Evdal Nuri:Maksut Drasa, kirurgu me duar të arta!

1355
Sigal

Nxënësi më i devotshëm i  kirurgut të madh- Frederik Shiroka, u bë kirurgu dhe gjinekologu më i famshëm në Shqipëri, në perëndim deri në USA

Maksut  Drasa, kirurgu me  duar  të  arta…!

Emri i tij është në listën e studentëve më të mirë të Universitetit Bolonjës dhe zë një vend nderi në “Panteonin e Kirurgjisë Shqiptare dhe Botërore”.

Evdal Nuri

 Në këtë kohë kur shpirti human i njeriut po venitet, ku mania për të fituar është bërë gati e përbindshme dhe vlerat e të qenit njeri po shpërfillen mjerisht si pa të keq, na ndodh jo rrallë që të gjejmë prehje teksa kujtojmë ngjarje apo personazhe që lidhen me to, të cilët pasqyrojnë të kundërtën e këtij realiteti të trishtë.

1-Pak nga jeta e tij

Dr. Maksuti lindi në 10 marsin e 1920-s në Arapsun të Turqisë. Shkollën fillore e kreu në jetimoren e Tiranës më pas vazhdoi shkollën teknike “Harry Fultz” dhe gjimnazin me rezultate të shkëlqyera. Më pas  nisi studimet për mjekësi në Universitetin e Bolonjës, ku arriti të merrte notën më të lartë, 30/30, me vlerësimet më të mira nga profesorët italianë. Emri i tij është në listën e studentëve më të mirë të Universitetit Bolonjës. Ndërpreu studimet se shoku i tij më i ngushtë, heroi Qemal Stafa . I kërkoi 1 shaptiolograf dhe kur ia solli nuk u kthye më se filluan bombardimet në Adriatik. Kjo bëri që të nisi një tjetër shkollë të madhe, atë përkrah kirurgut të madh, Frederik Shirokës, i cili ka thënë: “Maksut Drasa është i vetmi kirurg që mund t’më zëvendësojë mua”.  Duke punuar në Spitalin Civil të Tiranës, përkrah tij, Maksuti hodhi themelet e së ardhmes si kirurg. Gjatë luftës mjekoi partizanët e plagosur dhe për këtë mori titullin e nderuar “Veteran i LANÇ”. Në vitet 1948-1950, përfundoi studimet në Sofie (Bullgari) me rezultate të shkëlqyera si dhe  mbrojti titullin“Doktor i Shkencave”. Me kthimin në atdhe emërohet shef i Kirurgjisë dhe Obstetri- Gjinekologjisë në Spitalin e Beratit. Nga sukseset e mëdha që pati në fushën e kirurgjisë, spitali i Beratit u aprovua si shkollë për specializantët, në kirurgji. Këtu përmendim nxënësin e tij të talentuar, Prof. Dr. Panajot Boga që pati fatin të jetë nxënësi i tij i parë . Ai  nuk lodhet së treguari mrekullitë e Dr.Maksutit!                                                                                                                                                    Prof. Boga përmend shpesh një nga porositë që Dr. Maksuti ia thoshte gjithmonë: “Materialin që ke lexuar qoftë 1000 herë, do bësh mirë ta lexosh edhe një herë para operacionit.                                                                                 Dr.Maksuti e bëri Beratin një qytet me emër në fushën e kirurgjisë ku shkonte e gjithë Shqipëria .Për emrin e madh që krijoi në fushën e kirurgjisë, në vitin 1970 u emërua kryekirurg në Spitalin Ushtarak të Tiranës (1970-1982).

   2-  Profesionalizmi i Dr. Maksutit

Maksut Drasa nxënësi më i devotshëm i  kirurgut të madh- Frederik Shiroka, u bë kirurgu dhe gjinekologu më i famshëm në Shqipëri, në perëndim deri në USA. Fillimi i famës filloi që në vitin 1953 kur realizoi për herë të parë në Shqipëri:

– Exsanguino transfuzionin e gjakut (zëvendësimi komplet i gjakut), tek e porsalindura, me Rh + (nena me Rh -).

2) Operacionin e 1re ne Zemër(Perikardit Adeziv), për këtë u xhirua dokumentar që u shfaq në çdo kinema.

3) Operacionin e 1re për heqjen e Prostatës, pa hapur vezikën Urinare (MILLIN).

4) Implantimin e Ovareve. 5)Modifikimin i heqies Hydroceles.

6) Endoarterit Obliterant (Femorale, Iliake)

7)Vagotomine Trunkale & Selective (Ulcer Duodenale). 8)Anestezine Peridurale (Berat) dhe bëri 7000 operacione (Kirurgji, Gjinekologji, Ortopedi, Urologji…), duke eliminuar narkozën me Ether. Kur u emërua në spitalin ushtarak, ia mësoi anestezisteve që e përhapën në të gjitha spitalet e Shqipërisë.

9) Hysterectomine radikale (vitet 60të) dhe ky operacion filloi të bëhet në maternitetin e Tiranës, pas 2000.

10) Sexio cezare inferiore-transversale. 11)Serklazhi (lidhja e qafës mitrës) në gratë, të cilat kishin patur aborte spontane (bile deri në 10 aborte).

12) I pari që realizoi operacionin për kancer Rectumi.

