Në kohën e kumandarit zbuloheshin grupe “armiqësore puçiste”, kurse tani dalin me shumicë “grupe miqësore e farefisnore korrupsioniste
Dikur sa shpallej njëra reformë, shpallej një grup “armiqësor”
- – Në kohën e kumandarit zbuloheshin grupe “armiqësore puçiste”, kurse nashti dalin me shumicë “grupe miqësore e farefisnore korrupsioniste”-
- – Dikur rrinim e prisnim në zbor se mos vinin armiqtë e meqë “ata” vonoheshin, ne vërviteshim nga rrushi e nga fiqtë.
- – Reformë i thoni ju asaj të shëndetësisë? Është falas pa faturë (po me lekë në dorë)…
- -Plasi sterilizimi, se thikat u reklamuan si ato të restorantit, shko me vrap e bëj “çekap“ e pastaj “ngrohu në diell”.
- -Po deshe analiza speciale, “kalo nga laboratori privat X, se ai ta nxjerr rezultatin fiks”…
- – Reforma më e madhe është ajo për turizmin ku “u zhdukën” qeset plastike falas nga përdorimi, po u shtuan ato me lekë.
– Nga defteri Çeços –
Fejton: Thoma Goga
Edhe sot i hodha një sy defterit të Çeços. Dhe rastësisht u hap në kapitullin “Reforma, reforma…” Atje në stanin e tij tund dybekun, po edhe kalemin kot nuk e tund. Duroni e lexoni deri në fund.

”Në kohën e kumandarit të madh, “reformat” ndiqnin njëra-tjetrën. Dhe sa mbaronte njëra reformë, shpallej një grup “armiqësor”. Më e fortë ishte ajo e ushtrisë. Edhe kalit “çil” që u kishte shërbyer “puçistëve”, i futën një koqe plumbi. E ngritën në “mobilizim” gjithë popullin ushtar. Rrinim e prisnim në zbor se mos vinin armiqtë. E meqë “ata” vonoheshin, ne vërviteshim nga rrushi e nga fiqtë. Pastaj erdhi “grupi i naftës”. O do dilte naftë ku thoshte AI, o do shkonin në të sëmës ATA. E mo, edhe Shpiragun AI e “zbuloi”. E dinin të gjithë, po asnjë nuk foli. Ato ishin “reforma”. Kurse këto të “sotmet” janë hane sa larg. Ja gjykoni vetë. Reformë i thoni ju asaj të shëndetësisë? Është falas pa faturë (po me lekë në dorë)…Plasi sterilizimi, se thikat u reklamuan si ato të restorantit. Shko me vrap e bëj “çekap“ e pastaj “ngrohu në diell”. Po deshe analiza speciale, “kalo nga laboratori privat X, se ai ta nxjerr rezultatin fiks”…
Ata të Ministrisë së Jashtme, punët i kanë në terezi. Rrogën marrin brenda. Hapin edhe ndonjë biznes, kurse jetën e bëjnë jashtë. Tek Ministria e Brendshme punët venë sahat, se policat e bëjnë normën duke korrur hashash. Ndaj janë shtuar hajdutët, aksidentet. Megjithatë “çunat” dëgjojnë llafin e popullit që thotë “Shteti e kap lepurin me qerre, avash-avash”…
Reforma në fushën e mirëqënies? Arritje e madhe, kupton apo jo! U rritën rrogat për presidentin, deputetët dhe qeveritarët. Sapo u bë kjo “reformë”, i rritën çmimet tregtarët. Kështu populli e “ha” dy herë; një herë nga “pashallarët, një herë nga matrapazët. Një herë nga lartë e një herë nga poshtë. Thonë pastaj si shtohet varfëria? Kështu vate kjo punë, KÇK – kap ç’të kapësh-. Kapën copat e mëdha për vete, kurse për popullin…Mbase mbetet ndonjë kockë-lëmoshë si ajo për pensionet…
Për mbrojtjen, s’kemi ç’të themi. Të na rrojë NATO, që ka shtuar më shumë kaptera se ushtarë. Duhet të dalësh në pazar për të “blerë” ushtarë…Ata të Ministrisë së Jashtme, punët i kanë në terezi. Rrogën marrin brenda. Hapin edhe ndonjë biznes, kurse jetën e bëjnë jashtë. Tek Ministria e Brendshme punët venë sahat, se policat e bëjnë normën duke korrur hashash. Ndaj janë shtuar hajdutët, aksidentet. Megjithatë “çunat” dëgjojnë llafin e popullit që thotë “Shteti e kap lepurin me qerre, avash-avash”.
