Fejton nga Hyskë Borobojka: Llazoret e “Rilindjes se Re” në veprim                                                       

320
Sigal

“Rilindja e Re” pensionistët  i ka në zemrën e saj. Në mandatin e saj të parë i ngopi e premtime. Jo me trasta e thasë, por me zabllofë. U premtoj rritjen e pensioneve, shërbimin mjekësor falas,  trasportin urban falas e plot shërbime të tjera. Por në mandatin e dytë të saj, në vend tu rriste  pensionet  u rriti taksat, çmimet e energjisë elektrike e  të ujit (edhe kur mungon e s’rrjedh në rubinetat e çezmave),  si  dhe çmimet e një sërë mallrave , “tëpër” per  mirqënjen e tyre. Por në qoftë se i harroi dy mandate, ja u  kujtua tani që po trokasin zgjedhjet për mandatin e tretë.

Kësaj here zgjodhi disa vajza e djem që të ngarkuar me çanta e trasta  si  llazoret t’i shpërndanin  peshqeshet nëpër banësat pensionisteve që t’i gëzojnë dhe me peshqeshe, premtimet qe morrën ti harojnë.

Llazoret sapo mbrrinin në dyert e banesave të tyre, trokisnin me të madhe.

Pensonisti apo  pensonistja sa hapnin derën, llazoret fillonin:

Zotërinj e zonja

Erdhëm tu gëzojmë

Dhe disa peshqeshe juve tu dhurojme.

Miell pako dy a tri për byrek e pispili

Për lakror e kurabi  për pilaf e kabuni

       Vaj të mire për hallva dhe sheqer për bakllava.

         Makarona si t’idoni,mos harroni t’i shijoni

         Rilindja ja u dërgon dhe nga zemra ju uron.

          Shëndet e gëzime Por u lutet mos harroni

        Votën ”Rilindjes tia dhuroni.

       Të marrë mandatin e tretë ta bej vendin si di vetë

               Lumtëri e begati, bukuri edhe stoli.

          Llazoret të ngarkuar shkojnë nga njëra banesë në tjetrën ku banojnë pensionistët. Ato lodhen për t’u ngjitur në pallatet e larta pa ashensor (shpesh këta janë “zaif” ) dhe sapo trokasin në derë e çelet dera, në majë të gjuhës e kanë këngën:”Zonja dhe zotërinj erdhëm t’u gëzojmë”.

Rruga vazhdon drejt kullave. Kur arrijnë të ngjiten në atë më të lartën u duket sikur janë ngjitur në malin e Dajtit dhe shikojnë kryeqytetin si  në pëllëmbë  të dorës që nga Sauku e deri te mbikalimi e Maminasit e më tej akoma. Prandaj se si të mos i thurin vargje e t’i këndojnë  projektuesve e ndërtuesve të tyre:

 

Ngrite kullat deri në re

Lule moj “Rilindje Re”

Dy këtu e tri atje,

Lule moj “Rilindje e Re”.

Dhe bashin՚ pas e  ke,

Me qysqi e me vare,

Lule moj “Rilindje e Re

Sheshet i punove

Me beton i shtrove

 

Dhe vërtet “Rilindja e ”Re s’i  mbajti premtimet ,që do t’i gëzonte pensionistët duke ua shtuar pensionet , por tani që po përfundon mandati i dytë e po rent të marrë të tretin, e zgjidhi  qesen duke i gostitur për tetë vjet me 80 kafe.. Prandaj llazoret s’ka si mos këndojnë:

Për tetë vjet 80 kafe,

Lule moj “Riulindje e Re”