Fernando Savater: Demokracia, qeveria dhe ndikimi i injorantëve

514
Sigal

Të gjitha demokracitë  bashkohore  jetojnë në frikën e përhershme të ndikimit të injorantëve

Të jesh tolerant është të jetosh me atë që nuk të pëlqen

Askush nuk mund të arrijë të qeverisë në qoftëse nuk  është qeverisur më parë

Fernando Savater
Shkrimtar dhe filozof spanjoll

Eshte e padiskutueshme që bota sot është ç’orientuar nga padrejtësia dhe dhuna, na takon ne njerëzve që të gjejmë ilaçin.  Ky  është një tur i keq i fatit siç e shprehej  pikërisht  Hamleti. Çështja  shtrohet :çfarë mund të bëjmë ? Unë  nuk ndaj  thjeshtësinë brutale të atyre që besojnë se mjafton të bombardosh fanatikët (gjithashtu të pafajshmit që i rrethojnë ato) për të përfunduar me terroret që na kërcënojnë.  Eshtë e qartë që diçka e thellë dhe radikale duhet të jetë tentuar që prurjet  më të bukura të civilizimit të mos jenë  premtime të thjeshta  ose pasuri eskluzive  e disa elitave. Ne mund të jemi të një mendimi me pështjellimin  e Hamletit dhe mund të pyesim:nga ku mund të fillojmë  këtë revolucion të vështirë , por të nevojshëm? Une do të propozoja që të fillonim nga edukimi.  Unë kam parasysh jo vetëm edukimin e gjërë si instruksion bazë ose thjesht  përgatitje  për detyrat profesionale  të çdo lloji,por gjithashtu po aq thelbësor mund të jetë  fitimi i njohurive dhe i dijenive. Unë i referohem  asaj që do ta quaja  mungesë e një termi më të saktë, edukimi qytetar : përgatitja që na lejon të jetojmë politikisht  me të tjerët në qytetin demokratik, duke marrë pjesë në adminisrimin parësor të çështjeve  publike duke dalluar atë që është e drejtë  nga ajo që është e padrejtë. Ky konceptim i edukimit është i lidhur ngushtë me filozofinë si nga mendimi  mbi praktikën sociale dhe vlerat që e orientojnë  atë ,ashtu dhe nga përgatitja e saj për komunikimin e bazuar mbi argumentat. Në një nga librat e fundit të John Kenneth Galbraith kam mundur të lexoj këtë “Të gjitha demokracitë  bashkohore  jetojnë në frikën e përhershme të ndikimit të injorantëve

Edukimi qytetar lidhet me këtë frikë dhe me mjetet e parandalimit  të saj.

Injoranca  për të cilën  flet Galbraith nuk është në thelb  mungesa e njohurive  shkencore ose e të dhënave  të sigurta  mbi lëndët  konkrete por diçka më radikale dhe sidomos e lidhur  më drejtpërsëdrejti  me funksionimin  e vetë sistemit demokratik : Por është pa aftësia për të shprehur  kërkesat sociale inteligjente për komunitetin ose për të kuptuar ato që janë  formuluar nga të tjerë, pengesat  për shtimin e kalibrimin  e argumentave(me gojë ose me shkrim) të tjerëve, mungesa.  Problemi i vërtetë  i demokracisë  nuk është përballja e zakonshme midis një shumice  të heshtur  dhe një pakice  fjalëshumë,  por mbizotërimi i përgjithshëm  i kësaj batice  të injorancës. Për të kontribuar në zgjidhjen e saj, a përfaqson edukimi qytetar mjetin më të mirë?  Ammy Guttman teoricien i njohur i edukatës demokratike përmend  pohimin e Aristotelit  të shprehur në traktatin e tij politik “Askush nuk mund të arrijë të qeverisë në qoftëse nuk  është qeverisur më parë” Kjo do të thotë të mësosh tu bindesh ligjeve dhe autoriteteve  legjitime ,të marrësh përsipër  vlerat e të njëjtit  mendim ,të marrësh  mësime praktike  të drejtësisë  etj, kushte aq të domosdoshme, që  një ditë  të udheheqësh  në mënyrë të përgjegjshme.  Të përgatitesh për aprovim  don të thotë  të formosh  karaktere të  ndjeshme  bindjeje , e thënë ndryshe  të afta  për të bindur  dhe të dispozuar për të qenë të bindur.Të dy aspektet  janë thelbësore për të shrrënjosur  dhunën civile  që është  gjithmonë  fakti i atyre që janë të pa aftë të artikulojnë  në mënyrë bindëse  kërkesa sociale  ose të kuptojnë  forcën e argumentave  të kërkesave që atyre  i janë propozuar ose kundërvënë.  Edukimi qytetar  duhet të synojë në kalitjen e qytetarëve të ndjeshëm  për të ndjerë  dhe për të çmuar forcën e arsyes dhe jo arsyet e forcës (….) Në shoqëritë  e sotme pluraliste, çështja e edukimit qytetar është e lidhur drejtpërsëdrejti  me atë të tolerancës. Nuk ka edukim qytetar që nuk zhvillon  tolerancën demokratike. Por kjo  nuk do të thotë që ajo toleron çdo ide ose çdo sjellje, pa bërë ndryshimin  midis tolerancës dhe mos interesimit vetëvrasës. Ky aspekt ,burim sot i ekuivokeve të rrezikshme meriton vëmendje .Çdo edukim  është refleksion  mbi kulturën  efektivisht e ndarë  për të  kërkuar atë që në  të duhet të jetë  promovuar dhe përjetsuar. Objektivi  i edukimit  është riprodhimi  social i ndërgjegjshëm  aspak tentativa  për të fotokopjuar  rendin  e vendosur  deri në të metat  e saj të këqija , por një zgjedhje  kritike e aspekteve  të saj shkencore  dhe të vlerave  të saj  më premtuese . Përsa na përket neve ,nuk është fjala  për të përcaktuar më të mirën e çfarëdo kulture ,as dhe të rrëmojmë  pa dallim  në kultura  të ndryshme, por të vendoset më e mira e kulturës  demokratike.  Të gjitha  kulturat nuk janë demokratike, gjithashtu ato nuk meritojnë të gjitha të njëjtin  vend  dhe të njëjtën mirënjohje  në edukatën qytetare.(…) Të edukosh, është  të preferosh dhe jo të respektosh të gjitha traditat  ashtu në se arsyeja  nuk do të mund  të bënte ndryshimin midis tyre. Disa aspekte të jetës  mund të jenë kapur  sipsa perspektivave të ndryshme kulturore  dhe ky pluralizëm  është një pasurim. Por për atë  që është garanci  dhe obligim  të qytetarëve, referenca  e përbashkët  është  sigurisht e detyruar  nga kuadri  konstitucional  demokratik  i bazuar në Deklaratën  e të Drejtave të njeriut. Kjo  këtu nuk do të ishte shkatarruar ose  relativizuar  me motivin që ajo kontraston me disa zakone  të grupeve të veçanta  në brëndësi  të një shoqërie . Mbi të gjithave, demokracia moderne  ka qenë një revolucion  kundra parardhësve absolut të shumtë dhe të fuqishëm ,dhe çdo revolucion  veçon aspekte të kaluarës për të themeluar orientimin e të ardhëmes. Ndërmejt  përqasjeve gabimisht toleruese  që shthurin edukatën qytetare  dhe kërcënojnë  madje thelbin e demokracisë, ka një prej tyre që konsiston  në atë  që thuhet:”Në demokraci të gjitha opinionet  janë të respektueshme “.

