Hyqmet Zane: Realitet me krime në Gjermani, Kosovë e Shqipëri

 

Një histori me një ish të internuar në kampet e Gjermnaisë dhe romani “Shkëndija e jetës” e Erih Maria Remark

Sigal

– Kur në krye të OBVL ishte Kolonel Sami Vinçani mora 200 mijë lekë të vjetra me të cilët bleva një televizor me ngjyra.

 Prolog

Gjermania dënoi flak për flakë kriminelët e kampeve të përqëndrimit në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe njerëzit e duhur. Përkundër kësaj në Shqipëri kriminelët e diktaturës dhe ata që prodhoi post-komunizmi janë në parlament, janë në qeverisje, janë në rrugë dhe në media. Realitetet e asaj kohe në Gjermani se si i trajtoi kriminelët, që bënë genocid dhe krime kundër njerëzimit flet një material, që shkruhet më poshtë.

Ngjarje që kanë ndodhur

“Pas lirimit të kampit të përqendrimit Buchenëald më 11 prill 1945, të burgosurit politikë të kampit kërkuan nga amerikanët të organizonin vizita demonstruese. Prandaj, më 15 prill 1945, afërsisht 1500-2000 civilë nga qyteti i afërt i Weimarit u detyruan të vizitojnë kampin Buchenëald, duke ecur afërsisht 15 milje midis kazermave dhe trupave të grumbulluar.

Ka shumë fotografi të ngjarjes, si dhe filma të realizuar nga njësitë filmike ushtarake amerikane dhe britanike. Gjenerali i mirënjohur amerikan Patton vizitoi nënkampin Ohrdruf më 12 prill 1945, por kur ai vizitoi kampin kryesor të Buchenëald, i shkroi këtë letër gjeneralit Dëight D. Eisenhoëer : “Ne zbuluam, 4 milje në veri të Weimarit, një kamp shumë më keq. Popullsia mesatare e saj ishte 25,000 të burgosur dhe ata vdisnin me një shpejtësi prej mbi njëqind në ditë. Objektet e djegies, sipas gjeneralit Gay dhe kolonelit Coldman që vizituan kampin dje janë më të larta se ato në Ohrdruf. I thashë shtypit që të shkojnë ta shohin dhe të shkruajnë për të sa të munden. I thirra edhe gjeneralit Bradley mbrëmë dhe sugjerova që të dërgonin njerëz të përzgjedhur nga gazetarët më të mirë për të parë kampet, në mënyrë që të krijoni një faqe tjetër dëshmie të brutalitetit gjerman”. Gjenerali Eisenhoëer nuk e vizitoi kurrë Hochenëald-in, por do të thërriste shtypin  dhe do të organizonte turneun e Buchenëald për qytetarët e Ëeimarit. Është shumë groteske të shohësh gra me fustane të së dielës, me këpucë ecjeje, flokë të krehura mirë, që enden mes grumbujve të trupave dhe kasolleve ku kishin ndodhur mizoritë më të këqija në historinë njerëzore. Sigurisht, të gjithë burrat dhe gratë pretenduan se nuk dinin asgjë për atë që po ndodhte vetëm 4 milje larg qytetit të tyre. Qytetarë gjermanë u detyruan të vizitojnë kampin e përqendrimit Buchenëald”.

Paralelizëm historik

Të atilla krime bënë serbët në Kosovë, tamam ashtu si në Çamëri gjatë gjithë shekullit XX, por asnjëherë nuk u detyruan apo nuk u orientuan të shiheshin apo të dënoheshin kriminelët. Përkundër tyre, Napoleon Zerva ka monument në Gumenicë, kurse sot në Hagë dënohen luftëtarët e UÇK-së, që luftuan për lirinë e vendit të tyre.

