Hyqmet Zane: Korrupsioni dhe pushteti absolut i individit

 

Franklin D. Roosevelt përkundër pushtetit absolut të individit

NOA

Personalitetet e mëdhenjë botërorë, kanë dhënë shpesh herë edhe vizionet e tyre në lidhje me jetën e njerëzve dhe të pushteëteve qeverisëse. Të sipaktur në këtë drejtim janë Presidentët Amerikanë që shpesh edhe i referohemi për shkak të mundësive të mëdha që ata kanë pasur dhe provave që kanë kaluar me pushtetin e tyre në një vend si Amerika ku liria dhe demorjkacia kanë vlera reale. Duke parë çka Presidenti ynë Ilir Meta kujton në përvetorin e lindjes së Franklin D. Roosevelt, ai sjell edhe një citim të tij që tingëllon aq i aktual me kushtet në të cilën jeton Shqipëria dhe shqiptarët : “Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik”. Në thelb ky është fashizëm  kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat”

Vorbulla e e jetës shqiptare ka marrë një lëvizje të rrezikshme që po ngjason si ai ajzbergu që lëviz, lëviz ngadalë, por që është i rrezikshëm në lëvizshmërinë e tij që nuk ia kushtëzon askush. Thonë se edhe Titaniku i madh që u tha para nisjes së udhëtimit të tij, me pa të drejtë, se “edhe Zoti nuk ka se çfarë i bën atij”. Pikërisht në këtë udhëtim të parin e të fundit të tij e pësoi nga një ajzberg i tillë. Lëvizja e një ajzbergu që i duket vetëm 1/7 pjesë se të shumtat i ka të fshehura ka një ngjashmëri me “Titanikun” e një populli të një vendi që çdo ditë përballet me “ajzbergun” e të fshehtave që sjell qeverisja e këtyre 8 viteve.

Gjenerata e të rinjve të këtij vendi realisht po lëvizin si një Titanik, por jo brenda vendit, por duke ikur në drejtimin e kundërt me lëvizjen e “ajzbergut” të korrupsionit  qeverisës dhe për ti shpëtuar shkatërrimit të “Titanikut” të jetës së tyre nga liria e kushtëzuar.

Bëj këtë lloj paralelizmi duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të lidhjeve të pjesëtarëve të kësaj qeverisje me Ndragetën që na kanë futur në një rreth vicioz që po ia shpon gomat të autobuzit që ka në timon “Skënderbeun” e Spiropalit dhe uji i pisllëqeve ka shpërthyer nga të gjitha anët dhe kjo e  fundit u desh që të bënte të qartë faqe botës se gjithçka në këtë vend i ka lënë hapsirë së keqes.

Një miku im kishte shkruar një ditë diçka të veçantë që nuk ishte e thënë nga Konica, por nga një njeri që ka dorë në këtë gjendjen e sotme, por që para shuëm vjetësh është shprehur se “Qëkur s’mbahet mend situata në Shqipëri është po ajo, një rrumpallë e krijuar nga një tufë e paorientuar këmbësorësh, të cilët lindin, vdesin dhe prapë lindin pa u lodhur në një qorrsokak; hipin e zbresin vargmalet e gënjeshtrës, notojnë nëpër lumenjtë e frikës, zdërhallen nëpër lëndinat e mashtrimit reciprok, dremisin nëpër frëngjitë e hakmarrjes, azdisen nëpër pyjet e marrëzisë, fluturojnë me presh nëpër retë imagjinare të heroizmit, përzhiten nëpër qyngjet e injorancës, llokoçiten nëpër baltën e nënshtrimit, gremisen nëpër honet e dëshpërimit për t’u rishfaqur befas majë mullarëve të entuziazmit pa arsye, dhe kësisoj vegjetojnë në zemër të kontinentit të vjetër si dora e fundit që i mbijetoi prurjes së civilizimit”.

