Flet Ervehe Hasanaj: Drejtori i shkolës Bektash Hasanaj i trajtonte edhe nxënësit me cen në biografi, të barabartë

271
  • Flet ekonomistja Ervehe Hasanaj: Në Çorovodë ne ishim si një familje, respektonim miqësinë
  • -Babi im ka qenë partisan I Brigadës së 10 S, ku luftoi me heroizëm dhe mbeti i thjeshtë
  • – Në moshën 18 vjeç, fillova punë në librari, një punë tepër e bukur
  • -Në Çorovodë njerëzit e donin shumë librin, sa vinte furnizim mbaronin librat
  • -Si donin të më pusnin ga puna se i dhashë veprën e 19 të Enverit një  personi me cen në biografi
  • – Në librari u njoha me bashkëshortin tim Bektashin, intelektualin, mësuesin që la gjurmë në Çorovodë
  • – Bektash Hasanaj i trajtonte dhe nxënësit me cen në biografi të barabartë
  • -Disa herë në organizatën e partisë Bektashit i tërhiqnin vëmendjen për përkrahjen që u bënte të deklasuarve
Sigal

 Albert Z. ZHOLI

Ervehe Hasnaj rrjedh nga një familje, e nderuar dhe e respektuar nga qyteti i Çorrovodës, të rrethit Skrapar. Një familje patriote, atdhetare, me vlera të larta shoqërore! Babai i saj ishte Qani Idershaj, Rovica, dhe nëna  Drita Idershaj. Të dy njerëz të thjeshtë dhe të ditur dhe të lidhur me dijen. Babai i saj ka qenë partizan  dhe ishte patriot. Erveheja ka qenë që në fëmijëri e dashuruar me librin dhe dijen.

-Rridhni nga një familja patriote. Nga rrjedh familja juaj? Nga cili fshat dhe nga cili fis? Kush ishin prindërit e tu dhe ku punonin?

Babai im, ka lindur dhe është rritur, në fshatin e tij Rovicë! Babai im, ka punuar në institucione lokale si nënpunës, ka qenë kryetar lokaliteti në Cepan, si dhe mësues në shkollën fillore Nishicë, Skrapar! Ka qenë partizan i Brigadës së 10 sulmuese, si dhe veteran i luftës!! Nëna ime, Drita Idershaj, ka lindur dhe është rritur, në fshatin Përrenjas të Tomorricës, rrethi Skrapar! Vajza e Azis Jaupllarit. Vitet e saj të punës, kanë qenë kryesisht , punëtore në çerdhen e fëmijëve, ka punuare vite me radhë, në post- telegraf, në qytetin Çorrovodë, deri sa doli në pension! Jemi pesë femijë, nga këta prindër të mrekullueshëm, dhe gjithmonë të paharruar. Tre vajza dhe dy djem!! Vëllai i madh Resmiu, unë, Pëllumbi, Ferduzja dhe motra e vogël Ermira.

-Si ishte ekonomia e familjes suaj në atë sistem?

Familja ime, si të gjitha familjet e asaj kohe, nuk ishin, në nivel të kënaqshëm ekonomikisht…….por, tek familja jonë, ndjehej edhe pak më shumë varfëria, për faktin, se punonte vetëm Nëna, mbasi babai im, ishte tepër i sëmurë, invalid, me një pension minimal!! Babai im, kur ishte partizan i Brigadës së 10 Sulmuese, ku aty, mori edhe një bronkoplomoni, dhe ishte goditja e parë, për përkeqëesimin e shëndetit te tij…. mbasi në atë kohë, nuk kishte mjekime të duhura, sikurse sot! Kjo gjendje vazhdoi vite e vite, ku gjendja e tij, arriti përkeqësimin maksimal, dhe në 13 janar 1968, ndërroi jetë! Fëmijëria jonë, nuk ishte aq e lehtë, qoftë ekonomikisht, por, dhe më e rëndësishmja, ajo shpirtërisht. Mungonte figura e babait, figura më e bukur, e fjalës, komunikimit, këshillimit, mbështetjes. Mungonte trau më i fuqishem i shtëpisë, si për Nënën time, por, dhe për ne fëmijët. Kjo figurë e babait, u plotësua nga nëna super heroinë.  Kjo Nënë, u bë dyfish baba, për fëmijët e saj, mundohej me çdo kusht, t’na siguronte gjërat e nevojshme, që mos ndjeheshim inferior, karshi fëmijëve të tjerë. Eshtë tepër e dhimbshme, të kujtoj, vuajtjet dhe sakrificat e saj. Nga motrat, isha më e madhja dhe si çdo vajzë, që bën gjithçka për prindërit e vet, unë nuk isha aspak indiferente. Nënën time, e kam ndihmuar dhe ndjekur, hap mbas hapi, që nga fëmijëria ime, dhe deri sa mbylli sytë. Jam tepër krenare për prindërit e mi por, super krenare, që dhe pata një nënë triumfatore, që luftoi gjithmonë me vuajtjet dhe sakrificat, deri sa u rritëm ne!. Babai im, kishte reputacion në miqësi, shoqëri dhe në institucionet ku kish punuar dhe emri i tij ishte i dëgjuar. Më kujtohet gjithmonë, figura e Hetem Kapinovës ( shok me babain tim) ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv, dhe më pas, në Kuvendin Popullor! E kujtoj me mall dhe respekt këtë figurë, sepse, edhe mbas ikjes së babait tonë, na rrinte në krah për çdo hall dhe nevojë, sikur të ishim fëmijët e tij. Por, jo vetëm kaq! Qyteti jonë, ka qenë si një shtëpi, i ndodheshim njeri tjetrit në çdo gëzim apo hidhërim! Kishte vërtet varfëri, por, një pasuri e madhe shpirtërore! Kam shumë nostalgji.

