës Nekie. Shqetësimi i saj ishte se si është e mundur që në këtë 80 vjetor të genocidit të Çamërisë dhe të çlirimit të atdheut. Në këtë kuadër të 79 vjetorit të fitores mbi nazifashizmin, nuk flasin ata të Shoqatës Çamëria dhe një gjë e tillë nuk bëhet publike në mediat shqiptare.

Fakti që zonja Nekie Demi (Kalo) flet nga Boston i SHBA ku jeton në moshën 89 vjeçare, ajo kërkon të dijë për gjithëçka që bëhet në mesin e çamëve dhe ka merakun se si veç vëllait të saj nuk nderohen edhe 23 dëshmorët e tjerë të Çamërisë. Përse ndodh një gjë e tillë ? Më shumë akoma si është e mundur që ata që kanë mandate deputeti në emër të çamëve në Parlamentin Shqiptar dhe krenohen si deputetë në të dy anët e politikës nuk kujtohen të nderojnë dëshmorët dhe heroin e vetëm që ka Çamëria ?

Nuk dija ç’t’i thoja, se edhe unë vetë nuk kisha asnjë njoftim për atë aktivitet veç kur pashë  një postim të vetë Luan Rama bën facebook që e mora në telefon dhe i kërkova të dija se si ishte zhvilluar një aktivitet dhe unë çami i angazhuar publikisht që kam shkruar aq shumë për “Heroin e Kombit” Ali Demi dhe që kam një të drejtë morale si djali i një ish të internuari në kampet e shfarosjes në masë në Mat’hausen dhe Dakao’ nuk kam të drejtën të jem pjesëmarrës.

Nuk dua të di se cili ishte organizatori, por më shumë se gjithçka mua më duhet që opinioni shqiptar të di se çamët kanë qenë pjesëmarrës aktiv në luftën antifashiste dhe kontributet e tyre janë të mëdha si brenda vendit në brigadat partizane shqiptare, ashtu edhe në batalionin miks me strukturat e EAMI-t. Për më tepër tendencat e zyrtarëve të Athinës me nxitjen e sillogjeve vorio-epirote hedhin akuzat e stërpërsëritura se “çamët kanë qenë bashkëpunëtorë më gjermanët”(??), duke mohuar pjesëmarrjen e madhe të çamëve në një luftë çlirimtare.

Cila mendje jo koherente me historinë e të vërtetave bën kujdes të shmangë jo vetëm mospropogandimin e ngjarjeve, që lidhen me luftën antifashiste dhe pjesëmarrjen e çamëve në të, por edhe në takime të tilla modeste të mos bëjnë ftesa për trashëgimtarë të protagonistëve në luftën antifashiste.

Me siguri që veç Ali Demit dhe ndonjë tjetri në listën e dëshmorëve në luftën antifashiste, kryetari i sotëm i Shoqatës Çamëria dhe ata që pretendojnë se kanë merita për çështjen çame nuk dinë emra dhe ngjarje që lidhen me dëshmorët çamë. Bëhet fjalë për dëshmorët, ata që dhanë jetën për lirinë e atdheut dhe që, për fatin e keq, as nuk njihen nga strukturat e veteranëv të luftës, as nga strukturat e qeverisë përgjegjëse për dëshmorët. Po ashtu, veç Ali Demit, nuk ka asnjë dëshmor të vlerësuar si të tillë. Më e keqja është se as ata që janë deputet me mandate të çamëve nuk kanë asnjë dijeni për dëshmorët e Çamërisë.

Kjo është edhe arsyeja që kur vijnë titullarë të lartë të Greqisë dhe bëjnë akuza ndaj çamëve, asnjë zyrtar i Shqipërisë nuk bën asnjë kundërreagim zyrtar, as i quajturi Komiteti i veteranëve nuk thonë asnjë fjalë, por as Shoqata Çamëria që njihet zyrtarisht si e tillë dhe ata që mbajnë mandate deputetësh në emër të çamëve nuk kanë një kurajo t’i kërkojnë interpelancë kryeministrit dhe në parlament të bëjnë gjëmën për këtë heshtje dhe mospërfillje për kontributin e çamëve në luftën antinazifashiste.

