Bexhet Rrapaj: Shkëndijat e para të LANÇ, lufta ilegale dhe guerilase

71
Sigal

Në taktikën ushtarake, lufta  guerile punon si trup ndihmëse për ushtrinë dhe vepron në përputhje me objektivat e saj strategjike. Veprimet e kësaj lufte, konsistojnë në kryerjen e sulmeve të befasishme me pak forca, por me efektivitet të lartë. Goditjet konsistojnë në prita autokollonash shkatërrim ura , rrugë, linja telefonike, depo armatimi. etj. Qëllimi është, dobësimi   armikut dhe përhapja e panikut e pasigurisë në radhët e tij.

Fillesat e para organizative të kësaj lufte janë në dhjetor 1941. Kjo luftë filloi paralel me çetat e para partizane si  formacione më të rregullta. Si në gjithë Shqipërinë edhe në Vlorë u organizua lufta ilegale dhe guerilëse. Dihet që Vlora vazhdimisht ka qënë kundërshtare e çdo llojë pushtuesi, mbështetëse e trimave dhe kapedanëve që luftonin për liri. Shumë familje janë bërë mbështetës të këtyre luftëtarëve. Por në periudhën  e pushtimit nazifashist kjo ndjenjë ishte më e lartë . Vlora në çdo lagje dhe fshatrat e saj kishte shumë familje që ishin baza dhe streha e Luftëtarëve  ILEGALE dhe GUERILES. Ato  harrinin mbi 370. Në këtë  shkrim do flasim kryesisht për qytetin e Vlorës dhe rrethinat, duke veçuar ato më aktivet, të cilat ishin:

Lagjia Partizani ose “Llonxha” siç quhej para  luftës, ka qënë një nga lagjet më aktive në mbështetje të luftës ilegale dhe asaj guerile. Në këtë lagje pothuajse çdo shtëpi ishte një  strehëz për Partizanët dhe Guerilësit. Kush ishin disa nga ato? Shtëpia e  Hava Xhelos nga Tërbaçi, ( me banim në Vlorë), nëna e Revolucionarit Halim  Xhelo. Ajo i dha luftës NACL dy nipërit e saj si partizanë , njëri, Nysreti ra  dëshmor. Me gjithëse e vetme nënë, Havaja, dera e shtëpisë së saj asnjëherë nuk u mbyll. Aty hynin e delnin shum ilegal organizatorë të luftës guerilëse. Si bazë e sigurt që ishte, këtu u organizua dhe mbledhja e parë e Rinisë antifashiste për Vlorën ku mori pjesë dhe Qemal Stafa. Shaqo e Qeriba Derri, dy figura atdhetare nga Bashaj, mbasi kthehen nga jashtë vendosen në Skelë në 1939. Ata burr e grua u rreshtuan në mbështetje të LANC. Nga Viti 1942 shtëpia e tyre u kthye në një bazë të sigurt për luftëtarët ilegal. Tarikë Hoxha e ktheu shtëpinë e saj në bazë të  sigurtë. Ajo grua pa burrë, rriti dhe dy djem të vegjël jetim. Kurse dy djemtë e rritur, për veprimtari atdhetare, ndiqeshin nga nazistët dhe përfunduan në kampet naziste. Kjo nënë heroike atdhetare nuk pranoi të dekospironte komandantin e njësiteve guerile të Vlorës Rrahman Parllakun në shkëmbim të dy djemve të saj. Një bazë tjetër e rëndësishme ilegale ishte dhe ajo e familjes së akademikut Shaban Demiraj. Në shtëpinë e Demirajve më 4 dhjetor u zhvillua mbledhja për zgjedhëjen e Komitetit Qarkor të PK për Vlorën. U zgjodhën7 antarë. Sekretar politik u zgjodh Hysni Kapo dhe organizativ Sinan Gjoni. ( hist. Vlorës). Shtëpija e Arapajve e Rexhep e Nuri Arapi. Në Shtëpinë e tyre të  madhe përmbëlidheshin  tri baza të rëndësishme. Aty u vendos dhe teknika ku shtypeshin komunikatat. Shtëpia e nënë Hyrie Gorishovës, nënë e tre vajzave partizane, ishte një bazë shumë e rëndësishme. Aty mblidheshin dhe shpërndaheshin armë, aty mjekoheshin partizanë, aty bëheshin mbledhje të rëndësishme.

