Flet Tasim Mehmeti: E vulosëm me gjak emrin e Partisë Demokratike

69
Sigal

Ja si më plagosën në kokë, goditjet me shkop bejzbolli në protesa dhe përse duhet të kemi opozitë të bashkuar

Drejtësia ka filluar të funksionojë, kjo ishte një shenjë e mirë; qetësoi shpirtrat e demokratëve të ndershëm dhe shumicës me vlera demokratike të cilët mbështesin Z. Sali Berisha. Vendim totalisht i drejtë, që qetësoi dhe situatën politike në vend. Përsa i përket Bashës, ai tashmë duket se e ka mbyllur ciklin e tij. Opozita e bashkuar do i shërbejë qytetarëve.

Përgatiti Biora Vojka

Tasim Mehmeti është një ndër personat që njihet gjerësisht si mbrojtës i vlerave demokratike, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe me pjesëmarrjen në protesta, si një nga mjetet demokratike të liberalizuara në të gjithë botën. Mehmeti ka qenë në vijë të parë që kur u bë protesta e parë te PD më 8 janar para 2 vitesh, nga ku doli i plagosur dhe i gjakosur.

Tasim Mehmeti në një prononcim për Gazetën “Telegraf” komentoi vendimin e Apelit për t’u rikthyer vulën demokratëve pas 30 muajve dhe mesazhin për bashkimin e opozitës. Ai u shpreh se si përgjatë  protestave është helmuar me gaz lotësjellës, ku nuk ka munguar as dhuna që ka pësuar prej shkopit të bejzbollit, apo plagosja në këmbë dhe në kokë.

Ai tha se: Llogjika është e qartë, që shumica është te Sali Berisha dhe atje janë qëndrestarët e vërtetë të Partisë Demokratike. Ndihem shumë mirë, pasi ky vendim i shërbeu më shumë se të gjitha, demokracisë. Dha shenja që drejtësia ka filluar të funksionojë, kjo ishte një shenjë e mirë; qetësoi shpirtrat e demokratëve të ndershëm dhe shumicës me vlera demokratike dhe që u del zemra për demokracinë, që janë ato të cilët mbështesin Z. Sali Berisha. Vendim totalisht i drejtë, që qetësoi dhe situatën politike në vend. Shërbeu në shumë dimensione kjo drejtësia, që u vendos.  Përsa i përket Bashës, ai tashmë duket se e ka mbyllur ciklin e tij, u lidh me paratë, me interesa.

Drejtësia vonon, por vjen,  dhe ka ardhur në kohën dhe momentin e duhur. Edhe kjo zgjatje ishte një ekperiencë, që vendosi në provë shumë gjëra, edhe demokratët, edhe pjesëzën e Lulit, e shumë e shumë faktorë.  Unë i them demokratëve që mobilizohuni, sepse, edhe në Europë, e djathta konservatore është një sinjal. Edhe pse ka shumë punë për t’u bërë përtej marrjes së vulës. I drejtohem të gjithë opozitës t’i bashkohen Partisë Demokratike, pasi duke qenë të përçarë nuk i shërbejmë as demokracisë dhe as qytetarëve shqiptarë, që besojnë tek e djathta.

Pasi nëse këto skandale që kanë ndodhur në Partinë Socialiste, sikur 5% të kishin ndodhur në kohën e PD, do ishte bërë situata më keq se ’97. Këshuqë nëse quhet mangësi, atëherë është vetëm se demokratët duan të vijnë në pushtet me mjete demokratike.