Dossier nga Çano Nora/ Rrëfen Sokol Karaulli: Ja si e rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës në Gjirokastër dhe e hypën mbi një saurrel duke e çuan buzë lumit të Drinos, tek një cep i N.SH.N- së. Disa gra të qytetit e mbuluan monumentin me çarçaf dhe protestuesit e lyen me benzinë dhe e dogjën. Historia e Agron Memushit që iu bë gjyqi dhe u dënua me 5 vite burg se tha ditën e inagurimit të monumentit :” Bëheni si të doni por mos e ngjallni më!
Monumenti i Enverit në Tiranë u hoq në 20 shkurt 1991. Në vitin 1990 iu vu dinamiti dy monumenteve në bulevardin e Tiranës,atij të Stalinit dhe të Leninit.Në stadiumin e Kavajës , në ndeshjen Besa me Partizanin ,u hodhën parrullat e para:” Poshtë komunizmi! Enver, Hitler!E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”
Nga Çano Nora
Sokol Karaulli rrëfen historinë se si e rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës në vendlindjen e tij, në gjirokastër, e hypën mbi një saurrel dhe e çuan buzë lumit të Drinos, tek një cep i n.sh.n- së
* Si e mbuluan me çarçaf disa gra të qytetit të gurtë monumentin e Enverit dhe protestuesit e lyen me benzinë dhe e dogjën.
* E dënuan Agron Memushin në vitin 1989 me pesë vite burgim ditën e inagurimit të monumentit të diktatorit,se kishte thënë:” Bëheni si të doni,bëheni monument,por mos e ngjallni më!

Mbyllni bilardon , se do inagurohet monumenti i Enverit! Kur erdhi u drejtua nga pjesmarrësit atë ditë dhe nxorri prej goje :” Bëheni si të doni ,bëheni monument, por mos e ngjallni më!” Ja për këtë është penalizuar. Për këtë e burgosën dhe bëri burg për pesë vjet.
Ndërsa në Tiranë e gjetkë monumentin e Enver Hoxhës e hoqën në shkurt të vitit 1991 ,në qytetin e tij të lindjes e hoqën në 28 korrik të po atij viti.Pas ngjarjes së bujshme të rrëzimit të monumentit të diktatorit më jetë gjatë në pushtet, Enver Hoxhës,nisën lëvizjet një pas një edhe në qytetet e tjera ku kishte përjetësinë e tij në të tilla nivele.Vetëm në vendlindjen e tij,monumenti vazhdonte të qëndronte ende në këmbë,si në ditën e parë të inagurimit në vitin 1989 ,pas vdekjes së Enverit, si për t’i bërë karshillëk malit të Gjerë.Ai vazhdonte të mbetej simbol i atij sistemi ,atje në një vënd të dukshëm nga të gjitha fushë pamjet e qytetit të gurtë.Për t’a mbrojtur nga shkatërrimet , për t’a ruajtur atë siç ishte ditën që u vu dhe i bënë inagurimin,e kishin marrë në dorë forcat e policisë vendore të Gjirokastrës .Pas ngjarjes së dhunshme të Tiranës ku njerëzit u irituan dhe situata doli jashtë kontrollit ,ditën që u hoq monumenti i diktatorit,ku “sheshi Skënderbej” s’ishte tronditur asnjëherë si atëherë, në Gjirokastër i trembeshin përsëritjes së një situate të ngjashme me atë të kryeqytetit, ndaj policia shtoi rradhët për mbrojtjen e atij copë shkëmbi, që mbante përsipër Enverin, për të cilin punoi skulptori Mumtaz Dhrami për muaj të tërë.