Pikërisht ai që ka folur me kaq specifikim dhe saktësi, si një fasadë pallati, u bë një ajzberg i së keqes dhe me sjelljen e tij qeverisëse u bë një shkatërrues i Titanikut shqitpar që mendohej se do të rilindte, por që gjithçka ishte një hedhje hi syve një populli të qorollepsur në fundosjen e pamerituar në oqeanin e një mafjeje që ka shtrirë tentakulat në çdo sektor jetik. Nuk guxon të flasësh për të drejtën se ke pasoja, nuk ke shansin të kërkosh të drejtën se do cilësohesh kazan, nuk ke asnjë mundësi të dalësh ballë për ballë me kryeministrin e vendit dhe t’i thuash në sy se po bën kështu dhe ashtu, se përgjigja do jetë si një e një handikapati ndaj çdo pyetje që i bën e sa e sa të tjera.

Në bisedë me një të ri 25 vjeçar me talent dhe me nivel të lartë intelektual, shkëmbyem eksperiencat tona edhe pse në moshë të ndryshme dhe, në kohën kur po i thoja se është mundësia e lirisë suaj, është koha e punëve për të cilën luftuan shqitparët për liri e demokraci, mu përgjigj me qetësinë e tij karakteristike se “në këtë vend ka liri të kushtëzuar”. Ishte keqardhëse, se si njeri i medias e kuptova meirë togfjalëshin “liri e kushtëzuar”. Edhe pse djaloshi i talentuar kishte ëndrra për jetën dhe mendimin e tij pwr lirinë, prap më tha se “nuk mund të hap gojën apo të kërkoj diçka se më heqin mamin nga puna, më pengojnë motrën në procesin e ecurisë së saj në rrugën e jetës, më lakojnë mua dhe më mbyllin derën për çdo gjë dhe babait do t’i thonë se çfarë kërkon ai djali yt dhe babai do të ulë kokën i turpëruar”.

U trishtova dhe heshta nga gjendja e paragjykuar ku ishte kapluar një të ri të pafajshëm në jetën e tij të sapo nisur në specialitetin e tij të talentuar. “Nuk mund të bëhen revolucione në këtë vend me metoda donkishoteske, se mbetesh i paragjykuar”, ishte fjala e fundit e këtij të riu që më dha dotrën me mirëkuptimin e një bisede intelektuale.

Ajo rilindja e para 8 viteve e trumpetuar me aq bujë nga “Enver Hoxha i veshur me bluxhins” që thoshte e thërriste për ndryshimine  sistemit, duke na e përplasur në fytyrë këtë kërkesë që të na zinte sytë, na u kthye në një “ajzberg që nën ujin e pjesës së padukshme të tij ka në lëvizje mafiozitetin e punëve në ndërtim e shëndetësi, në qeverisje dhe në drejtësi duke bërë që Titaniku i jetës së shqitparëve të pësojë çarje të mëdha të pariparushme lehtas dhe me pasoja mbytëse të shpresës që na u tha se sihte rilindje e sistemit.

Titaniku i jetës sonë u fundos, por ende nuk po e shikojnë pjesën e ajzbergut që lëviz për një shkatërrim të plotë. Ndoshta për këtë bota e qytetëruar që ne duam të shkojmë dhe që e nisëm ndryshim para 30 vjetësh me shrpehjen “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, sot po shohin me sytë e tyre se ai gjarpëri që u ngroh në dimër, u sul të hajë shrpesën e rinisë shqitpare që nuk mudn të pranojë të helmohet nga propoganda e të pavërtetave që na serviren si në diktaturë përmes ideologjisë së njëshit. Mungesa e implementimit të modeleve të sigurta në praktikimin e tyre dhe krijimi i modeleve sipas rilindjes alla Edi Rama ishte një turp dhe një zhgënjim që ka kapur infektimi nga virusi i mafies Ndrageta që nuk e meriton ky popull mafisozitetin e një qeverisjeje.

Është e vërtetë që Ajzbergët janë gjithnjë në lëvizje dhe ata kanë dejtimet e tyre, porse Titaniku i jetës sonë duhet të menaxhohet që të kushtëzohemi që të mos përplasjemi see dëmet që sjellin ajzbergët  të mos kushtëzojmë lirinë tonë demorkatike në një vend që ka 30 vjet që thërret “Liri Demokraci”. Ndoshta ka ardhur koha për një ajzberg të vërtetë që të shëmbë atë Titanikun e korrupsionit dhe mafies me gjithë poshtërsitë që po i bëhen këtij vendi nga një qeverisje që po na kushtëzon gjithçka në jetën tonë.