Agallarët e Kuvendit në kurriz të votuesve

175
Sigal

Shqiptarëve u mungon buka e ilaçet, kanë pensionet më të ulëta, çmimin e naftës më të shtrenjtë në botë, por kemi deputetët më të privilegjuar me rroga, dieta dhe shpërblime të majme. Bordi i qeverisë tallet me durimin e qytetarëve, duke favorizuar oligarkët dhe agallarët e Kuvendit, që hiqen sikur iu “dogj barku” për popullin. Lukset e deputetëve dhe ministrave , të cilët lëvizin komod në mjete të shtrenjta i kushtojnë 550 milionë lekë naftë taksapaguesve, ja kush kryeson listën

 

Naftën 261 lekë për litër e vuajnë në kurriz qytetarët, pasi deputetët e ministrat lëvizin ditë e natë me makina dhe në fund janë po votuesit ata që paguajnë për karburantin që ata shpenzojnë. Çdo vit, dalin nga arka e shtetit 550 milionë lekë të vjetra për deputetë, që hiqen sikur ju “dogj barku” për popullin.

Lista e përfituesve për muajin prill

 

Antoneta    Dhima
Blerina  Gjylameti
Bujar  Çela
Ilirjan  Pendavinji
Klodiana  Spahiu
Luan  Duzha
Paulin  Sterkaj
Taulant  Balla
Xhemal  Qefalia
Arben  Pëllumbi
Fadil  Nasufi
Ilir  Ndraxhi
Ismet  Beqiraj
Jurgis  Ḉyrbja
Klotilda  Bushka
Rrahman  Rraja
Tatiana  Piro Nurçe
Vullnet  Sinaj
Mimi  Kodheli
Emonela  Felaj
Fatmir  Xhafa
Lindita  Nikolla
Damian  Gjiknuri
Aurora  Mara
Elda  Hoti
Florenc  Spaho
Dashamir  Shehi
Dasantila  Tahiraj
Dashnor  Sula
Bujar   Leskaj
Bardhyl   Kollçaku
Benet   Beci
Belind   Këllici
Kreshnik  Çollaku
Lindita  Buxheli
Luan  Baci
Alfred  Rushaj
Albana   Vokshi
Alban  Xhelili
Ilir  Topi
Zheni  Gjergji
Luljeta  Bozo
Agron  Duka
Agron  Çela
Isuf  Çelaj
Lindita  Metaliaj
Andia  Ulliri
Vangjel  Dule
Nustret  Avdulla
Zef  Hila
Shpëtim  Idrizi
Bledjon  Nallbati
Flutura  Açka
Helidon  Bushati
Lefter  Gështenja
Mes  Doda
Ilda  Dhori
Gazment  Bardhi
Besion  Ajazi
Flamur  Hoxha
Etjen  Xhafaj
Ervin  Saliani
Eduard  Ndreca
Enslemvera  Zake
Dhurata  Tyli
Luçiano  Boçi
Laert  Duraj
Ina  Zhupa
Jorida  Tabaku
Kastriot  Pirolli
Ilir  Metaj
Flamur  Noka
Teuta  Ramaj
Toni  Gogu
Xhelal  Mziu
Merita  Bakiu
Lulzim  Basha
Seladin  Jakupllari
Sorina  Koti
Shpresa  Marnoj
Orlando  Rakipi
Ramadan  Likaj
Gerta  Duraku
Arbi  Agalliu
Baftjar  Zeqaj
Orjola  Pampuri
Enkelejd  Alibeaj
Grida  Duma
Agron  Shehaj
Nasip  Naço
Edi  Paloka
Edmond  Spaho
Tritan  Shehu
Petrit  Vasili
Erisa  Xhixho
Gledis  Çeliku
Meri  Markiçi
Gertjan  Deda
Kasëm  Mahmutaj
Tomor  Alizoti
Saimir  Korreshi
Eralda  Bano
Greta  Bardeli
Ferdinant  Xhaferaj
Fation  Veizaj
Emilja  Koliqi
Agron  Gjekmarkaj
Niko  Kuri
Petro  Koci
Anduel  Tahiraj
Lavdrim  Krrashi
Pranvera  Resulaj
Klevis  Xhoxhi
Saimir  Hasalla
Hatixhe  Konomi
Fatmir  Mediu
Oerd  Bylykbashi
Mirela  Pitushi
Denis  Deliu
Blendi  Klosi
Eduart  Shalsi
Etilda  Gjonaj
Anila  Denaj
Erion  Brace
Pandeli  Majko

 

Janë  siguruar të dhënat e Kuvendit mbi dietat dhe rimbursimet në vitin 2021 dhe gjatë vitit aktual. Rezulton se nga buxheti i shtetit, çdo muaj shkojnë rreth 4.44 milionë lekë të reja për rimbursimin e karburantit të deputetëve.

Eksperimentet që bën Bordi i Transparencës e kanë renditur Shqipërinë mes 10 vendeve me çmimin më të lartë të karburanteve. Ajo që vihet re është se ka një heshtje totale nga ana e qeverisë dhe po ashtu shumica e deputetëve nuk guxojnë të flasin. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Ata që e pësojnë në këtë mes janë qytetarët e thjeshtë. Çdokush që ka një makinë do të duhet të shkojë vetë te pika e karburantit dhe e pëson mbi kurriz këtë rritje.

Por shumica e deputetëve, sidomos ministrat, nuk e dinë çfarë do të thotë të jesh në dilemë se sa lekë do i hedhësh naftë makinës. Kjo pasi ministrave ja u furnizojnë strukturat e shtetit me taksat e qytetarëve dhe nuk pyesin kurrë nëse ka makina naftë apo sa e ka koston.

Po ashtu e njëjta gjë vlen dhe për deputetët, të cilëve ju rimbursohet karburanti me të cilin lëvizin. Ligji për Statusin e Deputetit ja u jep këtë benefit dhe nga 124 deputetë (hiq ministrat dhe kryetaren me nënkryetarët e Kuvendit), të gjitha kanë marrë rreth 40 mijë lekë të reja çdo muaj për të rimbursuar naftën që kanë harxhuar për të lëvizur. Edhe ata deputetë që hiqen sikur ju “dogj barku” për qytetarët kanë marrë kokërr më kokërr të gjitha paratë.

Sipas pamfletit të dhënat e Kuvendit mbi dietat dhe rimbursimet në vitin 2021 dhe gjatë vitit actual: rezulton se nga buxheti i shtetit, çdo muaj shkojnë rreth 4.44 milionë lekë të reja për rimbursimin e karburantit të deputetëve. Pra janë afro 45 milionë lekë të vjetra, që dalin nga taksat e qytetarëve dhe përdoren për të paguar naftën e deputetëve.

Pothuajse në çdo muaj është e njëjta shifër në bazë të dokumenteve të Kuvendit. Nëse bëjmë një llogaritje vjetore, janë rreth 55 milionë lekë të reja që paguhen në vit për karburantin e deputetëve. Pra, çdo vit, dalin nga arka e shtetit 550 milionë lekë të vjetra që deputetët të mos paguajnë karburant nga xhepi i tyre.

Ajo që vihet re është se asnjë prej deputetëve nuk e ka refuzuar këtë benefit që ju jep ligji. Edhe ish-kryeministri ka përfituar çdo muaj rimbursim karburanti. Po ashtu edhe Taulant Balla apo Lulzim Basha.

Pra naftën 261 lekë për litër janë qytetarët ata që e vuajnë në kurriz, pasi deputetët e ministrat lëvizin ditë e natë me makina dhe në fund janë po votuesit ata që paguajnë për karburantin që ata shpenzojnë.