Që do të hiqej ky monument edhe këtu në këtë kodër mbizotëruese ,të gjithë ishin të bindur,por ishte thjeshtë çështje kohe.Kishte kohë që flitej në këtë qytet ,në jetën e përditshme, në punë ku ishin, në shetitore, në klube duke pirë kafe e një gotë raki,kudo. Kjo ishte kryefjala e atyre ditëve.Edhe pse kështu,asnjerit nuk ia mbante të dilte hapur në opinion,se policia bënte roje dhe këdo që do të guxonte që t’i afrohej “të paprekshmit”,do t’a çonin menjëherë brënda hekurave,siç ndodhi me Agron Memushin ,i cili pasi vuri dorë i pari mbi të,e pagoi me pesë vite burgim.Dhe Enveri vazhdonte të qëndronte “i paepur” në atë kodër ku më vonë ,pas heqjes së tij,pikërisht në atë vënd,asnjë centimetër më tutje , do të ndërtohej shtëpia e kulturës së qytetit.

U mblodhën partitë politike dhe të gjithë ishin në një mëndje: Monumenti duhet hequr! Diktatori po binte. Po binte një sistem i tërë ! Një nostalgjik i atij sistemi ,përfaqësues i partisë socialiste ,u bind për heqjen e monumentit aq të diskutuar ,por pa dhimbje.Ta përcjellim për herë të fundit ,por jo vandalisht e me sjellje të rëndomtë.
Monumenti në Tiranë u rrëzua, edhe në Shkodër ,edhe në Korçë edhe në….. Tani e kishte radhën ai i shumë përfoluri monument i Gjirokastrës. Do të rrëzohej biri i GJirokastrës, njeriu më i”dashur”i gjirokastritëve. Por ja erdhi dita. Erdhi dita që Enveri do të dilte i tepërt për Gjirokastrën. Erdhi dita që atë që e kishin parë në fronin më të lartë të pushtetit , tani t’a shihnin buzë lumit të Drinos, në një cep të Ndërmarrjes së Ndërtimit në Gjirokastër.
Në tërë vëndin po ndodhnin ngjarje të njëpas njëshme. Ramiz Alia ra dakort që të krijohej qeveria e përbashkët me opozitën ,e cila u quajt Qeveria e Stabilitetit.
Edhe këtu në Gjirokastrën jugore,në krye të Komitetit të Qytetit u vu Sotiraq Hroni.
Edhe pse në këtë situatë monumenti qëndronte stoik,si për të thënë : Ja ku jam,po ua mbajti prekmëni!Jam ai që kam qenë, edhe i vdekur”.
Thashethemet për heqjen e tij vazhdonin të “ndiznin ” tërë qytetin. Por këto thashetheme e kishin dhe një të vërtetë brënda,atë që, sido që të bëhej puna, Enveri, një ditë do të hiqej nga kodra në Qafën e Pazarit. Një ditë Ai do t’i thoshte Lamtumirë qytetit që e lindi dhe e rriti me njëmijë kujtime për jetën. Një ditë edhe njeriu më i “famshëm” i të gjithë kohërave, nuk do të kishte më të drejtë të rrinte në dheun e tij ,atje në qëndër të qytetit. Erdhi dita që edhe Ai të dilte i tepërt.
Kjo punë s’do vazhdonte gjatë.Do të zinte guri vënd,por të mos ndodhte si në Tiranë,por të hiqej me “të mirë” me qytetari ,pa eksese, pa dhunuar e vrarë njeri – tjetrin. E gjithë puna konsistonte që të gjitha palët të binin dakort, se diktatorit i kishte ardhur fundi, të hiqej nga ai cop shkëmbi, por të hiqej pa u lënduar askush ,të hiqej nga ai vënd që datonte korrik 1989.
Erdhi çasti më i volitshëm për rrëzimin e monumentit:Të gjitha forcat politike,por edhe gjirokastritët nuk do të bënin ndryshe nga “bota”.Ajo që më parë për qytetarët ishte një tabu, tanimë kjo për ata ishte një gjest normal ,por jo si në Tiranë, ku u rrezikua jeta e protestuesve nga çasti në çast.
