Problemet e blegtorëve, Resuli: Industria e qumështit si skemat piramidale të ‘97

79

Ministria ka për detyrë të gjejë si zgjidhje moslikuidim në kohë të blegtorit dhe fermerit. Ne sot kemi hyrë në një skemë të madhe borxhi që është për të ardhur keq, jemi gati në skemat piramidale të ‘97, sepse po flasim për miliona euro, për para në nivel kombëtar, për fermerë që u merret produkti dhe pastaj likuidimi shkon me disa muaj vonesa. 

Sigal

 

Ervin Resuli, ekspert bujqësie njëkohësisht edhe president i urdhrit të mjekut veterinar ka komentuar për problemet me të cilat janë duke u përballur blegtorët. Ai tha se u bënë tashmë 4 vite që blegtorët kanë probleme dhe se fermerët e kanë denoncuar situatën te Autoriteti i Konkurrencës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas tij një grup i strukturuar operon për interesa të ngushta dhe blegtori nuk ka asnjë mbështetje nga shteti dhe kjo ngjan si skemat piramidale të ‘97.

Në fakt tashmë u bënë 3-4 vite në të cilat blegtorët kanë problem me dorëzimin e qumështit pasi herë pas here tregu dikton çmime, mbledhje të caktuara të qumështit dhe dashur pa dashur fermerët kanë pasur dhe denoncime pranë autoritetit të konkurrencës dhe ende s’kemi një përgjigje nëse kanë qenë apo jo këto problematika. Dhe dalja në rrugë ky ishte qëllimi që u vendos një çmim nga të gjithë përpunuesit e qumështit dhe të lind ideja që një grup i strukturuar vendos të shtypë blegtorin, i cili është i pambrojtur.

Ministria e bujqësisë kemi parë që ajo s’ka qenë vizionare sa i përket rregullimit apo zgjidhjes së problematikave. Së fundmi ndërhyri në çmimet e qumështit, por nuk i dha zgjidhje problematikës. Në fakt e kemi parë ministrinë vetëm kur ndodhin skandale, por në fakt blegtorëve dhe fermerëve ju mungon dora e ministrisë dhe pushtetit për të zbutur problemet që ka bujqësia.

Sa i përket pagesave është për të ardhur keq që dorëzojnë produktin në pikat e grumbullimit dhe kryefjala është likuiditeti. Në kontaktet që kam unë vonesat me pagesat shkojnë në 3-4 muaj. Ministria ka për detyrë të gjejë si zgjidhje moslikuidim në kohë të blegtorit dhe fermerit. Ne sot kemi hyrë në një skemë të madhe borxhi që është për të ardhur keq, jemi gati në skemat piramidale të ‘97, sepse po flasim për miliona euro, për para në nivel kombëtar, për fermerë që u merret produkti dhe pastaj likuidimi shkon me disa muaj vonesa.

Ministria nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje blegtorëve të cilët kanë mbi 3 muaj që nuk paguhen për produktin e tyre. Ai theksoi se nuk ka asnjë rezultat të hetimit nga Autoriteti i Konkurencës për çmimin e qumështit dhe se qeveria buxheton fasada dhe nuk merret me bujqësinë. 

Më tej ai shtoi se Ministria nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje blegtorëve të cilët kanë mbi 3 muaj që nuk paguhen për produktin e tyre. Ai theksoi se nuk ka asnjë rëzultat të hetimit nga Autoriteti i Konkurencës për çmimin e qumështit dhe se qeveria buxheton fasada dhe nuk merret me bujqësinë. U bënë tre raste ku blegtorët kanë denoncuar për një vendosje unike të çmimit të blerjes së qumështit dhe sot nuk kemi asnjë rezultat të hetimit. Kemi një kartel që operon dhe dikton çmimet e blerjes në treg, duke mos pasur vëmendjen e shtetit, ministrisë dhe duke shtypur blegtorin që mundohet gjithë ditën te toka dhe baçja për të nxjerr 5 lekë për të mbajtur familjen.

Qeveria shqiptare shikon më të arsyeshme për të buxhetuar rrugë, fasada dhe se ka objektiv pjesën e bujqësisë dhe blegtorisë dhe është për të ardhur keq që viti 2024 është viti me më pak para në skemën kombëtare, e cila si kalon diku te 25 mln. Bujqësia është lënë jetime në aspektin e një mbështetje apo suporti. Bujqësia dhe blegtoria nuk është në ditët e saj të mira dhe s’ka asnjë buxhet për ta mbështetur atë. Për aq kohë sa autoriteti i ushqimit, i konkurrencës është folur dhe s’ka reagime, do ishte zgjidhje nëse SPAK shkonte në nivele të larta për të kuptuar nëse po flasim për industrialist, apo për njerëz që shfrytëzojnë taksat e qytetarëve.