Engjell Musai : Dr. Zekri Palushi, modeli humanizmit dhe nderi i Kombit Shqiptar

Ëngjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

NOA

Dr.Zekri Palushi, i përket ekipit të shkëlqyer të shkollës së mjekësisë shqiptare. Ai ka mbaruar shkollën e mesme Mjekësore ‘Jani Minga’ në Vlorë dhe Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Ka punuar si mjek në zonat e Veriut të Shqipëri, dhe më vonë ka mbaruar specializimin për Kardiologji, ku ka ushtruar këtë detyrë për një periudhë të gjatë kohe. Ka punuar 1 vit si këshilltar për mjekësinë me ish-Kryeministrin Aleksandër Meksi. Ai është pjesë e njerëzve human dhe profesionistë, që për shkaqe që tashmë dihen në Shqipëri; largimit të intelektualëve, zgjodhi të bëhet pjesë e ekipit mjekësor të përparuar botëror.

Jo rastësisht Dr.Palushi, është një nga specialistët më të mirë të kardiologjisë dhe më i dashuri për pacientët në Australi. Aq e vërtetë është kjo sa pacientët udhëtojnë 2 apo 3 orë me avion për vizita e konsulta me Dr. Zekri Palushi. Ai figuron edhe në top-listën e mjekëve më të mirë të certifikuar nga OBSH. Shkrimet e Dr. Palushit gjatë pandemisë covid-19, dukeshin në ditët e para të shpërthimit të pandemisë si tabu. Por sot kur i lexon, ato përbëjnë një dritare të hapur për pacientët dhe një lloj grushti dërrmues të atyre që humbën të afërmit dhe që të kujton mjerimin e Migjenit. Ndoshta po të ishte dëgjuar Dr.Palushi, do kishin shpëtuar me qindra jetë në Shqipëri. Personalisht i kam kërkuar Dr.Palushit, këshilla për trajtimin e Nënës sime kur u prek nga Covid-19, e cila kishte kaluar në të shkuarën edhe probleme të tjera nga mushkëritë.

Pasi e vizitova dhe i thanë të shtrohej urgjent në Infektiv, sepse gjysma e mushkërisë është jashtë funksionit, u konsultova me Dr.Palushin, i dërgova skopinë, skanerin, analizat dhe problemet klinike që paraqiste nëna si paciente. Mbi këtë bazë Dr.Palushi më nisi një recetë. Edhe pse temperatura ishte 39.5, dhe gjëndja jo e mirë, kishte debulesë, mungesë fuqie dhe këputje, filluam mjekimin. Pas 6 ditësh temperatura filloi të bjerë, gjendja ishte në përmirësim, dhe nëna filloi lëvizjen me maskë në mëngjes dhe pasdite vonë. Nuk përdorëm oksigjen dhe pas 15 ditësh trajtim gjëndja ishtë e shkëlqyer. E dërguam për vizitë sërish ku bëmë skopinë dhe skanerin dhe na thane: – si ka mundësi që qënka shëruar plotësisht?

Na pyetën ku e shtruat, dhe përgjigja jonë ishte: Zbatuam protokollin e Australisë që na e ofrojë Dr.Zekri Palushi. Këtë protokoll gazeta ‘Telegraf’ e ka botuar të plotë në shkrimin e doktorit, ku i lutej ministres Manastirliu që ta merrnin parasysh se ky u shërben pacientëve shqiptar, dhe mos dëgjoni grupe apo klane, që kërkuan të krijonin trauma në familjet e njerëzimit dhe mbarë shoqërisë kudo në botë. Këto shkrime u pasuan edhe me shumë të tjera deri sa më në fund u pranua zyrtarisht si nga BE, nga disa shkenctarë se Covid-19 u trajtua politikisht dhe jo profesionalisht.

Në këtë kuadër i kërkova Dr. Zekri Palushi të bënte një artikull në lidhje me situatën e nxehtë dhe aq më tepër që ai është një ekspert i fushës së kardiologjisë. Brënda 24 orëve ai e përgatiti dhe ne sot po e botojmë për lexuesit në Shqipëri, për të dhënë sado pak ndihmën tonë në të mirë të qytetarëve. Në emër edhe të lexuesve të ‘Telegraf.al’, por edhe të gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo ku flitet shqip, falenderojmë Doktorin e kardiologjisë Zekri Palushi. Faleminderit Doktor.