U mblodhën partitë politike dhe të gjithë ishin në një mëndje:Monumenti duhet hequr! Diktatori po binte. Po binte një sistem i tërë ! Një nostalgjik i atij sistemi ,përfaqësues i partisë socialiste ,u bind për heqjen e monumentit aq të diskutuar ,por pa dhimbje.Ta përcjellim për herë të fundit ,por jo vandalisht e me sjellje të rëndomtë.

Ky monument duhej të rrëzohej, se koha e atij kishte ikur.Ai duhej të hiqej një orë e më parë.Atij regjimi i kishte ardhur fundi një herë e përgjithmonë.Do të hiqej monumenti që e ndërtoi Mumtaz Dhrami me duart e tij.
Për të rrëfyer historinë e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës,të inaguruar në vitin 1989,në Kodrën e Qafës së Pazarit në Gjirokastër, i morëm këtë intervistë Sokol Karaullit, ish ushtarak karriere ,intelektual dhe aktivist mjaft i njohur për qytetarët e Gjirokastrës.

Me iniciativën e arkitektit restaurator Kreshnik Merxhani ,në Kalanë e Gjirokastrës ,është bërë një muze bashkëkohor me shumë pavione,ku një ndër t’a pasqyron ndryshimet demokratike në Gjirokastër ,luftën për liri e demokraci.Po ashtu me imtësi është hedhur edhe dita e rrëzimit të diktatorit komunist, që lindi dhe u rrit këtu në vendlindjen e tij, në Gjirokastër. Historia është histori.Dhe ashtu duhet të mbetet.
-Zoti Sokol, çfarë kujton nga dita e rrëzimit të monumentit të diktatorit ?
Monumenti i Enverit në Tiranë u hoq në 20 shkurt 1991. Në vitin 1990 iu vu dinamiti dy monumenteve në bulevardin e Tiranës, atij të Stalinit dhe të Leninit. Në stadiumin e Kavajës ,në ndeshjen Besa me Partizanin ,u hodhën parrullat e para:” Poshtë komunizmi! Enver, Hitler!E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”Të gjitha këto patën ndikim edhe në Gjirokastër,ku të rinjtë ndiqnin me vëmëndje ngjarjet e asaj kohe. Në 14 janar 1991,u krijua dega e PD në Gjirokastër.U krijuan dhe seksionet në Labëri, në Dropull, në Libohovë e Odrie, kudo .E gjithë kjo lëvizje pasoi në pikën kulminante ,ku rinia e Gjirokastrës ,si në gjithë qytetet e tjera , ndërmori aksionin më të madh ,në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës.Të kryeje një aksion të tillë këtu nuk ishte e lehtë, sepse regjimi komunist në vendlindjen e Enverit ishte më i fortë. Adil Çarçani në atë kohë u kishte dërguar një mesazh gjirokastritëve,që Gjirokastrën do t’a mbajmë të kuqe, por vrulli i demokratëve të këtij qyteti jugor ,bëri të mundur rrëzimin edhe këtu të monumentit të Enverit.