Veç presidentëve Alfred Moisiu dhe Bujar Nishani, që kanë vlerësuar zyrtarisht pjesëmarrjen e çamëve në luftën antinazifashiste, nga strukturat shqiptare nuk ka asnjë qëndrim. Është e vërtetë që ata që vërtet ishin titullarë në brigadat e luftës partizane, diktatori Enver Hoxha i vrau ata, sa detyroi Nazo Demin, nënën e Ali Demit, që në vitin 1962 të shprehej me shumë dhimbje se “më mirë që djalin ma vranë si luftëtar se do ma kishin turpëruar”, sipas pohimit të zonjës Nekie Kalo Demi, motra e Aliut.

Është mëse e vërtetë që diktatura i “vrau” çamët me vrasjen e djemve të mirë të saj se në listën e anëtarëve të Byrosë politike të diktaturës kishte grekofilë dhe antishqiptarë. Ashtu si vrau djemtë e Çamërisë, diktatura vrau edhe vetë çamët dhe rivrau edhe dëshmorët dhe varrin e Ali Demit, të parin “Hero Kombëtar” që bëri pas çlirimit qeverisje e pasluftës. Sa do të doja që me gërma të mëdha emra të dëshmorëve të Çamërisë të shkruhen me gërma të mëdha në pankartat e protestave që duhet të kishte bërë Shoqata Çamëria dhe deputetët çamë nëse e quajnë veten trashëgimtarë të Çamërisë.

Për më shumë akoma do të duhej një memorial nderimi për heroin dhe dëshmorët në mes të kryeqytetit si nderim dhe përkujtim kohë pas kohe, kur në kryeqytet kemi çfarëdo memoriali mes të cilave edhe kotësira.

Për këto shqetësime më telefonoi motra e Ali Demit me të drejtën e krenarisë së një familjeje të nderuar me kontribute patriotike dhe për luftën jo vetëm ndaj nazifashistëve, pro edhe ndaj strukturave antishqiptare në Greqi.

Lista e dëshmorëve të luftës :