-Që në moshën 18-vjeçare ju ishit punonjëse në librari. Si u futët në këtë vend  të shenjtë të librit? Kush ju futi në punë dhe pse? A keni dhënë libra personave më cen në biografi? Si kanë reaguar drejtuesit e partisë? Po ti si je ndjerë kur ju kanë kritikuar?

 

Mbarova shkollën e mesme, dhe doja me çdo kusht, Nënës time, t’i bëhesha krah i fortë për ta ndihmuar! Në moshën 18 vjeç, fillova punë në librari, një punë tepër e bukur, por dhe me përgjegjësi, sepse kisha një barrë të madhe, ishte një rreth i tërë për t’u furnizuar! Por, jo! Isha e zonja dhe tepër korrekte, edhe në këtë moshë fare të re,  i dola punës për zot!! Lexoja libra, por, dhe shumë kohë nuk kisha, mbasi, ngarkesa e punës, ishte tepër e madhe! Lexoja kur kisha kohë, librat e Ismail Kadaresë! Me kujtohet kur mora rrogën e parë, dhe ja dorëzova mamasë, duke e përqafuar! I thashë; Mama; Ti nuk je vetëm! Jemi gjithmonë bashkë! Kam parë lot në sytë e saj, që këta lot, më shoqërojnë sot mua! Dhe kjo ndihmesë në ketë punë të bukur, erdhi dhe si rezultat i atyre njerëzve që ishin të predispozuar të të ndihmonin. Kishte komunistë, me shpirt dhe formim, por, kishte dhe komunistë nazistë! Dhe, ky person, që unë e quaj të tillë, ishte sekretar në komitetin e partisë, që merrej me kuadrin! Dhe me lindi një problem i tillë: Shpesh në librari, vinin vërtet persona, që ishin të etur për dije, dhe një ndër këta, ishte një mësues matematike, intelektual i zoti nga Vendresha. Ai, nuk linte asnjë libër të ri, pa blerë… dhe unë, patjetër, ja rezervoja këto libra, këtij mësuesi , mbasi, pasioni i tij për dije, ishte i pakufishëm! Ky person, ishte një intelektual i zoti… një person me vlera të larta ndjeshmërije, sinqeriteti dhe humanizmi!( sa vlerë do kishte bota, po të ishin të gjithë si Ai!! Del vepra e 19 e Enver Hoxhës, vepër, e cila jepej me autorizim…. Por, unË këtij mësuesi të talentuar, përsëri ja rezervova këtë libër, dhe ja dhashë. Por, çfarë ndodhi mbas 24 orësh? U thirra nga një sekretar partie, që merrej me kuadrin ( ndërkohë isha në njohje e sipër me Bektashin,), i cili më kërcënoi dhe duke më thënë:- Unë, do urdhëroj të venë hekurat, mbasi, Ti, ke furnizuar një reaksionar me idetë e Enver Hoxhës! Ju përgjigja me një ton më të ashpër: Kushdo mund të jetë reaksionar, por, ti je më keq! Dhe dije i thashë; Unë jam vajza e Qani Rovicës, dhe më ka bërë më trime se vehten e tij. Ja dhashë veprën që dhe ai të mësojë të vërtetën. E kam përpara syve, atë fytyrë të shëmtuar dhe djallëzore!

-Jeta juaj ka qenë e vrullshme. Si dhe kur u njohët me bashkëshortin tuaj intelektualin Bektash Hasanaj? Si u lidhët me njeri tjetrin dhe cila ka qenë biseda juaj e parë?

