Ardhja e babait nga Italia dhe takimit me të në “Hotel Dajti” Tiranë në vitin 1988

NJOFTIM

Promovimi, ditën e shtunë, 28 mars 2026, ora 10:00, në Auditoriumin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Garnizoni “Skënderbej”, Tiranë.

Sigal

Më 9 qershor 1991, familjarisht, bëmë emigrimin e parë në Itali. Një muaj më pas, më vjen përgjigja e kërkesës se më njihej qëndrimi në Itali, më jepej pasaporta dhe mund të qëndroja ku të doja, në Shqipëri ose Itali.

Kujtim BORIÇI

Maksim FEJZULLA

Përgatitja e volumit të pestë të kolanës “Skënderbegasit ndër vite…” kërkoi një volum të madh pune e bashkëpunim rezultativ të shumë kolegëve, skënderbegasve dhe faktorëve të tjerë të interesuar. Ky bashkëpunim, në forma e mënyra të ndryshme, na lehtësoi jo pak dhe na e bëri më të lehtë ‘barrën’ e kësaj ndërmarrje, gjë për të cilën ne i falënderojmë nga zemra. Kujtimet që afruan, dokumente e foto, përfshi dhe publikime në kohë të ndryshme, na krijuan mundësinë e një përzgjedhje sa më cilësore. Ata që u bënë pjesë e këtij angazhimi, janë shumë e është vështirë që ti përmendim të gjithë me emër. Ndër ta po përmendim,  Thoma Kondurin e Zyhdi Krojin, Presidentë Nderi të Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë; Gjeneral Bardhyl Nuredinaj, Komandant i Akademisë së Mbrojtjes “Skënderbej”; Hirësinë e tij Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve; Dhanil Reveli, kreu i shoqatës “Skënderbegasi”, ‘Nderi i Kombit’; shkrimtarin e publicistin e njohur Shpend Topollaj; poetin emblemë Arben Duka, kolegët e miqtë Et’hem Ibrahimi; Gani Elezi; Mëhill Marku; Agustin Gjinaj; Shefqet Kërcelli; Bernard Zotaj; Zaho Golemi; Njazi Nelaj; Avni Skënderaj; Novruz Zejnati; Hilë Lushaku; Qirjako Dhima; Zabit Çuku; Hamit Gojani; Besnik Gjonbrataj; Hajro Limaj; Rushan Dosti; Veri Talushllarin; Viktor Përshqefën; Profesorin dhe ikonën e sportit tonë Et’hem Ibrahimi; kolonel Xhemal Imerin; Liliana Konomi-Mero; ushtarakun Aqif Bozhiqi dhe Subi Hida; Gjithashtu, mirënjohje e veçantë për drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që e mbështetën këtë projekt.

Një falënderim i veçantë dhe për drejtuesit e gazetës Telegraf, zotërinjtë Agim Çiraku dhe Engjëll Musai për vlerësimin dhe hapësirën që i kanë kushtuar vëllimeve të kolanës “Skëndërbegasit ndër vite.”

Ardhja misterioze e babait nga Italia dhe kurthi i takimit me të në “Hotel Dajti” Tiranë në vitin 1988

Francesko FIORE

…Në shtator vajta në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Më caktuan në specialitetin këmbësori, një nga degët që kisha kërkuar. Mbaroi viti i parë me rezultate të mira dhe në pushim, unë punova rreth dy muaj në Kombinatin e Ndërtimit ‘Josif Pashko; Në mesin e gushtit 1965 fillova vitin e dytë të këmbësorisë. Që në ditët e para na çuan në kodrat pa vajtur në gurore, për punime xheniere. Një ditë erdhën për inspektim komandanti dhe komisari i shkollës. Për një kohë të gjatë ata qëndruan në majë të kodrës, pikërisht sipër transhesë ku po punoja unë me disa shokë. Na përshëndetën dhe kushedi se çfarë flisnin me njeri tjetrin. Mua më kujtohen mendimet e mija. Duke i parë ata nga poshtë lart me bishtin e syrit, mendoja : Komandanti i shkollës, Kolonel Begeja ka qënë partizan. Vëllai tij u arratis në Itali pas çlirimit dhe kjo ka penguar atë të bëj karrierë në ushtri. Edhe se është vlerësuar për aftësitë e tij, duke e bërë komandant të Shkollës së Bashkuar, përsëri ai mund të jetë i pakënaqur me këtë detyrë, pasi shumë vetë, thoshin që meriton më shumë. Kaloi një javë nga kjo, e mua më erdhi njoftimi për në universitet. U paraqita dhe u regjistrova në degën mekanike. Kisha dhe shokë të tjerë skënderbegas këtu. Normalisht mësimet vazhdonin dhe koha ecte. Por papritur, më rishfaqen dhe këtu peripecitë e të qenit djalë i një italiani.