Kjo nuk është e vërtetë.

Kjo është pikërisht  sepse në shoqëritë  demokratike  të gjithë mund të shprehen ,të debatojnë  dhe të votojnë –të gjithë  që të gëzojnë  garanci  mbrojtëse –që të të gjitha opinionet  nuk duhet  te jenë gjithashtu “të respektuara”,nëqoftëse  nënkuptojmë  me këtë që duhet  ti pranojmë  ato pa kritika  as protesta.:Në demokraci  të gjithë personat  janë  të respektueshëm ,por jo të gjitha opinionet ,larg saj!    Në ditët e sotme nuk është e rrallë  të vrehet fenomeni  i kundërt :respektohen më pak personat se sa idetë ose më mirë cënohen të drejtat themelore  të personave  me një përgjërim prej adhuruesi të ideve.  Toleranca  kërkon vendosjen në një shoqëri demokratike  e një kuadri  të përbashkët të kulturës demokratike që duhet  te respektohet dhe të qëndrojë  më lart gjithshkaje tjetër :kështu qytetaret  që jetojnë në këtë kuadër  duhet të heqin dorë  në ushtrimin  e intoleraces  të bazuar në interesat private për të gëzuar  në barazinë e të tjerëve  tolerancën publike(…) Në një shtet demokratik ekziston e drejta në ndryshim ,por jo ndryshimi  i të drejtave. Një vizion i tillë i tolerancës  kërkon të mësosh që  të relativizojsh   antarësimin  në disa kulte  dhe besime:ne mund ti praktikojmë dhe ti përhapim ato.  Me kusht që ato të mos shkelin ligjet ose të drejtat e njeriut, por ne duhet gjithashtu të jemi në gjëndje ti suportojmë atë që të tjerët i hedhin poshtë ato, madje  i venë në lojë.

Të jesh tolerant ,është të jetosh me atë që nuk të pëlqen…..dhe me ato të cilët nuk ju pëlqejnë.

Fanatizmi nuk është kurrsesi  një formë mbyllje në bindjet  por e kundërta, shprehje  e panikut  para infektimit  të mundëshëm  me diçka që është e ndryshme. Fanatiku është një  individ i cili nuk  mund të jetojë me ato individë që mendojnë  ndryshe,nga frika  se zbulohet  që  ai nuk  është  aq i sigurt  që ai ka  pamjen e atij që pretendon  të besojë .Eshtë  për këtë  që Nitçe ka treguar se  fanatizmi  është forca e vetme  e vullnetit për të cilën janë të aftë  të dobtit. Të arrish të jetosh sëbashku në këtë mënyrë  do të ishte  një rezultat i lumtur  i edukimit qytetar që nuk ka asnjë lidhje me relativizmin  dhe postulatin e tij gabimisht tolerant (“të gjitha kulturat  janë gjithashtu të çmueshme”).   Në se është e vërtetë  që nuk ka kultura  superiore me të tjera  në këtë sens  që ato nuk do të kishin asgjë  për ti mësuar të tjerëve ,nuk është e vërtetë,në të kundërt  që të gjitha të jenë të pajtueshme me demokracinë,ose që arsyeja  nuk mund të zgjedhë  midis tipareve politike dhe sociale  më të dëshirueshme. Eshtë pikërisht kjo veti për të zgjedhur , preferuar,shtyrë ,që edukimi qytetar duhet të synojë të zhvillojë  tek qytetarët e ardhëshëm.

Shqipëroi Sali Metani