Një histori me një ish të internuar në kampet e Gjermnaisë

Kur në vitet ’70, të diktaturës staliniste doli në qarkullim  romani “Shkëndija e jetës” e Erih Maria Remark, isha ndër të parët që e mora atë libër. Nisa ta lexoja me një frymë duke ditur se cila ishte përmbajtja e tij. I thashë babait tim, se cila ishte përmbajtja e atij libri për ngjarjet në kampet e përqëndrimit në Gjermani e gjetkë, si ish i internuar në këto kampe. Ndesha menjëherë në vështrimin e tij dhe në sytë si të largur kuptova shqetësimin dhe shprehjen e vuajtjeve që kishte kaluar im atë në kampet e përqëndrimit që nga marsi 1944 e deri në lirimin nga ato kampe të shfarosjes në masë.

Pasi u mendua pak më tha që të lexoja pjesë të tij dhe fillova me atë zërin tim karakteristik pa gabime dhe me një tingëllim jo të zakonshëm. Jo vetëm lexoja, por ndjeja tronditje nga ngjarjet e tmerrshme që më shfaqeshin, nga trajtimi që i kishte bërë Remarku. Nëna ime dëgjonte me një shqetësim, që e kishte përjetuar në atë kohë mungesën e burrit të internuar dhe herë pas herë shikonte nga babai dhe i thoshte: “Kështu ka ndodhur Nuri?” dhe babai, që tundte kokën në shenjë aprovimi. Nuk ishin pak por rreth 19 muaj në ato kampe deri kur u kthye, fillimisht në Greqi që të shkonte në Çamëri, në Filat ku kishte shtëpinë. I thanë që të ikte se do ta pësonte si edhe bashkëatdhetarët e tjerë, që kishin ikur një vit më parë. Ai që kishte përjetuar krimet e kampeve famëkëqinj, e dinte mirë që çfarë do të thoshte filozofia e vrasjeve. Ashtu bëri dhe erdhi në Shqipëri ku gjeti edhe familjen. Peripecitë e jetës së tij ishin të mëdha se një burgim më 1964 në mënyrë të padrejtë, i vuri në dyshim sakrificat e tij. Nuk mori as pension lufte, si antifashist, sepse kur doli në pension më 1974, në zyrën juridike ku pranoheshin dokumentet e atyre që kishin kontribute në luftën antifashiste, ndodhi një ngjarje: Përgjegjësi juridik i zyrës e mirëpriti babain që e shoqëroja edhe unë në mbarim të gjimnazit. Një person i pranishëm në atë zyrë me emrin Hekuran kur i tha përgjegjësi që Nuriu ka qenë i internuar në Gjermani, ai e pyeti “Pse gjallë shpëtuat?”. – Po, – i tha babai, – na ndihmuan aleatët e asaj kohe. Tjetri iu përgjigj “Të gjithë ata që shpëtuan gjallë, u bënë spiunë të Gestapos”!! Ishte një thënie që i ngriu në dorë letrat përgjegjësit juridik dhe babai kërkoi t’ia kthente ato letra dhe dolëm.

  • Çfarë ishte kjo? – më pyeti babai, – kush ishte ky?
  • Nuk e njoh, – iu përgjigja babait.
  • Të vish një ditë dhe të pyesësh atë sekretarin e zyrës e ta marrësh vesh!
  • Mirë, – i thashë dhe ashtu bëra. Sekretari, djali i një miku të babait nga Peqini më tha që “ishte Hekuran Pobrati, Heroi i Popullit”.
  • Aha, – i thashë dhe u stepa se e dija historinë e tij.