Mbiemri, pengesë për shkollimin e lartë

Një ditë, në pranverën e vitit 1967, më thërrasin në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në takim me doli kolonel Luto. Ai me dy fjalë më komunikoi: “-Kërkesa jote për të dalë kuadër ushtarak, nuk u aprovua!”. Unë në ato çaste, nuk është se ngela i hutuar. Tashmë, mbas dy vjet në universitet, pa përgjigje, ajo vetëkuptohej, por mënyra dhe toni zyrtar i atij që i thoshte mamasë pak më parë: -Ai ecën me këmbët e tija.” Kur vajta në shtëpi, mamaja e dinte përgjigjen, pasi ajo më përpara kishte marrë vesh që Hysni Kapo, kishte thënë: Më mirë të bëhet kuadër ekonomik se kuadër ushtarak!”. Nëna, duke më parë në sy, më tha: “Ti Çeko, në regjistrin e familjes, figuron me emrin Francesco Giuseppe Vasta.” Për tim atë natyral nuk di një njeri, as mamaja nuk ka marrë vesh gjë, që kur ka ikur. Ku është ai dhe çfarë bën, ishin fjalët që shpesh më vinin në mëndje. Ja po e ndërroj edhe mbiemrin, por. Në janar të vitit 1970, dhamë provimet e fundit dhe do mbronim diplomën… Më 3 janar filloj punë në uzinën “Enver” si inxhinier… Nisa me punën e projektimeve… Në vitin 1976, njoha Maritën, funksionare rinie dhe u fejova.. Më vonë, ajo punoi në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 9 qershor 1991, familjarisht, bëmë emigrimin e parë në Itali. Një muaj më pas, më vjen përgjigja e kërkesës se më njihej qëndrimi në Itali, më jepej pasaporta dhe mund të qëndroja ku të doja, në Shqipëri ose Itali. U stabilizova dhe integrova familjarisht në Itali. Por nisa të kërkoj dhe pjesën tjetër të familjes atje, atë nga babai. Teksa isha në kërkim në udhën e vështirë të kërkim të rrënjëve, po sjell dhe kujtime nga fëmijëria e puna ime në Shqipëri (qindra faqe të ditarit tim) ps sjellë shkurt epilogun në vazhdim:

EPILOGU

Ishte e shtunë pasdite, pak ditë nga 29 Nëntori i 1984, kur në shtëpinë tonë vjen Yzoja i

cili meqenëse isha vetëm më tha: Çeko, nesër nga ora 16.00, unë kam lënë një takim tek bar-restoranti i Parkut Rinía përballë Hotel Dajtit me një italian, që njeh babanë tënd, Giusepppen. Ai ka ardhur me një grup ish-partizanë nga Italia për të marrë pjesë në festimet e 40 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Ti mos i thuaj asnjërit, se unë nuk dua të bëhem shkak që Fioria të më mërzit siç u mërzit para disa vitesh kur Dalloja pyeti për Giusepppen në një nga këta grupe. Kur unë i thash Fiores, që mos të mërzitej se ajo nuk kishte bërë ndonjë gabim, ai nuk më foli për disa muaj. Prandaj nesër në fshehtësi të madhe të pres tek hyrja e restoranit nga ana e Shallvareve. Mos i thuaj gjë as Maritës!

Të nesërmen në orën e caktuar isha përpara hyrjes së restorantit. Erdhi Yzoja dhe u futëm brenda. Diku nga fundi ishte ulur një burrë i shëndetshëm me mustaqe paksa të zbardhura e me flokët e rëna mbi ballë. Yzoja më drejtoj drejt tij dhe kur u afruam, burri i panjohur u çua dhe me një buzëqeshje të ëmbël m’u drejtua:

-Mirë se të gjej biri im i dashur, unë jam Giuseppe Vasta, babai yt!

Unë edhe se isha i përgatitur, që më në fund do të takohesha me një shok të babait, i cili do të më fliste për të, ngela pak i ndrojtur nga kjo e papritur. Por shpejt  m’u shfaq një buzëqeshje nga thellësia e shpirtit tim, kaq vite i brengosur dhe pa menduar dy herë ju hodha në qafë atij që për kaq vite ishte brenda meje dhe mbështjellë me petkun e “urrejtjes”.

Yzoja kaq deshi dhe pa u zgjatur na la vetëm duke i thënë Giuseppes:

-Po ju le vetëm, mirupafshim Giusepppe, do të shihemi më vonë.

