Engjëll Musai: 70-Vjetori i ditëlindjes së Bashkim Hoxhës

30
Sigal

Nesër “Mjeshtri i Madh”, që më zërin e qetë dhe plot edukatë uron çdo mëngjes miliona shqiptarë feston ditën e lindjes!

Engjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

Nesër është 2 shkurti! Dita e lindjes së mikut të shqiptarëve kudo në botë, Bashkim Hoxha. Sa herë që kjo datë bën rrotullimin e vet kalendarik, mua personalisht, miqve të Bashkimit, duke filluar nga Gëzim Domi, artistëve, kineastëve, artdashësve, lexuesve dhe të gjithë dëgjuesve të emisionit “Koha për t’u zgjuar” , “Mengjesit”, stendave të librave dhe skenave të kinematografisë, na buron nga shpirti një urim i madh dhe i kristaltë: “Gëzuar ditën e lindjes miku ynë i shenjtë dhe ikona e kulturës kombëtare Bashkim Hoxha! Lumturi për Ju dhe familjen tuaj miku ynë i rrallë, gëzime paçi ngaherë dhe, mbi të gjitha, shëndet dhe mendje të kthjellët në misionin tuaj të veçantë dhe unik në fushën e artit, letërsisë dhe kulturës.”

Por viti 2024 shënon edhe 27 vjetorin e emisionit “Koha për t’u zgjuar” me 199 mijë herë “Alo Bashkim” dhe 9722 ditë komunikimi me qytetarët. Emisioni “Alo Bashkim”, u ideua në mbrëmjen e 20 marsit 1997 në Durrës, në një dhomë të vogël që më shumë i ngjante një kioske të vogël, brënda të cilës ishte shpirti i shqiptarëve për fjalën e lirë dhe të pacensuruar. Pikërisht kjo iniciativë do të shënonte edhe evolucionin e medias dhe bashkbisedimin e drejtpërdrejtë dhe pa censurë me qytetarët…

Bashkim Hoxha ka marrë një dhuratë e bukur tejet speciale nga ONUFRI. Botohet “Dëshmitari i Shkretëtirës”, një titull domethënës në 70 vjet jetë dhe për më shumë se 50 vjet krijimtari.