U spostua gjatë tërmetit të nëntorit, 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh, IKMT jep detajet

319
Sigal

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katësh në Durrës.

Ky pallat u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.

NOA

Sipas njoftimit nga IKMT, për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.

Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme.

Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.