Engjëll Musai, Drejtor i Gazetës “Telegraf”
E madhërishmja “Artiste e Popullit” dhe “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa: Ju ishit një artiste dhe profesioniste e palodhur, e veshur me mantelin e fisnikërisë.
Kështu do të kujtoheni gjithmonë!
Ti ike, por vdekja nuk e mposht dot emrin tënd, pasi thesari i madh artistik dhe kulturor me mbi 180 role në karierën tuaj, do të shërbejë si një rreze dielli, që do të të ndriçojë shpirtin tuaj edhe në parajsë!
Dy ditë më parë ju zhvilluat intervistën e radhës për Telegraf.al, me gazetarin Albert Zholi. Ne nuk e mendonim se kjo intervistë do të ishte e fundit në karrierën tuaj. Madje, dje gjatë përgatitjes u treguam të kujdesshëm, pasi ju e kishit me shumë merak këtë intervistë ku përmendët filmat, dramat, regjisorët, dhe disa nga pengjet e tua. Treguat se Kultura dhe Arti, bashkojnë jo vetëm Kombin , por edhe miqësineë mes Kombeve. Dhe sot pas botimit ne si gjithmonë prisnim telefonatën dhe vlerësimin tuaj e Madhërishmja Margarit. Fatkeqësisht zëri juaj u shkëput dhe nuk mundi të vijë.
Por ne ju premtojmë se zëri dhe portreti juaj, jo vetëm që do të buçasë dhe ndriçojë, por do të jetë i pranishëm në çdo aktivitet dhe ngjarje të Kulturës dhe Artit, pasi Atdheu dhe Populli, të cilin ju i kishit më të shtrenjtët e kësaj bote, do t’ju mbeten përjetësisht mirënjohës.
Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tu. Kurajë dhe forcë. Të qoftë i lehtë dheu i Atdheut, të cilin e doje shumë dhe kundër tij nuk bëre kurrë kompromis …!
Thanë për Margarita Xhepën:
Pano Hallko
Iku një Artiste e shquar, e një Zonjë e madhe. Ishte lezet i këtij vendi, por kjo është jeta. Të gjithë jemi kalimtarë.
Ngushëllimet e mia të sinqerta familjarëve.
Lame Fandi
E paharruar “Nderi i Kombit”, mrekullia e artit Margarita Xhepa! Pushofsh në paqe e në dritë si ajo që u fale njerëzve gjatë gjithë jetës!
Leonora Gjoni. Terpollari
Shpirti i kësaj artiste të rrallë pushoftë në paqe. Komplimenta për këtë postim vlerësues për “Nderin e Kombit” Margarita Xhepa i nderuari Engjëll Musai.
Zija Çela
Një margaritar si Margarita i vijnë rrallë, shumë rrallë, skenës dhe ekranit.
Rustem Zyko
Shumë e bukur fotua me këtë Artiste me fytyrë engjëllore, me shpirtin e dlirë dhe me zëmër të madhe. Ajo është njeriu dhe artistja me të gjitha gërmat e emërit vetëm me shkronja të mëdha Ajo ishte SUPER
Avdi Zhubi
Për Juve, është fat dhe meritë që i keni dhënë zè me mirënjohje të madhe Margarita Xhepa
Ajo ka qenë edhe e imja, edhe e çdo shqiptari , paçka se nuk kemi patur mundësinë të flisnim nga afër për afeksionin e madh, që ajo ka përçuar tek ne të gjithë.
Me foton që ka bërë një mik i imi, me fjalët që TELEGRAF ka shkruar, më vjen natyrshëm që JU keni përçuar edhe atë që do donim të kishim bërë vetë.
Margarita punoi për të jetuar gjithmonë tek ne, edhe XHENETI do të jetë i kënaqur që e ka në gjirin e vet.
Bashkim Koçi
Na iku e madhja Margaritë po na ka lënë një mal me pasuri, portrete e personazhe që personifikojnë e përfshijnë historinë tonë të të gjitha kohrave.
U prehësh në paqe zonjë e Madhe!