Ne u ulëm përballë njëri tjetrit, duke mbajtur shtrënguar duart me njëri tjetrin. Kamerieri, që kishte marrë porosinë e paguar nga Yzoja, na solli nga një konjak “Skënderbeu” e kafe.

-“Gëzuar, për takim tonë, mirë se të gjeta”, -tha babai me shqipen e tij gjysmake, duke përplasur gotën e konjakut me timen.

-Gëzuar dhe mirë se na erdhe, u bë një jetë e tërë që po pres takimin tonë-i pohova.

Pasi pimë nga një gllënkë konjak, unë sikur ta dija që ai i kishte minutat e numuruara të rrinte me mua, f illova të zhvesh petkun e “urrejtjes”, duke e bombarduar me pyetje:

-Përse u largove pa marrë mamanë dhe mua me vete?

-“Mua më vjen shumë keq që ndodhi kështu. Nuk desha të ikja pa ju, se në Shqipëri, në

Durrës kisha një punë më të mirë se ai i gurgdhendësit në Itali dhe jetoja mirë. Llogaritë ishin që ti do të lindje si unë në mars dhe ne nuk kishim vendosur se kur do të iknim edhe se unë i trembesha dënimit në Itali si dezertor. PKI në këtë periudhë kishte nevojë për kuadrot partizane pasi situata në Itali ishte shumë e vështirë. Unë nuk vajta në shtëpi, në Misterbiaco, për në Romë, me një detyrë e një mision sekret. Përcollëm eshtrat e Terzilio Cardinalit në Itali së bashku me Bruno Bruneçi-n dhe dy shokë të tjerë, por partia na besoj edhe një mision sekret, që unë nuk mund t’ia thosha as gruas time. Aleatët donin të vendosnin përsëri monarkinë e Savoja-s, por situata revolucionare në Itali, sidomos forcat partizane në qendër dhe në veri, kërkonin të vendosnin Republikën. Për “kokën” time si dezertor ishin vënë 5 milion lireta. Pas vdekjes së babait tim, Francesco, nëna u martua me një njeri, që unë nuk e njihja. Në këto kushte mendoja që ishte më mirë që ti të lindje në Shqipëri, se edhe mamaja jote kishte motrën e vëllezërit, që do të kujdeseshin për të e ty, se sa në Misterbianco, pa shtëpi e pa të njohur, mbasi ta merrja në Romë nuk bëhej fjalë. Unë isha me forcat paraushtarake të Partisë. ”

-Kur Linda unë më 1946, sipas mamasë të ishe në Romë, nga kush e more vesh, që kisha lindur unë?- e pyeta.

-“Edhe se unë ika, deri në muajin qershor të 1946, kam mbajtur korrespondencë të rregullt

me ‘Dallandysh’. Nga ajo mësova që ti lindje më 11 mars 1946. Për mua ishte gëzim i dyfish se linda djalë, që kishte emrin e nënës time dhe ty djalë, që do të merrje emrin e babait tim, Francesco. Në qoftë se do të ishe vajzë, unë i kisha propozuar emrin, Libera. Pas Referendumit të 2 qershorit të 1946 me fitimin e Republikës edhe ne forcat partizane të armatosura rreth Romës u shpërndamë, mbasi misioni ynë mbaroi. Pas amnistisë së bërë për të gjithë, nga Togliati edhe unë u ktheva në Misterbianco pas 6 vjetësh për të takuar familjen e për të parë situatën ku jetonte e pastaj të kthehesha në Shqipëri. Por atje më pritën si dezertor e jo si luftëtar partizan, që luftova dy vjet kundër nazifashistëve. Mezi takova vajzën time, Grazielen, sepse vjehrri e vjehrra më urrenin që dezertova e vajta me partizanët përpara se të kapitullonte Italia e Musolinit dhe e mbretit. Pas pak ditësh me arrestuan si dezertor, por një avokat, duke interpretuar drejt rregullat e Amnistisë, më la të lirë me kondit që mos largohesha. Kthimi im në Shqipëri u bë i pamundur se bregu i detit dhe anijet që vinin në Shqipëri kontrolloheshin nga aleatët, kurse me rrugë tokësore nga Jugosllavia as që flitej pas prishjes me Titon. E vetmja rrugë ishte emigrimi në Francë. Unë kështu u bëra dy herë dezertor, sipas ligjeve në fuqi. Unë, e vetmja ndihmë nga familja ime, e cila ndihmoji pa financa si dezertor, meqenëse nuk ushtroi profesion. Nëse ata nuk do të dinin që unë jam dezertor, do të ishte ndryshe. