Hyqmet Zane: Grekët, mëkatarë të mëdhenj që nga Troja deri në Çamëri

282
Sigal

Për herë e më shumë marrim vesh akuzat serbe ndaj kosovarëve, a thua se genocidin në Kosovë e bënë shqiptarët dhe jo që vrasësit ishin ushtria politike dhe paramilitare e Beogradit, tamam ashtu si akuzat greke ndaj viktimave të Çamërisë që u vranë nga bandat e Zervës me mbështetje të Athinës zyrtare. Kjo tablo e turpshme që po luhet në skenën europiane, duket si një tragjikomedi  tipike që në Europë janë luajtur që më 1913 e deri më sot, si një turpo ndërkombëtar ndaj shqiptarëve.

Që nga antikitetit grek kuptojmë se  janë të papërsëritshme librat e lexuar që kanë në brendësi thelbin e mesazheve të zhvillimeve edhe në kohët moderne se, në fund të fundit, në atë kohë elementet e demokracisë u thurën nga filozofët më të shquar të shekullit të artë, siç ka qenë cilësuar shekulli V p.e.s në Greqi. Nga libri “Proza antike greke” kam shkëputur një fragment nga “Këshilla për Dominikun”, nga Isokrati. Mes rreshtave lexon këshillën se “Të mos shpresosh kurrë se, në bëfsh ndonjë punë të ligë, nuk do të merret vesh, se dhe në mos e mësofshin të tjerët, ti vetë do ta dish”. Ky postulat do të ishte i përshtatshëm për të etiketuar sjelljen e grekëve të sotëm, në kohët moderne, ku kanë vdekur prej shekujsh filozofët dhe  librat e tyre janë zvjerdhur. Grekët e sotëm janë zhytur në mëkate pa fund ndaj vetvetes dhe kombit të tyre, po aq sa edhe ndaj fqinjëve e veçanërisht ndaj shqiptarëve. Për këtë rast do të doja të citoja një shprehje që përsëriste shpesh xhaxhai im i nderuar, Nustret Zane,  “të shkruash mëkatet e grekëve do të duhej që detin ta bësh bojë dhe qiellin letër dhe nuk do të sosnin”

E them sepse ato situata që ndodhin herë pas here në Greqi, ndaj shqiptarëve vit pas viti në 30 vjet janë zgjatim i urrejtjes patologjike të një fqinji ndaj fqinjit tjetër me qëllimet ultranacionaliste. Po këto nuk janë vetëm të sotmet, por të një shekulli të tërë tensionet me shqiptarët, po aq sa edhe me fqinjët e tjerë turq e bullgarë, si dhe maqedonas. Nëse do të shtyheshim deri në thellësitë e shekujve, do të thoja se edhe Troja është dëshmitarja e mëkateve të grekëve, e pabesisë së tyre. Ky mëkat u shfaq dhe i ndoqi gjatë gjithë shekujve, i ndoqi nga pas hija e pabesisë ndaj kombeve të tjera. Është një mungesë sinqeriteti në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe, që një ditë shpërthen në fomat e saj të përcaktuara nga psikiatri i madh Frojdi.

Ashtu si serbët në Kosovë, edhe grekët kanë dëshiruar gjithnjë t’i dhunojnë, t’i poshtërojnë, t’i varrosin vlerat e shqiptarëve. Këtë kanë bërë për shekuj të tërë, që nga Troja deri te Çamëria. Me çamët treguan kulmin e sjelljes së djallit ndaj paqssisë çame. Janë male të tëra mëkatesh e gjynahesh bashkë që grekët kanë bërë si ndaj trojanëve e deri tek çamët ku i dogjën me zjarr e me hekur njerëzit e shtëpitë. Shpagimi, që ata marrin për mëkatet që kanë bërë, nuk rrjedhin nga ne, se ne nuk ia dëshirojmë të keqen askujt, por në kësi rastesh thuhet :  “ka një Zot, që merr hak, se borxh pa larë dhe hak pa marrë nuk ka”.

Ja çfarë ka shkruar i madhi Faik Konica tek “Ju rrëfej grekët”, ku mëkatari dhe Juda me enrin Thanas, çdo mëngjes në Janinë, kërkonte nga një shportë me sy shqiptarësh që duhej të vriteshin, se kështu e kënaqnin Thanasin e mizor. A nuk janë këto gjynahe që kërkojnë ndëshkim , por ndëshkim nuk ka pasur se paqësia shqiptare është e madhe.

Kush nuk e di se sa paqësisht janë sjellë çamët me grekët, edhe pse çamët ishin në vatrat e tyre, por sjellja barbare dhe genocidiste e grekëve që ishin yzmeqarë në shtëpitë e vendasve, ishte kriminale dhe mëkatare. Edhe kjo ka mbetur pa ndëshkim, 76 vjet, a për një shekull të tërë.

Kush nuk e di, jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri, se amerikanët e ngritën Greqinë dhe e bënë të pasur me bazat e NATO-s. Por mosmirënjohja greke u tregua  te vizita e Klintonit në vitin 1999. Treguesi i pabesisë karakteristike greke u shfaq këtë herë me djegie flamuri amerikan, me gjuajtje të makinës së Klintonit me vezë e me domate, me ndalimin e marinsave amerikanë në Selanik për të mos vajtur në çlirimin e Kosovës etj. Edhe tani kur në Greqi vajti Pompeu, sekretari i shtetit tëe SHBA.

Kush nuk e di se sa e përkëdhelur ka qenë Greqia nga Europa dhe se sa i ka marrë Europës kjo Greqi në emër të shqiptarëve me projekte abuzimesh dhe se si është përfundimi i financave të tyre, falimenti shtetëror dhe një trysni financiare që po e çon vendin gjithnjë e më shumë në greminë.

Dhe të gjitha këto e të tjera si këto janë pasoja për mëkatet që ata kanë mbi vete, të sotmet e të mbarturat, gjatë një shekulli apo 20 a 30 shekujsh që nga Troja e deri ndaj shqiptarëve e fqinjëve.

Duke iu referuar psikoanalistit të shquar Zigmund Frojd, shkruante se “Arti i mirëkuptimit të ndërsjelltë, më i rëndësishmi në marrëdhëniet njerëzore, gjithmonë e më i nevojshëm midis kombeve, i vetmi, me një fjalë, që mund të na ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie njerëzore më të zhvilluar, ky art, pra, nuk ka përfituar nga asnjë doktrinë moderne që ka të bëjë me sferën e mendjes aq sa nga doktrina frojdiane e personalitetit ; falë Frojdit u mor vesh për herë të parë, në një kuptim të ri e aktiv, rëndësia e individit, vlera e mirëfilltë dhe e pazëvëndësueshme e çdo shpirti njerëzor”. Pikërisht këtu kanë gabuar grekët dhe e kanë pësuar tashmë nga vetëligësia e sjelljeve të tyre si një ndëshkim i vetëgatuar nga ata, sa u sjell kënaqësi edhe vetë kënga “greko maskara” që e këndojnë me kënaqësi nëpër buzuqet e tyre.

Statistikat flasin për 72 të masakruarit e Prroit të Selanit në Çamëri më 1913. Më pas ndjekjet, persekutimet, burgimet, internimet, torturat, plaçkitejet dhe grabitjet nën pretekstin e  çarmatimit gjatë viteve 1914-1921, veprimtaria terroriste e komitaxhinjve, provokacioni i vitit 1921 i Gjen Bajras, të gjithë këto tregojnë realitetin e mjerimeve në të cilat u vu popullata çame në kohën e pushtimit grek. Po ashtu imponoi shpërnguljen e elementit musliman  të Çamërisë në këmbim me grekërit e Azisë së Vogël, duke i konsideruar shqiptarët e Çamërisë si turq. Ky akt i turpshëm i qeveritarëve të Athinës, hasi në rezistencën tonë dhe në ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve. Viktimat dhe humbjet sipas statistikave të deritanishme gjatë masakrave të 1944-1945 në kurriz të minoritetit shqiptar në Greqi, arritën numrin 2877 vetë të ndarë si vijon : Filat dhe rrethe 1286 ; Gumenica dhe rrethe 192 ; Paramithia dhe rrethet 673 ; Marglliçi e Parga 626. Janë këto fakte që ka konstatuar Komiteti Antifashist i emigrantëve çamë në Shqipëri  pas Luftës II Botërore më 1947 drejtuar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të UNO-së rreth trajtimit dhe masakrave në minoritetin çam në Greqi.

Për të gjitha këto dhe për atë qëndrim të konsoliduar të qeveritarëve të Athinës ndaj popullatës shqitpare që ishte minoritet në Greqi, për 76 vjet me rradhë, vetiu të lind pyetja : A duhet të kërkojnë të falur këta shovinistë dhe terroristë që ushtruan një gendocid antinjerëzor ? Kush do të vërë dorë mbi mëkatet e grekëve ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe në veçanti ndaj paqësisë çame ? Për këtë unë kam thënë se “Ka një Zot që merr hak”, se këto që po i ndodhin Greqisë në këto vitet dhe ditët e fundit janë mëkatet që ata duhet të lajnë se ato janë sa të reja, aq edhe të lashta që nga Troja e deri tek Çamëria.

Duke iu referuar përsëri një postulati nga këshillat e Isokratit për Domenikun, që janë perlat në fushën e këshillave, që thotë: “Të kesh frikë nga shpifjet edhe kur janë të rreme, se njerëzia nuk e dinë të vërtetën, por gjykon nga ato që thuhen poshtë e lart”. Kështu ka ndodhur me bëmat greke, ato janë fshehur dhe grekët kanë hedhur vetëm gënjeshtra në opinionin europian, që edhe europianët i kanë besuar, se grekët janë mjeshtër të mashtrimit dhe të fshehjes së të vërtetave me avokatët e tyre nëpër Europë e deri në SHBA me Nicholas Gage, që mashtron edhe  me librin e tij “Eleni” të botuar para shumë kohësh. Por edhe ky lobues i madh i grekëve nuk e shpëton dot Greqinë nga mëkatet që ka për të larë se dita e ndëshkimit gjithnjë vjen.

Dihet tashmë edhe qëndrimi i lobit grek edhe në SHBA ndaj shqiptarëve të atjeshëm, por edhe rrufetë që ka lëshuar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithnjë kundër interesave të një shteti, që fati i keq i ka dhënë një fqinj gjarpër,  ashtu siç na e përshkruajnë edhe vetë rilindasit tanë të shquar si Asdreni në poezitë e tij. Përballë këtij realiteti, çdo lëvizje misionare progreke apo çdo gabim që mund të bëjë ai apo ajo që kërkon të krijojë përçarje mes komunitetit çam për interesa të ngushta apo i shitur për disa mijëra euro siç edhe shkruajnë vetë gazeta greke “Eleftheri Ora” tek  janë pjesëtar në mëkatet dhe gjynahet tamam si grekët dhe kush s’do të ketë mundësi t’ia lajë se janë më të thella e të pafalshme mëkatet kur bëhen brenda llojit. Zoti detyrimisht do të marr hak në një formë a në një tjetër se vonon, por s’harron.