Ishte ditë e diel ,datë 28 korrik 1991. Si çdo ditë dola nga shtëpia për të pirë një kafe me miqtë e mi Robert Asqeri, Ilir Bozgo e Thimio Fili. Mbasi pimë kafen ,filluam xhiron e përditshme në Sheshin e Çerçizit.Në heshtje diçka prisnim ,diçka ndjenim .Prisnim ndonjë lajm nga Tirana . Njerëzit kureshtarë që na njihnin si demokratë të Gjirokastrës na thanë:” Hë mo, ç’bëni ju? Kur do t’a rrëzoni monumentin? Dhe Robert Asqeriu ,si mjek në spitalin rajonal dhe njeri mjaft i respektuar në qytet,ua ktheu:” Rrini sot.Mos lëvizni nga Pazari .Lajmëroni dhe njerëzit e shtëpisë dhe shihni se si do t’a rrëzojmë”.Për çudi atë ditë,Qafa e Pazarit ,u mbush me njerëz të gjithë lagjeve, Dunavat Cfakë,Palorto ,Manalat ,18- Shtatori,e lagjia Zinxhira. Kurioziteti
ishte i madh.Disa të rinj u mblodhën në Qafë të Pazarit dhe filluan të këndonin për Mëmëdhenë, eja mblidhuni këtu – këtu! e të tjera parrulla si këto.Orët kalonin dhe pazari u mbush me policë dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë.U hodhën parrulla gjithandej nga protestuesit.Gjëndja po acarohej.Unë ndodhesha në krye të turmës për të menaxhuar më mirë situatën. Bisedova disa herë me policinë për të mos ushtruar dhunë ndaj protestuesve ,për të mos u bërë edhe në Gjirokastër siç u bë në Shkodër në dy prill 1991. Jo,këtë se dëshironim kurrë.Rreth orës 9 të mbrëmjes ,në 28 korrik 1991 ,ditën e diel turma u drejtua për tek monumenti.Të gjithë brohorisnin duke u përleshur me policinë. Kur mbritëm para monumentit,u fikën dritat në gjithë qytetin.Kjo neve na favorizoi .Çdo gjë po fliste për ne.Ishim fare të pa përgatitur. S’kishim mjete. Nga turma Mondi Koçiu ,na tha se kishte një varre në shtëpi.E mori atë dhe e solli menjëherë.
-Po historia e Agron Memushit si është,që iu bë gjyqi dhe u dënua me pesë vite burg?
Ë,po! Një djalë nga Palortoja, nga lagjia ku lindi Enveri,Agron Memushi,doli para të gjithëve dhe tha:” Ma jepni mua varrenë, se do t’a rrëzoj vetë. Për këtë monument kam bërë pesë vite burg.”
Sa të hapje e të mbyllje sytë , djaloshi i Palortosë, me varre në dorë ,hidhet mbi policët dhe u gjënd mbi monument. Monumenti ishte shumë i fortë. Ishte me mermer të sjellë nga Kreta e Greqisë.Ishte e pa mundur që të shëmbej nga goditjet e varresë.Edhe njëmijë varre të ishin.Agroni e goditi në disa pjesë delikate.I theu hundën ,veshët dhe dorën me karafil në dorë.Në këtë çast turma filloi që të brohoriste :” Urra! Urra!E hodhëm qelbësirën! ”
Në këtë moment feste,për të shpërndarë turmën ,policia hodhi fishekë manovre.
Më vonë erdhën autoritetet vendore dhe për të marrë situatën në dorë urdhëruan të arrestoheshin autorët e këtij aksioni jo të zakontë.Kjo punë nuk mbaroi me kaq.Disa gra të shoqatës së Enverit e mbuluan me çarçaf monumentin ,me keqardhje për të mos e parë me sytë e tyre Enverin të nxirë nga flakët. Protestuesit e lyen çarçafin nga fundi në krye me benzinë dhe e dogjën.Nga djegia monumenti u nxi i tëri. Kur njerëzit u mblodhën natyrshëm te monumenti,pa i urdhëruar njeri,Dino Çiçua, ekonomisti i njohur dhe poet e gazetar,erdhi dhe më hodhi dorën në sup.
-.Si është situata,vëlla?
– Mirë duket gjer në këto momente, – ju përgjigja unë.
Pastaj Dinua,për të shmangur çdo situatë më porositi:
– Më kanë ardhur ca miq nga Tirana.Por këtë radhë edhe ata erdhën me mua sot këtu. Këtu bashkë me ne në protestë.Duhet të jemi të kujdesshëm në çdo hap.Gjitokastritët se hanë turpin me bukë.Ai monument nuk duhej që të qëndronte më në këmbë,si ti bënte karshillëk Malit të Gjerë.Dinua, më i madhi nga ne ndizte e shuante cigare papushim.Dhe s’harronte se ndonjërit mund t’i shkrepte në kokë dhe prishte skenarin e improvizuar për heqjen e diktatorit që qëndroi më gjatë në pushtet në regjimin komunist.