Trimi Mico Jemin Skëndaj nga Tërbaçi, ishte i gjithi në mbështetje të luftës. Mico ishte përgjegjës i një njësiti gueril dhe një nga atentatorët më aktiv. Ai edhe dyqanin që dispononte e kishte vendosur në dispozicion të LANC. Në këtë dyqan ai bashkë me bashkëshorten Teferri Memokëndaj 15 vjeçe dhe motrën 12 vjeçe, shpërndante trakte dhe ka strehuar për disa ditë paisje të  shtypëshkronjës të rrëmbyer pushtuesve.

Baza të tjera po të rëndësishëme mbështetëse të luftës në Vlorë, kanë qënë dhe : Familja Bule Imami, Ervehe Gorishti, e dëshmorit Fadil Dauti,, Xhavit  e Qemal Mehmeti, Hyrie Drenova nëna e tre vajzave partizane ( Ylvies, Hanës dhe Fraies), Stoli e Sali Bahaj, Teme Alushi, Bexhet Zyberi, Petrit Bisha, Ruhije Zahaj,Ymer Picari, Shefqet Resuli, Hajëro Çakërri, Emine Çela, Faik Imeraj, Namik Xhafa, Osmën Xhemali, Jani Mandro, Sezai Agalliu, Shaqo e Toli Arapi, Mitat e Lef Sallata, Shefqet Veshi, Shefqet Cenko, Rexhep e Nuri Arapi nga ku kanë dalë 9 veta partizan. Hamza Xhuka nga Peja, që i dha luftës 4 partizanë e partizane, Dushan Alikobazë ilegale dhe pjestar në njësite guerile, Riza Taushani, Zyra Radhima, Hasan Doçi, Dalip Sako, Xhevit e Qemal Malaj etjetj,. Në një  pronë të Manush Myftiut në Çeprat ishte trasferuar një pjesë e teknikës tipografike dhe funksiononte për LANC. Dihet që Manush Myftiu ka qënë një nga aktivistët kryesor të luftës që në fillesat e saj. Nga kjo  familje kanë marrë pjesë 5 veta në këtë Luftë ( Manushi, Lejlaja, Behixhe, Sulo dhe Mahmuti). Po ashtu në “Vrenes” një bazë e rëndësishme e teknikës ka qënë dhe shtëpia e Llaqi Papës. Një mbështetëje e madhe për lëvizjen guerile ka qënë dhe kontributi intelektualëve të profesioneve të ndryshëm e të punësuar dhe në administratë. I tillë ishte dhe intelektuali Halit Dobi, drejtor i postëtelegrafës Vlorë. Ai jo vetëm bëri bazë shtëpinë e tij, por dhe institucionin ku punonte. Haliti punësoi në postë  disa luftëtar guerilas: Hydai Bejo, Thanas Gaba, Arif Hasko, Reiz Malile, Amali Pjerro etj. Një intelektual me  kontribute të mëdha si aktivist i  LANC ishte dhe Dr.Ibrahim Dervishi. Si mjek ai dha një kontribut të shquar në shpëtimin e jetëve të shumë partizanëve të plagosur. Mësuesi  Ibrahim Ali Skëndaj, në mbështetje të luftës vuri edhe pasurinë. Nuk mjaftoi djegja e shtëpive në Tërbaç, por për aktivitetin e tij ai u arrestua dhe mbasi e torturuan u burgos në burgjet e Mathauzenit në Gjermani nga nuk u kthye më. La gruan të ve dhe dy vajza të mitura bonjake. Këto baza, por dhe mbështetja morale dhe fizike, që u  krijoi populli i Vlorës  njësiteve guerile u krijuan mundësi atyre që të bënin goditje të shpeshta e të befasishme armikut pushtues. Njësitet guerile të organizuara filluan  në fillim të vitit 1942 me vendim të K.Q.P.K Shqipërisë. Në zbatim të këtij vendimi, Komiteti Qarkor i Vlorës vendosi të krijoheshin e organizoheshin njësitet guerile si skelet i ushtrisë së ardhëshme. Në 6 mujorin e parë të vitit 1942 u  krijuan dy njësite. I pari me