Njohja me Bektashin, u bë pikërisht në atë vit, kur unë, fillova punë në librari, viti 1975! Unë me Bektashin, njiheshim, edhe më parë, sepse jetonim në një qytet, mbasi Bektashi banonte tek daja i vet, Demir Nuellari! Por, me mirë, jemi njohur, kur unë fillova punë në librari! Bektashi në atë kohë, ishte drejtor shkolle në Kalanjas, dhe në zonën për rreth!! Vinte në librari, si gjithë të tjerët, blinte ndonjë libër dhe ikte….. por, ardhjet e tij, gradualisht po shtoheshin, po bëheshin më të shpeshta!! Diskutonte shpesh, për nxënësit,ishte gjithmonë i interesuare, që librat e tyre mos të mungonin, mbasi kishte dhe libra të shkollës botoheshin me vonesë, por, edhe në këtë kohë, dëgjova nga goja e tij, që kishte, edhe mësues të pa përgjegjshëm, i keqtrajtonin nxënësit, deri aty, sa një mësuese gjuhë- letërsi, që kryente dhe detyrën e zv, drejtoreshës, i radhiste fëmijët, dhe i qëllonte me shkop! Në këtë pikë e shikoja tepër të shqetësuar, sepse kjo mësuese, ishte kushërirë e parë, e Atij sekretari partie, që unë e cilësova Hitler!! Unë rrija më e rezervuar, për t’i treguar, se si më ndodhi me këtë sekretar partie! Ditët kalonin, muajt kalonin, dhe bisedat ishin më të shpeshta! Vinte çdo ditë në librari! Por, ndonjëherë harronte, dhe blinte përsëri të njëjtin libër, që e kish marrë më parë ( sa shumë dua ta kujtoj këtë emër dhe këtë shpirt, kaq të dashur për mua) Dhe unë i thosha, se këtë libër e bleve dje… Ah! Po!… ke të drejtë! E kam blerë!! Por, më tha: -Kur vij këtu, vij për libër, apo, për të shikuar dhe përshëndetur dikë, që po më le pa gjumë vërtet! Edhe, sepse e tha hapur atë që ndjente, unë bëra injoranten!! Po pse nuk merr ca kokrra në farmaci për gjumë, dhe fle rehat? (qesh) Kalonin ditët, muajt… dhe kur, kishte ditë që nuk vinte, e ndjeja unë mungesën e tij! Isha dhe unë tani, që nuk po më zinte gjumi! Erdhi momenti, kur, çfarë ndjente zemra, foli dhe goja!! U fejuam po në këtë vit të 1975, dhe në korrik të 1976, bëmë martesën!! Një dasëm e bukur, madhështore, si nga ana e familjes së Bektashit, por dhe të familjes time!! Nuk e harroj kurrë atë dasëm aq te bukur!!

-Çfarë të veçantë kishte Bektashi dhe ku punonte ai në kohën kur u njohët?

Por, çfarë pashë tek Bektashi, që lidha kurorën? Bektashi ishte burrëror, i fjalës së dhënë! Bektashi ishte serioz, dhe i përkushtuar në profesionin e tij!! Bektashi, ishte një intelektual tepër i pregatitur!! Bektashi, nuk falte asnjëherë padrejtësitë që bëheshin për këdo, por, i kundërshtonte dhe i argumentonte!! Bektashi, kishte një shpirt të madh dhe zemër të bardhë!! Ai, të kritikonte drejpërdrejt, por, nuk të flakte, të jepte dorën të ngriheshe!! Bektashi, nuk e njinte korrupsionin, e luftonte në çdo formë!! Bektashi, për të gjitha meritat e tij, u zgjodh me votat e popullit, të zonës së Cepanit, edhe antar i këshillit të rrethit Skrapar! Bektashi, për aftësitë e tij profesionale, u dekorua nga kuvendi popullor, me çmimin e lartë të klasit parë” Naim Frashëri” si mësues i merituar. Edhe në këshillin e rrethit, e ngrinte zërin fort, për fenomene të ndryshme, dhe padrejtësive. Gjithmonë, vlerësonte individin në punë, dhe jo biografinë politike!! Por, gjithmonë haste dhe në rezistencë, me pushtetarë të lidhur zinxhir, si Ai që përmenda meëlart” hitler” me kryetarin e komitetit ekzekutiv Sotir Vaso! Gjarpëri e mbante helmin gati, dhe erdhi dhe momenti, kur, Bektashin, e trasferuan në Malind, me motivacion!! Je drejtor i zoti, dhe duhet të rregullojmë shkollën e Malindit! Vërtet u dëshpëruam, por, nuk ishte fundi i botës. Dhe në këtë post, ku ishte Bektashi, u zëvendësua nga kushërira e Sekretarit të partisë Çorrovodë. Ky njihej si i tillë, për prapaskena dhe dallavere, së bashku me Sotir Vason, edhe për të tjerë kuadro të zot, në Çorrovodë.

-vijon nesër-