Evdal Nuri: Modelet e arsimtarëve në Berat

Evdal Nuri

Romët e fshatit Moravë në Berat dhe mësuesja Meleqe Rrënja!

E njoh mirë këtë fshat. Kam punuar vite s’i drejtues  i shkollës.
1-Mbresa Pozitive.
Njërëz të mirë, të dashur , të gjendur. Janë të rregulluar. Sejcili ka shtëpinë e ambjentet përrreth . Atje banonte dhe mësuesja e vetmja rome në Shqipëri. Vazhdimisht i jepja klasën e parë .Arsyeja se nxënësit s’dinin mirë shqip, sidomos në të folur edhe pse kishte  kopësht parashkollor. Janë të gjendur dhe punëtorë.Kur i kërkoja ndihmë për ndonjë punë të parët ngrinin dorën nxënëseit romë. Ndërtuam një kënd sportivë model  më të mirin në rrethin e Beratit, që edhe sot është i rregullt. Shpesh nga mësuesja rome dëgjoja që kur përcillte nxënësit i thoshte “Nash   Qere”. Pyeta dhe më sqaroj . I them :”Drejtë në shtëpi”. Në çdo klasë rreth 30% ishin Romë. I porosita të gjithë mësuesit që kur të largohen t’i përcillnin me fjalën” Nash Qere.” Ndofta e pazakontë që një shkollë me probleme nga më të ndryshmet, por u vlerësua dhe u dekorua me Flamurin s’i shkolla më e mirë në rrethin e Beratit . Kjo jo vetem nga pamja, por më tepër  nga përmbajtja . Kjo u konkretizua nga një ekip i seksionit të arsimit me drejtues inspektorin me përvojë dhjetë- vjeçare  Hysen Guri Në kongluzionet e kontrollit të  Shkollës” Shaban Sollaku “. Moravë, vlerësimi shumë pozitiv.Puna e palodhur e mësuesve kishte dhënë rezultate jo vetëm në formë , por dhe në përmbajtje. Në kongluzione ai theksoj se gjatë një viti arsimor kontrolloj 72 shkolla në gjithë rrethin .Mësuesit dhe nxënësit e kësoj shkolle i vlerësoj për përkushtimin e shpirtin e sakrificës me këtë nxënës të vështirë.

NOA


2 -Romët e Moravës.
Janë të sistemuar në lagjen Stan të fshatit Moravë .  Jetojnë mbi 200 familje. Ekzistenca e tyre në Shqipëri është përmendur që në vitin 1635, por duket se për më shumë se 5 shekuj, asnjëherë ata nuk kanë pasur një shifër të pranisë së tyre në vendin tonë. Përveç traditave dhe gjuhës së ruajtur . Ky komunitet ka qënë nga më të varfërit. Janë të stabilizuar dhe jo shëtitës . Nuk i she asnjëherë rrugës duke lipur si të tjerët. Shpesh përsërisin :” Ne e nxjerrim bukën nga guri . Jemi njerëz paqësorë. Ne kemi një pasuri që se kanë të tjerët, kemi një shpirt shumë të madh. Ne duam të bëjmë mirësi për të tjerët.” Kanë dhe kërkesa të arsyeshme . Mungesa të theksuara në infrastrukturë. Dëshmojnë për diskriminim në investime, teksa tregojnë se vetëm 2 kilomtra më tutje, në lagjen Qendër janë bërë punime për rrugë dhe ndriçim.  Kurse në lagjen Stan nuk ka asnjë shenjë punimesh:“Ne kemi probleme të shumta tek lagja. Punonjësit e Bashkisë Berat ,vijnë vetëm kur ka zgjedhje. Premtojnë , kërkojnë vota dhe s’duken . Nuk ka ndriçim, kanalizime, rrugë.