13) Vaginë artificiale me zorrën e hollë.

14) Mjeshtër në operacionet për Fistulat Anale dhe Hemorrhoidet.

15) Gjatë specializimit personelit të spitalit ushtarak (Pekin, 1971)pas një muaji, specialistët kinezë e quajtën talent dhe u shprehën:  “Dr. Maksuti paska ardhur në Pekin jo për ta mësuar ne por për të mësuar ne prej gjenialitetit të tij”. Siç thotë dhe Prof. Dr. Panajot Boga, tek “Maksut Drasa vinte e gjithë Shqipëria”.

Maksuti punoi me vetëmohim dhe e drejtoi kirurgjinë me profesionalizëm të lartë, në nivelin më të lartë shkencor, e cila ishte në unison me shkencën perëndimore. Dr. Maksuti duke parë se sallat e operacionit të spitalit ushtarak që ishin jo aq funksionale, për t’ju përgjigjur kërkesave të kohës. Ngaqë secili pavijon kishte sallën e vet të operacionit, atëherë gjenialiteti i tij bëri që ai të ideojë, projektoi, ndërtoi dhe vënien në funksionim të bllokut operator bashkë me sallat e urgjencës kirurgjikale. Ky bllok operator modern mundësoi që të përballonin me sukses të gjitha traumat dhe urgjencat kirurgjikale që në vitet 70-të dhe deri  sot. Për më tepër edhe gjatë këtyre viteve të fundit, përballoi dhe shpëtoi me mijëra jetë njerëzish. Ajo  ngeli për 30-të vite demokraci, e vetmja qendër kirurgjikale, funksionale. Ekspertet e huaj ardhur në spitalin ushtarak për bashkëpunim shkencor janë habitur nga ky bllok operator  urgjence, multifunksional.

Përfaqësuesi austriak është shprehur:” Do e quaja veten si një nga njerëzit më me fat po të kisha takuar Dr. Maksutin, gjenialiteti i të cilit arriti të ndërtojë këtë bllok operator, me vizion kaq largpamës, sa ne në Vjenë nuk e kemi ndërtuar akoma”.

Dr. Maksut Drasa cilësohet nga populli si: “Kirurgu me duar të arta”. Ky gjeni për më shumë se 60 vite shkriu gjithçka për gjënë më të shtrenjtë që ka krijuar Nëna Natyrë:”Jetën Njerëzore”.

Dr.Maksuti, pa dyshim ka një vend nderi në “Panteonin e Kirurgjisë Shqiptare dhe Botërore”. Gjithashtu, emri i tij është shkruar në Enciklopedinë Amerikane si “Një nga gjenitë e shekullit 20-të”. Absolutisht, Dr. Maksuti është i vetmi kirurg në Shqipëri që është marrë dhe ka shkëlqyer në të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale dhe traumat në të gjitha pjesët e trupit. Personalisht, gjatë gjithë karrierës së tij profesionale ka kryer rreth 250.000 ndërhyrje kirurgjikale.

3-“ Bëm  Baba të të ngjajë !”

I biri i Dr. Maksut Drasës,  Prof. Dr. Kim. M. Drasa,  me sukseset e tija ka përforcuar teorinë e genit të trashëgimisë.  Prof. Kim  ka kryer një veprimtari të gjerë kërkimore e shkencore. Ai është autor i shumë artikujve shkencorë, botuar në revistat më prestigjioze Botërore,”Urologjike dhe Seksologjike”. Prof.Kim ka referuar studime në 60 kongrese në të gjithe Europën deri në USA, Japoni, Pekin, Afrikë (Urologji dhe Seksologji).

Prof.Dr.Kim Drasa ka marrë titullin “Emër i Spikatur në Fushën e Publikimeve Urologjike  Europiane ” (2012).

Aleanca e urologëve të Amerikës i ka dërguar zyrtarisht UMT, një letër me këtë tekst:

“Z. Kim M. Drasa është i kompletuar plotësisht si Profesor në urologji, urolog i supertrajnuar dhe përmbush nivelin e ekselencës dhe akademik në urologji”(Scott MacDiarmid, 2016).

Një nga 29 anëtarët e portalit zyrtar të  Post Finasteride Syndrome – FOUNDATION (Neu Jersey, USA), mjekon pacientë nga gjithë bota për problemet e lidhjes të mjekimeve të prostatës me impotencën. Anëtar i portalit zyrtar të seksologjisë botërore (ISSM Find A Provider Directory – Executive Office, Netherlands).

Ka botuar tre libra për urologjinë dhe seksologjinë

Prof. KIM, mori çmimin e vendit të parë (8 Nëntor, 2019) në Simpoziumin e 4të, vjetor, ndërkombëtar “Kanceri Prostatës & Onkologjia Urologjike”, në Qendrën Kërkimore shkencore për zbulimin dhe mjekimin e kancerit të prostatës, e atashuar në spitalin më të madh të Nju Yorkut, në Mount Sinai Hospital (Manhatam, NY), me studimin :”PSA dhe Prostata”.

Prof. KIM M. DRASA, mjek i nivelit- Shkencëtar, aktualisht edhe me këtë çmim të parë që mori në Nju Jork (USA), absolutisht ka arritur në majën e Elites të Shkencave Mjekësore.