Grabitja në Korçë, policia identifikon dhe kap autorin. Ja momenti kur kërcënon punonjësen

369
Sigal

Policia identifikon, lokalizon dhe arreston brenda pak minutash autorin e vjedhjes në një zyrë për dhënie kredie në Korçë, nën kërcënimin e thíkës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili duke kërcënuar personelin e zyrës me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Dhimitraq Demiras, 25 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte me shpejtësi në një rrugicë, në lagjen nr. 4 Korçë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, gjetën dhe sekuestruan shumën e lekëve të vjedhura, 92.800 lekë të reja, si dhe gjatë kontrollit të vendit përreth gjetën edhe thíkën me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë paratë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhūnë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armēve të ftohta”.