3 -Meleqe
Rrënja, e  para mësuese rome në Shqipëri.
Për këtë ndihem shumë e lumtur, pasi pas meje kanë ardhur edhe shumë mësuese e mësuese të tjera. Kam punuar  50 vjet në arsim. Edhe sot e kësaj dite punoj me edukimin e nxënësve, sepse unë e dua shumë. Historia e saj është e pazakontë për të rinjtë e sotëm;” Në moshën 11-vjeçare ajo merr vendimin më të rëndësishëm të jetës. Refuzon martesën e sugjeruar prej prindërve dhe merr bursë për të vazhduar shkollën pa dijeninë e familjes. Me një dëshirë dhe guxim të madh arrita të siguroj bursë nga shteti. Vazhdova  4-vjeçaren në shkollën pedagogjikët, “Jani Minga” në Vlorë. Isha një vajzë shumë e preferuar. Ndoshta e dinin që isha vajzë rome. Më mbanin shumë pranë. Mundohesha të justifikoja mirësjelljen. Kam dalë një nxënëse shumë e mirë. Sukseset nuk vijnë vetëm nga sakrificat e personit, por edhe nga mbështetja.Të gjithve i jam mirënjohes. Pra ia doli që të realizojë ëndrrën për mësuese . “Familja ime e priti shumë mirë. Nuk e  besoja këtë gjë. Kur babi im e mori vesh, u lumturua menjëherë. Unë e dija se do na bënte llafe. Doli e kundërta. U krenua shumë. Të nesërmen nuk shkoi në punë. Më përgatit valixhe prej drase. Nëna më përgatiti 2 rroba. U rrita para kohe. Isha vajza më e lumtur në botë. Unë do të shkoja, por pa dëshirën e tyre nuk do të isha e përqendruar”. Lumturia nuk ia zhbëri frikën brenda vetes. Ndjehej e përkrahur nga të gjithë të rriturit, por nuk dinte se si do të përballej me fëmijët në të ardhmen. Mendoja sikur njëherë një nxënës të thonte  që mësuesja rome, gabele më vuri 4, të gjithë nxënësit do përsërisnin një gjë të tillë dhe unë nuk do të bëhesha mësuese që jam sot. Kjo ishte sfida e radhës e Meleqes/ Pasi përfundoi me rezultate shumë të mira shkollën. Dita e parë e punës ishte në shkollën e fshatit të saj, në Hamil të Fierit. “ Në ditën e parë, nxënësit ishin më të gjatë dhe unë, kur ngriheshin ata, unë ngrija kokën. Ishin nxënës rom dhe jo rom. Mora për herë të parë klasën e katër. Më donin dhe i doja shumë”. Nxënës të dobët dhe shumë të mirë ka pasur në çdo kohë, por mënyra se si silleshin mësuesit me ta ishte e ndryshme. “Ne bënim punë diferencuese. I mbanim pas mësimit. I ndihmonim në gjuhë, matematikë. Nxënësit e mirë kishin detyra më të vështira. Koha ka treguar ndryshimet që ka pësuar edhe sistemi arsimor në Shqipëri. “Mësimi në kohën e monizmit ishte më i plotë, Nxënësi dilte më i sigurt nga ajo që merrte nga mësuesi. Të nxjerrës një nxënës është si të përgatisësh një diell tjetër për të ndriçuar mendjen e të tjerëve. Nuk është e lehtë të japësh numra, shkronja nxënësve, kur ti nuk je e aftë. Eksperienca është mësuesja më e mirë për Meleqen. Ajo në Fier , por dhe në Moravë të Beratit ku u martua ka parë se si është “këputur zinxhiri” i tabusë së shkollimit brenda komunitetit rom. Kishin dhe kopësht ku vinin nxënësit parashkollor. Hapëm dhe kurse për gratë analfabete.Këto nuk mohohen . Shumë prej nxënësve të saj janë të suksesshëm në profesionet që kanë zgjedhur. Ajo thekson :“Sot janë mbi 200-300 në Shqipëri që janë studentë të mirë. Që kanë punuar në Ministri, Bashki. Unë ndjehem shumë e lumtur. Nuk vepron vetëm fjala ime, por edhe shembulli që unë jap. Unë ndihem e re, midis të rinjve”. Ajo është në pension, por vazhdon të punojë me komunitetit rom e jo vetëm. Ajo ka qendrën e saj “Gruaja rome e së nesërmes” dhe është aktiviste për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve e grave. “Unë përgatis gra të forta për të nesërmen. Më të mira se vetja ime. Kam përgatitur gra që dinë të mos martohen herët, dinë të dallojnë punën, të japin informacione. Ky është suksesi i punës që unë bëj”. Të gjithë jemi njerëz të këtij zoti shprehet. Meleqe Rrënja është edhe një nga fitueset e edicionit të tretë të “Çmimit të BE-së për Integrimin e Romëve për Ballkanin. “Komisioni Evropian, vendosi të më dekorojë mes 15 shteteve të tjera si një grua e heshtur dhe e suksesshme. Më dha një dekoratë, një trofe që unë e mora në Bruksel. Kishte dhe gra të tjera me 10-15 vjet punë. Ndërsa unë kisha mbi 50 vjet punë. Unë edhe sot 74 vjeçe nuk i ndahem punës së arsimit. Edhe sëmurë të jem, me një dorë do të shkruaj dhe do të ndihmoj fëmijët romë”.

Mësuesit që merituan flamurin s’i shkollës më të mirë në rrethin e Beratit

Në shkollën : ”Shaban Sollaku “ Moravë

 Meleqe Rrenja e para mësuese rome