Ia thashë babait dhe ai m’u përgjigj :”Nuk e dua më pensionin e këtyre”, – domethënë pensionin e luftës prej 1000 lekësh të vjetra në muaj që merrnin veteranët në atë kohë. Ndaj dhe kur lexoja faqet e librit “Shkëndija e jetës”, kuptoja vuajtjet që kishte pësuar im atë, që ai m’i kishte rrëfyer herë pas here, por miq të babait që i kishin dëgjuar disa nga këto rrëfime më pasuruan me ngjarjet dhe i parafytyroja vuajtjet e babait. Ngjarjet e librit në fakt ishin tronditëse dhe vërtetonin ato që kishin kaluar të internuarit në këto kampe të shfarosjes në masë. Për shkaqet e burgosjes së babait, nuk ma dhanë të drejtën e studimit, edhe pse kishte kontribute nga koha e luftës. Por si sportist shkova me të drejtë studimi në shkollën e lartë ILP “A.Xhuvani” në Elbasan me ndihmën e kryetarit të Komitetit të sporteve Dhimitër Bardhi. Rasti e solli që gjatë kohës që bënim leksione dhe seminare me pedagogun e psikologjisë të mirënjohurin prof.dr. Bedri Dedja, në një moment përmenda faktin e pasojave psikologjike që kanë përjetuar ata që dolën gjallë nga kampet e përqëdnrimit të Gjermnaisë si edhe im atë kishte qenë në kampet e Mat’hausen 2 muaj e ca dhe më pas në Dakao derisa u liruan. Ai qëndroi dhe në pushim më kërkoi që donte të takohej me babain tim, se siç më tha “nuk kam takuar asnjëherë asnjë njeri që ka qenë në Mat’hausen. U krye takimi, ndërkohë që babai kishte merakun se mos kisha unë ndonjë problem. U fjalosën të dy në një kafe dhe profesori përjetoi një moment të rëndë trishtimi se kishte dijeni për ato kampe e sidomos për Mat’hausenin. Këtë bisedë profesor Bedriu ia kishte thënë edhe drejtorit të ILP Vasil Kamami, ish deputet, që gjithashtu ma kërtkoi mua që ta takonte. Edhe ai mbeti gojëhapur nga rrëfimet që tregoi me modesti im atë, që nuk e kishte zakon të rrëfehej për ato vuajtje, se i kujtoheshin edhe 8 muajt e hetuesisë në Elbasan me torturat që i kishin bërë dhe që babai m’i tregoi vetëm në një moment rastësie se kishte merak se mos unë shprehesha dhe bëja ndonjë hakmarrje.

Im atë nuk mori asnjë shpërblim lufte, si gjithë ata që morën subvencione nga Gjermania, veç kur në krye të OBVL ishte Kolonel Sami Vinçani mora 200 mijë lekë të vjetra me të cilët bleva një televizor me ngjyra. Ajo që do ta konsideroja si vlerësim ishte dekorimi që i bëri babait tim Presidenti i nderuar Alfred Moisiu më 11 shkurt 2005 në Elbasan me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të përhershëm për kontributin e dhënë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, në Krahinën e Çamërisë dhe për rezistencën e vuajtjet, si i internuar në kampin e përqëndrimit të Dakaos”. Ndaj dhe leximi i romanit “Shkëndija e jetës” sa më njohu me të vërtetat e tmerreve të atyre kampeve siç i përjetoi e gjithë bota, aq më sjell sot në vëmendje faktin se si u veprua me njerëzit në Gjermani që të njihnin tmerret e inkuzicionit në kampet e zhdukjes në masë, ndërkohë që në Shqipëri tmerret e burgjeve famëkëqinj dhe vendinternimeve vetëm u thanë përciptazi dhe populli apo ata dëshmitarët nuk panë që urdhërdhënësit apo ata urdhërzbatuesit nuk u dënuan as u penduan.

Epilog

Dje dhe sot ata persekutorët janë kalorësit e sjelljeve, që manifeston kryeminsitri Edi Rama dhe ideologët e së keqes me opinionet e tyre në gazeta dhe televizione, që vetëm shpifin dhe vjellin vrer në një kohë që duhet të kërkonin ndjesë publike dhe të heshtnin me pendesë për krimet që ka bërë ai sistem dhe ata që kanë qenë zbatues të së keqes. Është kjo arsyeja që rikthej në kujtesë atë që ndodhi me kërkesën e të burgosurve të atyre kampeve më 15 prill 1945, pas kërkesës së të vuajturve që u bënë amerikanëve. Situatat e sotme në Shqipëri janë të atilla që pas rreth 80 vjetësh ata, që bënë tmerret e burgjeve dhe internimeve, janë protagonistë, që mbështesin apo i bëjnë hosanara një kryeministri që është krenar, që babai i tij ka qenë në anën e atyre kur ka thënë që “babai im ishte në anën e duhur të historisë”.