përgjegjës Arif Haskon (patrioti) dhe pjestar “ Goliku”,”Pilafi” Vehbi Hoxha, ( Zeqo), Koço Kllapi, e Rrahman Parllaku. I dyti ishte ai i rinisë me përgjegjës Hito Çakon dhe pjesmarrës Babaçe Faikun, Ismet Çakërri, Fadil Dautin, Hidai Bejon, Kristaq Çalin, Shaqo Arapi. Prova e parë e këtyre njësiteve ishte organizimi i demostratës bukës më 9 mars 1942. Ajo udhëhiqesh nga Komiteti Qarkor i Vlorës dhe HYSNI KAPO. Mbas suksesit të kësaj demostrate, në muajin maj 1942, njësitet guerile u vunë zjarrin depove dhe garnizonit të ushtrisë italjane në Mavrovë. Organizator i këtij aksioni nga komiteti Qarkor u caktua Neki Ymeri. Një muaj më pas në qershor, Kristo Papajani duke kaluar me not brënda detit me një minë manjetike në trup, dogji një anije çisterrë me naftë në afërsi të Ujit Ftohët. Më 18 qershor 1942 njësiti gueril hapi depot e armatimit të  garnizonit italjan në ujë të ftohët. Merrnin pjesë disa djem nga Lumi Vlorës. Udhëheqës i aksionit ishte Rrahman Parllaku. 24 korriku 1942 shënon aksionin e prerjes së telave telefonik në gjithë Shqipërinë, këtë e realizuan dhe njësitet guerile të Vlorës. Më 7 gusht 1942 në një përleshje me milicinë fashiste te Sheshi Flamurit, vritet antari i njësiteve guerile Teli Ndini (Dëshmor), duke shpërndarë trakte. Më 9 gusht 1942 u hodhën në erë depot e municionit në Radhimë nga heroi i popullit Shyqyri Alimerko. Metoda e hedhjes në erë ishte me dinamit. Aktivizimi barutit mjaft praktik, ndezje fitilit me eshkë. Më 24 gusht 1942 në Vishë të Himarës , njësiti gueril i bregdetit i komanduar nga trimi Zaho Koka asgjësoi komandantin e SIM-it në Himarë, Tenete Moretin. Po në gusht njësitet luftarake të fshatrave Gumenicë, Mavrovë e Lapardha goditën dhe shpartalluan një autokolonë italiane në Malin e Bardhë. Më 25. 9.1942 në qafën e Pëllumbit të Tërbaçit u krye një aksion. Aksioni u mor përsipër nga njësiti luftarak i Tërbaçit me   veta i komanduar nga Banush Goxho. Nga rëndësia që kish ky aksion, morën  pjesë dhe 3 partizanë guerilas nga Vlora. Neki Ymeri, Qazim Çakërri dhe Filat Muço. Objekti aksionit ishte pengimi dhe shkatërrimi i një autokolone ushtarake italjane me 56 ushtarë dhe 2 oficerë. Ishte e ngarkuar me materjale luftarake, drejtimi ishte për në Vranisht dhe Kuç. Aksioni u krye me sukses . Autokollona u shpartallua dhe nuk mundi që të realizonte qëllimin e saj ushtarak. Aksioni bëri jehonë dhe alarmoi komandën italjane. Të nesërmen u dërguan 300  milic në  Tërbaç, për  hakmarrje…Për të frenuar vrullin e këtyre aksioneve guerilëse, të ndihmuar dhe nga spiunët vënda , milicia italjane më 18  tetor 1942 rrethon në një shtëpi përdhese të Murat Lamçes në” Topana”, katër të rinj komunis , guerilësit: Hajredin  Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi e Hiqmet Buzi. Djemtë luftuan si luan, shtëpinë përdhese e kthyen  në Kala dhe u vranë si heronjë. Organizimi kësaj masakre nga fashistët italjanë, u udhëhoq nga marshalli Lombardo, i cili mbas këtij aktit e ndiente vehten shumë krenar.