Evdal Nuri: Berati, qyteti i luftës, artit dhe kulturës

414
Sigal

Berati: qytet i luftës, i artit dhe i kulturës në 78-vjetorin e çlirimit…!   

1- Berati i luftës

Pas katër vjet e gjysëm luftë ndaj pushtuesve të huaj, në të gëdhirë të 13 shtatorit të vitit 1944 në Berat, ndriçoi dita e bardhë e lirisë. Forcat e Brigatës VII –të  çliruan qytetin kryesor të Shqipërisë  të jugut, Beratin. Kjo brigatë u krijua nga bijtë më të mirë të qarkut të Beratit. Efektivi i saj fillimisht ishte 420 partizanë, por shumë shpejt numuri u rrit së tepërmi. Në çlirimin e Beratit, ka marrë pjesë dhe Bataljoni Devrija i Skraparit me komandant ushtarakun Muhamet Guri ( Gostencka). Bataljoni Devrija mori detyrën që të bëhej pjesë e luftimeve të Brigatës së 7- Sulmuese. Bataljoni ishte vendosur në kodrat e Starovës dhe Remanicës nga 10 deri 13 shtator 1944, duke goditur e larguar forcat armike nga lagjia Kala e më pas nga lagjia Muzakaj, duke realizuar me sukses detyrën e ngarkuar. Këto i hoqën mundësinë armikut për të organizuar operacionin e Qershorit  në drejtim të jugut. Për çlirimin e Beratit forcat partizane humbën 30 partizanë trima, kurse armiku pati mbi 200 të vrarë. Berati i dha L.N.ÇL 322 bijë e bijat më  të mirë. Në vitin 1942 në Berat u vendosën  mbi 600 hebrenj. Mbi 50 familje të këtij qyteti, pritën, strehuan, ushqyen e fshehën hebrenjtë, duke i shpëtuar nga terrori. Asnjë i vdekur, asnjë i dorëzuar tek gjermanët. Punën e nisur me mjaft pasion për ngritjen e “Muzeut Solomon” nga i ndjeri Simon Vrusho u rihap nga bizesmeni shqiptaro -francez Gasmend Toska, i cili e shpëtoi atë nga pragu i mbylljes me investimet bujare që bëri. Në të pasqyrohet një  histori 500 vjeçare midis dy vendeve.

I vemi jo në Shqipëri, por dhe në Ballkan. Dua të falenderoj të gjithë partizanët, që muarrën pjesë për çlirimin e Beratit, s’i dhe veteranët mbi 95-vjeç të Beratit, që janë gjallë, Qemal Begon, Isuf  Toskën, Mehmet Lavdarin që konribuan në L.NA.Çl e më vonë në rindërtimin e vendit. Ata janë një histori e gjallë e luftës për liri e pavarësi. 2-Berati qytet i artit e i kulturës shekullore! Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII- para erës sonë. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të, para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P. Kr.).  Berati ka mbi 24 shekuj histori, art dhe kulturë. Ai është një nga qytetet e rrallë, që i takon agimit të njerëzimit. Berati ishte qytet, kur Londra ishte fshat. -Gazeta prestigjioze “The Telegraph” ka publikuar një listë me 30 qytetet më të bukura në Europë. Lista është përgatitur nga një shoqatë japoneze e agjentëve të udhëtimit, ku janë paraqitur 30 destinacionet që nuk duhet humbur. Berati vlerësohet i dyti. Qyteti muzeal i Beratit renditet nga gazeta prestigjoze amerikane “Boston Globe” si një ndër7 destinacionet që duhet të vizitohet. Në krye vendos Beratin:” Njerëzit aty janë të mrekullueshëm e të sjellshëm.”

Pse pëlqehet kaq shumë Berati?