  1. Ali Demi, 91918 – 1943) “Hero i Popullit”, nga Filati, vrarë në Kaninë të Vlorës, ish sekretari politik i qarkut të Vlorës..
  2. Abedin Haki Musa Sejko (1900-1944) nga Filati, ish-luftëtar i batalionit “Çamëria” e në vijim  zv. Komandant i batalionit “Naim Frashëri”, Brig. VI S.  Vrarë mbi fshatin Dishat më 22 a 23 qershor gjatë përplasjes i vetëm me një njësit bashkëpunëtorësh me nazistët. Për trimëri rrallëkush i ngjitej tek krahu. Me këtë rast dua të theksoj se të burrat e derës “Sejkat”, brez pas brezi –plot nga të cilët i kam njohur mirë-  kanë trima të rrallë.
  3. Bido Sejko, nga Filati i vrarë në Konispol,
  4. Daut Rakipi, nga Koska,
  5. Et’hem Yzeiri, nga Vërsela,
  6. Fahri Jasini, nga Varfanji,
  7. Ferik Islam Çaçani (1918-1943) nga Janjari, partizan i batalionit “Çamëria”, vrarë më 15 shtator në malin Nartë gjatë përballjes së njësisë naziste.
  8. Hadif Nezir Veliu (1924-1943) nga Shalësi, partizan i batalionit “Çamëria”, vrarë më 28 shtator në Konispol gjatë mbrojtjes së qytetit nga sulmuesit nazistë.
  9. Halil Azem Munga nga Markati (1923-1943), bat. “Çamëria”, vrarë në Qafë të Likojanit më 15 shtator gjatë përballjes me sulmuesit nazistë.
  10. Husejn Muharrem Velìu (1912-1943) nga Konispoli, partizan i bat. “Çamëria”, vrarë më 28 shtator në faqen malore paksa mbi Konispol gjatë përballjes me njësinë mësuese naziste.
  11. Hysen Vejsel Pasho, nga Galbaqi, i vrarë në Qeramicë në përpjekje me bandat e Napoleon Zervës, i inkuadruar në batalionin “Ali Demi”
  12. Ibrahim Vejsel Abdullahu (1915-1944) nga Galbaqi, partizan i batalionit 4, regjimenti 15 ELLAS-it, vrarë në Mallùn më 18 korrik gjatë përleshjes me zervistët.
  13. Ibrahim Vejsel Halluni, (1919-1944). nga Filati. Partizan i renditur në batalionin IV të regjimentit XV ELLAS-it. U vra më 13 korrik në Mallun. gjatë luftimeve kundër EOEAS-itëve të N. Zervës.
  14. Muharrem Murteza Abdullahu, nga Spatari (1910-1944), pjestar i batalionit IV, regjimenti 15 ELLAS-it, vrarë në Mallùn në korrik, gjatë përleshjes me zervistët.
  15. Naìl Lutfi Tana (1925-1944) nga Luarati, partizan i batalionit I-rë të Grupit IV, vrarë më 26 gusht në Konispol gjatë luftimit kundër nazistëve.
  16. Nezir Kalo,
  17. Selman Izet Kushi, nga Spatari, ndërlidhës ndërmjet njësive ushtarake Nacionalçlirimtare shqiptare dhe atyre ELLAS-ite. Vrarë në vendlindje gjatë përplasjes me zervistët.
  18. Shaban Hamiti, nga Grikohori,
  19. Telha Ali Plaku (1915-1943) nga Konispoli, bat. “Çamëria”, vrarë në Konispol më 28 shtator gjatë përleshjes me mësyesit nazistë.
  20. Veliko Musli Rexhua (1924-1944) nga Markati, komisar kompanie i batalionit “Çamëria”, vrarë më 21 korrik në Delvinë gjatë sulmit të grupit IV kundër përqëndrimit nazist.
  21. Xherzmi Delli – nga Margëlliçi rënë dëshmor në Shqipëri.
  22. Zihni Ilmaz Sheqiri (1925-1943) nga Shqefari, partizan i batalionit . “Çamëria” njësisë luftarake konispolite, vrarë më 28 shtator në faqen malore mbi Konispol gjatë kacafytjes me njësinë mësymese naziste.
  23. Zuhdì Zequa (1923-1945) nga Çamëria, n/toger, togkomandant në batalionin e I-rë të brigadës I-rë S., vrarë në Këlmend nga rrebelët bajraktarit Preng Cali gjatë një sulmi të beftë natën e 13-14 janarit.

Të internuar në kampet në Itali & Gjermani

 

  1. Hajri Hasan Fetahu, nga Grikohori i Çamërisë, internuar në Itali & Gjermani.
  2. Mezan Emin Jonuzi, nga Varfanj të Gumenicës në Çamëri, internuar në Itali & Gjermani.
  3. Nuri Emin Zane, nga Filati i Çamërisë, internuar në Dakao të Gjermanisë.
  4. Osman Zenel Taka, nga Filati i Çamërisë, internuar në Itali dhe & Gjermani.
  5. Bejaz Muhamet Muho, nga Arpica e Çamërisë, internuar në Mathauzen. Ka qenë bashkë me një bashnjak që jeton në Sukth familja i quajtur Meshan Kadiqi kanë ardhur në Shqipëri në 1946. Aty mësoi edhe zanatin e furrëxhiut që punoi deri sa doli në pension në Sukth.
  6. Alush Xhemil Sejko nga Filati i Çamërisë internuar në Itali pushkatuar nga komunistët.