Intervista/ Flet piktori modern Fatbardh Mati (Kalvari): Në Greqi u njoha me artin Bizantin si dhe me proçesin se si bëhet një ikonë

223
Sigal

 

Ideali im ishte Parisi, por jo çdo ëndër realizohet

Gjatë rrugës u njoha me artin japonez, por kur shkova në Francë aty u mahnita dhe thashë me vete se ky është arti

Albert Z. ZHOLI

-vijon nga dje-

 -Çfarë është Tirana për ty?

Tiranizim, një njeri sentimental, provincial i hutuar, por falë shoqërisë u ambientova shpejt. Shumë njerëz ; kryeqendra e kultures, piktorë më të mirë të Shqipërisë, Tirana e bibliotekave muze, studiot, talente nga e gjithë Shqipëria. Tirana mbas një viti u informova me pikturat klasike nuk dija gjë. Pak njohje nga historia e artit. Aty tek biblioteka kombëtare dhe e shkollës u informova me artin klasik dhe impresione deri këtu ishte caku. Flasim për vitet 1985 pastaj vjellurash jam njohur me Van Gogun, Pikason, ekspresinistët gjerman pastaj Kandrisk Modrian, modeljan, nga viti 3 i shkollës, pastaj ekspozitat si edhe diskutimet me net të tëra. Punë- punë natë e ditë që të shihja pak dritë. Jetë konvikti me drita dhe pa drita, por ideali ishte Kolnikaj, Selimi, A.Mesi, Z. Paci,  V. Myrtezaj, etj. Kohë e bukur por e mundimshme dhe e shtypun se mos dilje nga rruga e socializmit si koncept.

-Mbas mbarimit të shkollës çfarë ndodhi?

Mbarova në vitin 1989 dhe u emërova mësues vizatimi. Punoja çdo ditë me entuziazmin e Tiranës. I vura program vetes që të kërkoj pikturën e vërtetë. Të bëj një pikturë që vetëm unë e di se si bëhet një pejsazh. Kërkime, vizatime të shumta për një peisazh për një brendi për një natyrë të qetë. Kam një peisazh me pemë që e kam mbajtë edhe 5 muaj në dorë. Hoqa dorë nga impresioni i momentit dhe kërkoja ndërtimin e saj. Kishte piktorë që peisazhin e bënin për 2-3 seanca. Unë doja të bëja një peisazh si Sezani. Ai ishte i preferuari im si piktor. Si koncept dhe jo si stil. Njëkohësisht kam bërë edhe natyra të qeta, kur ishte kohë e keqe, flasim për vitet 89-93. Pastaj shkëputem nga Shqipëria se erdhi rrëmuja demokratike. Kam ndërpre punën dhe pikturën dhe me shumë dyshime emigrova në Greqi. Ideali ishte Parisi, por shumë e vështirë për vizitë.

  • Si zgjidhje në demokraci ideuat emigracionin. Çfarë është Greqia për ty?

Greqinë e njihja nga autorët grekë në historinë e artit. Vitet e para të mundimshme dhe mbas nja 2 viteve pata fatin të filloj punë si ikonograf në një studio të njohur “Maneta”. Aty u njoha me artin Bizantin si dhe me proçesin se si bëhet një ikonë. 3 vite këmbëngulje për ta njohur mirë. Kam provuar shumë, kam riprodhuar shumë, kam kaluar të gjithë mjeshtrat e ikonografisë greke fillimisht ikona druri, pas 3 vjetëve dhe murale. Nuk dihet numri se sa kisha kam bërë, përveç Greqisë edhe Amerikës, Kanadasë, Palestinës, por të gjitha anonim, sepse nuk lejohej të nënshkruhej emri. Një fakt është nga viti 1994 deri 2005 çdo kishë që kam bërë unë janë me nënshkrimin e Kosta Zhuvolo, shitës ikonash.

-Çfarë të dha piktura bizantine?