Kështjella  është monumenti më i lashtë e ndërtuar që në shek IV – para Krishtit. Ajo ngrihet mbi një kodër 187 m të lartë. Gurë të tillë gjenden vetëm në Jeruzalem. Berati përmëndet për Kodikët që i ruan me një fanatizëm të denjë për ta quajtur të shënjtë. Kishat përbëjnë margaritarë të arkitekturës mesjetare në Berat. Përmbajnë vepra të artistëve të ndryshëm nga të panjohur të shekujve XII-XIV gjer tek mjeshtërit e mëdhenj të shek XVI, me Onufrin. Nga ndërtimet e kultit Mysliman  janë Xhamia e Kuqe e shek XIV dhe Xhamia e Bardhë e shek.XV në Kala. Nga më të bukurat është Xhamia e Plumbit. Kjo xhami është më e madhja e këtij tipi në Shqipëri. Beratasit e përsërisin shpesh se të ardhurit janë mirëpritur në Berat. Kjo tregon fisnikërinë e tyre. Shumë shtëpi në “Mangalem” e “Kala” janë kthyer në hotele karakteristike, interesante e tërheqëse për turistët e huaj. Beratasit presin çdo të huaj me fjalët: “Mirë se vini në Berat.” Ai është i bukur për të qenë përjetësisht i bukur! Berati muze përtej të kaluarës e të ardhshmes ka forcën e shekujve, pavarësisht problemeve që ka. Kur je në Berat të kap një joshje magjike duke të ftuar forcërisht të biesh në ëndër e në çast s’do të duash të zgjohesh nga lumturia që ndjen që je në Berat. Berati përmendet për Kodikët që me një fanatizëm të denjë quhen të shenjtë. Këto ishin pak nga shumë vlerat historike, kulturore e artistike të qytetit të Beratit, i cili gjendet në një lartësi 59 m mbi nivelin e detit dhe me tre lagje muze: “Kalaja”, “Mangalemi” e “Gorica”. Qarku i Beratit nuk ofron vetëm turizëm historik e kulturor, por aty mund të vizitosh Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit, qyteza antike e vendbanime të lashta ilire dhe të shijosh produktet e zonës, të cilat janë të pakonkurueshme. Në panairin e Beogradit “Ëine Vision Ision by Open Ballkan ”  që u organizua para disa ditëve, kantina e verës Nurellari u vlerësua me Medalje Ari për verën e kuqe MONTEMECA. Pjesëmarrje nga 22 vende të botës me 332 ekspozues. Pëlqehet për legjendat. Një herë jetonin dy trima. Ata quheshin Tomorr e Shpirag. Tomorri ishte shumë fisnik dhe i dukej vetja i ri. Shpiragu, s’ishte kaq i prirur pas ëndrës, por i ndjeshëm ndaj entuziazmit. Midis tyre jetonte një vajzë e bukur, Kala . Bukuria e saj të mahniste. Edhe lulet më të bukura ulnin kokën para saj. Të dy ranë në dashuri me të njëjtën vajzë. Miqësia e tyre po kthehej në urrejtje. Të dy vendosën të luftonin. Berati plak me nam, çupë të vetme ka Kalanë. Tomorri me Shpiragë – dy male vëllezër janë.

Berati, qytet i bujarisë dhe i fisnikërisë.

Që para 300 vjetëve gjeografi turk Evlia Çelebi ka shkruar: “Beratasit janë popull me karakter të butë e të urtë. Me edukatë e të drejtë. Nga ky qytet kanë dalë shumë njerëz të shquar e të famshëm si: burra shteti, vezirë, sundimtarë, ministra, dijetarë e filozofë. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë misionarë dhe qytetarë të drejtë e të pastër”. 3-Berati ka varfëri, por dhe arritje! U dëshpërova kur mësova që Berati renditet në tre qytetet më të varfëra në Shqipëri; me Kukësin e Gjirokastrën. Kemi largime të shumta. Po ndodh ajo që s’ka ndodhur shekuj me radhë me Beratin . Kemi një emigracion të detyruar nga faktorë social – ekonomik, që s’kishin ndodhur në historinë e tij. Por dhe disa punë të mira po bëhen si: në rrugën e Kalasë, pedonalja, ndriçimi, gjelbërimi e sinjalistika në rrugën e re buzë Osumit, qëndër Uznovë, e cila lehtëson qarkullimin e makinave. Puna për parkimin nëntokësor në qëndër të qytetit, restaurimi i shumë shtëpive në Lagjen Mangalem si dhe restaurimi i Sarajeve të Vrionasve e tjerë. Artisti Meçan Toka i ka thurrur këto vargje Beratit: “Kush të pa e s’u hutua. / Kush të pa e s’u mahnit!/ Gurë mbi gurë shekullor. Burim rrjedhë e fisnikërisë. / I përkëdhelur jam me fat, që kam lindur në Berat!” Agron Nurellari sa herë që e takoj më përmënd vargjet. “ -O Berat tek ty kam lindur. Sa të jem e sa të rroj. Sikur Botën të ma falin, kurrë me ty nuk do ta ndërroj. Tani kur vemi na quajnë “Mysafirë”! Edhe pse kam jetuar 60-vjet, duke paturtrupin larg, por zemrën dhe shpirtin  atje ku më ka rrënur koka, në Berat! Kjo është arsyeja që shkruaj kaq shumë për Beratin. Edhe kur bëj ndonjë ‘kritikë”, fjala vjen për varrezat, që duhen sistemuar më dridhet dora dhe këtë e bëj se dua ta shoh më mirë sesa është!