“100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Britani”, Meta takohet me ish deputetin: E falenderova për ndihmesat ndaj komunitetit shqiptar

107
Sigal

Presidenti, Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në presidencë, ish deputetin britanik John Timothy Grogan.

Nëpërmjet postimit në facebook, Meta shkruan se takimi ishte zhvilluar në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve të vendosura mes Shqipërisë dhe Britanisë.

“I lumtur të prisja sot një mik të shkëlqyer të vendit tonë, ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan, i cili viziton Tiranën në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

E falenderova për përkrahjen e madhe që i jep komunitetit tonë atje, si dhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë në vijimësi ndaj Shqipërisë nga Britania e Madhe”, ka shkruar Meta.