Fillimisht edukatën e punës pastaj njohjen historike, evoluimin si ka filluar dhe ku është sot. U njoha me Afreskun ,pikturën murale, që ka zgjat gati 15 vite me konceptin kompozicion mistaken, magjinë, teknikën, pompozitetin, pedantizmin, rregullin, sepse në histori ikona ka filluar pa ditur gjë nga piktura ku është koha e errët dhe nuk kishin informacion ikonografët. Duhet shumë me fol, por nuk është ky qëllimi. Por jam mirënjohës, që pata fatin të njoh artin bizantin. Jam mirënjohës edhe Greqisë, sepse ajo për mua ka qenë një hap i rëndësishëm në jetën time. Aty u njoha me artin grek nëpër muzetë dhe akropolin. Me ekspozita të artistëve grekë dhe të huaj. Kam parë ekspozitat e mjeshtave klasikë botërorë, origjinal impresionizmin, ekspresionuizmin dhe aty direkt kam kuptuar çfarë do të thotë të pikturosh. Të shikosh origjinal Vangog,Sezan Pikaso. O çmrekulli! Aty më vrau ndërgjegja që pse nuk merem me pikturën dhe vendosa të shkëputem nga ikonografia.Nëvitin 2002 jam kthyer në Shqipëri dhe kam marrë një studio në Tiranë dhe punova për të hap një ekspozitë. Kisha bërë eksperimente gjatë kohës kur punoja ikona, dhe pas dy vjetëve hapa ekspozitën në galerinë kombëtare me dashamirësinë e drejtorit të Abaz Hodo me titullin homazh për bizantin. Eshtë bërë edhe një emision nga Vizion Plus me gazetaren Ela Baçi. Pata fatin të shkoj në Francë, Paris dhe aty mora përforcime dhe shpjegime. Aty u njoha me artin egjiptian dhe me të gjithë historinë se si ka evoluar dhe si vazhdoi me Pompidun dhe mendova se çfarë është kjo punë e bukur dhe e mundimshme. Pastaj kam pushuar dhe jam marrë me biznes Bar Kafe “Tokio”. Gjatë rrugës u njoha me artin japonez, por kur shkova në Francë aty u mahnita dhe thashë me vete se ky është arti. Ky më ngjan me thjeshtësinë e artit të shpellave deri diku me artin bizantin, pra me artin jo të ngarkuar.

-Çfarë mendimi keni për artin shqiptar?

Unë nuk jam as kritik as historian por sipas mendimit tim personal, arti shqiptar nuk ka stil, nuk ka histori siç ka arti klasik, italian, francez, Hollandez, gjerman, japonez, grek. Pra nuk ka ndiku asnjë në histori që të thonë ky është art shqiptar përveç se  Onufrit.

-Po sot çfarë mendimi keni për artin shqiptar për artistët shqiptar?

Pak veta më pëlqejnë, nuk dua të përmend emra se çdo pëlqim është personal, por në përgjithësi çfarë shoh unë i mungon e vërteta. çdo gjë që bëjnë është konsumuar nga të tjerët, nuk është e mirëfilltë shqiptare duhet pikturuar shqip që të prezantohemi me pretendimin që dikush që është njpohës të thojnë ky është art shqiptar që të futemi në histori botërore. Ka përpjekje elemente tek tuk por nuk, mjaftojnë.

-Çfarë po bëni sot?

Kam në dorë një cikël me çadra, po i përpunoj, se edhe një çadër plazhi është objekt i bukur për art siç është një lule, një pemë, një shishe. Një çadër i ka të gjitha brenda. E rëndësishme është që ta duam dhe ta respektojmë një kallam bambuje kaq e thjeshtë është piktura, por me arrit këtë është si shprehja thjeshtësia është mëma e dijes, të arrish këtë ke kap fillin, që i duhet çdo artisti të harrojë se çfarë ka bërë, çfarë di dhe të jesh ti objekti që ke përpara: i pastër, i sinqertë si një fëmi, por me pjekurinë e një burri. E thjeshtë i ka brenda të gjitha pa stërhollime e shpjegime teorike dhe kur je i zoti që di të bësh. Një vepër e bukur arti ka ndershmëri të vërtetë të bësh një pikturë që ta shohësh dhe të të vrasë ndërgjegja. Kur e shikon një pikturë të bukur të vret ose të jep kurajë. Është karakteri i atij që e bën, është autopsia ose autoportreti i tij është jeta e tij. Filozofia psikologjike kulturore është pasqyra, është e vërteta e tejkaluar, është si një vepër arti, është si një këngë zogu,si një poezi, si një roman apo një këngë e melodi e bukur. Kush pyet për një melodi? Kur është e bukur thjesht e shijon, kur dëgjon zogun ose bukur këndon. Mos ki frikë të pikturosh thjeshtë, të jesh krenar që të jesh piktor dhe mirënjohës që të është dhënë kjo mundësi. Respekto pikturën; ke respektu vetveten, mos shesim mend sikur çfarë jemi, thjesht artistë që nga fati duhet t’i shërbejmë të bukurës, sepse është mision i veçantë. Jemi me fat, duhet ta respektojmë të bukurën dhe atij që na ka falë këtë mundësi, qoftë zoti, qoftë natyra, qoftë geni! Të respektojmë njerëzit, që na dhanë kurajo dhe natyra na ndriçuan mendjen për të bukurën qoftë piktor, filozof shkrimtar, kritik, profesora, shokë e miq se çfarë kanë mbjellë të tjerët, korrim ne.