Na u shtuan dhe mushkonjat për të cilat u bë publicitet. Thuhet se u bë një tender i shpejtë për t’i helmuar, po harruan periudhën kur pjellin mushkonjat. Mbase edhe mushkonjat bëjnë hilera; nuk pollën si herët e tjera. Nashti i kemi me shumicë dhe i çuam të “kullosin” edhe tek turistët e BE-së…
Po reforma më e madhe është ajo për turizmin. “U zhdukën” qeset plastike falas nga përdorimi, po u shtuan ato me lekë. Koshat janë plot. Plot janë edhe lumenjtë, që derdhen në det. E bëmë planin me “turistat vendas”, që kthehen si dallëndyshet në folenë e tyre. Na u shtuan dhe mushkonjat për të cilat u bë publicitet. Thuhet se u bë një tender i shpejtë për t’i helmuar, po harruan periudhën kur pjellin mushkonjat. Mbase edhe mushkonjat bëjnë hilera; nuk pollën si herët e tjera. Nashti i kemi me shumicë dhe i çuam të “kullosin” edhe tek turistët e BE-së…
Këto sojë reformash kanë ca ndryshim nga ato të kohës së kumandarit. Kuptonet; vetëm në formë se në përmbatje aty-aty janë. Vërtetë nuk zbulohen grupe “armiqësore puçiste” që të hanin ndonjë koqe plumbi. Po afër tyre janë edhe këto grupe “miqësore e farefisnore korrupsioniste”. Edhe këto drejtohen nga ca qafirë, që i paskan bërë hesapet mirë. Siç po i shohim nëpër burgje apo nëpër gjyqe, nuk ua bën syri “tërr”. Edhe unë, po të fitoja nja 3-4 milion euro, i bëja me qejf të madh nja 10 vjet burg. Siç duket ja kanë pirë lëngun edhe reformës në drejtësi. I mbushin burgjet me “sardele”, se nuk ka “rrjetë” që i mban “peshqit e mëdhenj”!
Për këto reforma folën edhe “ustallarët” e Europës në Tiranë. Apo nuk u mblodhën te “piramida” në ditëlindjen e kumandarit! Ishte një “paradë” me aheng “allafrenga”. “Ustallarët” tanë kishin rastin të rrihnin gjoksin e të ulërisnin “Reforma, reforma” që t’i dëgjojë bota. Po ne që ua njohim huqet, u mësuam me ulërima.
Nejse. Për këto reforma folën edhe “ustallarët” e Europës në Tiranë. Apo nuk u mblodhën te “piramida” në ditëlindjen e kumandarit! Ishte një “paradë” me aheng “allafrenga”. “Ustallarët” tanë kishin rastin të rrihnin gjoksin e të ulërisnin “Reforma, reforma” që t’i dëgjojë bota. Po ne që ua njohim huqet, u mësuam me ulërima. Meqë nuk u zu me gojë fare fjala “korrupsion”, më mirë t’i quajmë “hi-sy-forma”.Hë, si thoni ju, kam të “drejtë”? Ja pse e zbyth Europa praninë tonë në BE, se kemi me shumicë korrupsion. E kuptoni vetë pse ne jemi “E” pa kokë e pa “B-ythë…”
Kështu e mbyll Çeçua në defterin e tij kapitullin “Reforma, reforma…” Ka apo s’ka të drejtë, në fund të fundit edhe këtë defter ta gjykojë bota…
