Kur erdhi Dino Çiçua u drejtua nga njerëzit e grumbulluar dhe i porositi për të qenë të kujdesshëm .Të mos iritoheshin.
Të mos vrisnin njeri – tjetrin.Po edhe policinë jo. Këto ishin fjalët e tij që përcolli tek gjithsecili që ishte prezent aty.Të mos vrasim shoku – shokun, të mos vrasin policinë! Pasi u dogj monumenti ,turma u shpërnda.Mua dhe Agron Memushin ,për të cilin u fola më sipër dhe disa pjesmarrës të tjerë,na shpallën persona në kërkim, dhe për shumë kohë mbetëm të fshehur. Ditën që do të inaugurohej ky monument kishin ardhur dhe autoritete nga Tirana dhe qeveria vendore .Ishte mbledhur populli i Gjirokastrës. Lajmëruan edhe njerëzit nëpër lokale që të vinin në momentin e inagurimit. Agron Memushi i ndodhur në bilardo teksa luante u tha atyre që ishin aty brenda: Mbyllni bilardon ,se do inagurohet monumenti i Enverit! Kur erdhi u drejtua nga pjesmarrësit atë ditë dhe nxorri prej goje :” Bëheni si të doni ,bëheni monument,por mos e ngjallnin më!” Ja për këtë është penalizuar.Për këtë e burgosën dhe bëri burg për pesë vjet.
Të nesërmen e ditës që u dogj nga jashtë mermeri i Kretës,një i ri Gjirokastrit,Tomi Rami,i biri i Dr.Polo Ramit,hyri brenda në kinema dhe nga studjua e saj vuri këngën:” Liberta- a a a,të Albano Karidit.U dëgjua ajo këngë gjer lartë në Komitetin e Partisë.Erdhën menjëherë forcat e shumta të policisë dhe e arrestuan djalin 16 – vjeçar.E rrahën dhe e torturuan atë në qelinë e Degës së Brendëshme të Gjirokastrës.
-Po më pas,çfarë u bë me monumentin?
Monumentin e lamë në atë gjëndje. Mbas një muaji ,autoritetet vendore vendosën që t’a hiqnin nga kodra e Qafës së Pazarit ku ishte ngritur në vitin 1989.Thirrën autorin e realizimit të tij,Mumtaz Dhramin,për t’a çmontuar. Pasi e çmontuan e ngarkuan me vinç mbi një saurrel të asaj kohe dhe e çuan te Ndërmarrja e Ndërtimit.Shofer i saurrelit ishte Namik Babameto. Kur kaloi saurreli me “Enverin” sipër ,në Qafë të Pazarit,të gjithë të pranishmit anëve të kalldrëmit ,i dhanë duartrokitjet e fundit diktatorit.Nuk ishte menduar kurrë që ky monument të hiqej zvarrë ,por të çmontohej e të çohej në një vënd të sigurt ,ndoshta atje në një ambjent të kalasë së qytetit.Por nuk ndodhi kjo asnjëherë.E çuan monumentin në buzë të lumit të Drinos ,në ambientet e repartit të përpunimit të gurit dhe mermerit.Më vonë ,me sa di unë ,materialet e mermerta, i tërhoqi Mumtaz Dhrami për t’i përdorur në studion e tij në Tiranë.
-Jam në dijeni se materalet fotografike i kanë çuar dhe i kanë bërë pjesë të muzeut në kala si është e vërteta?
Me iniciativën e arkitektit restaurator Kreshnik Merxhani ,në Kalanë e Gjirokastrës ,është bërë një muze bashkëkohor me shumë pavione,ku një ndër t’a pasqyron ndryshimet demokratike në Gjirokastër ,luftën për liri e demokraci.Po ashtu me imtësi është hedhur edhe dita e rrëzimit të diktatorit komunist,që lindi dhe u rrit këtu në vendlindjen e tij,në Gjirokastër.Historia është histori.Dhe ashtu duhet të mbetet.
Faleminderit për intervistën!




















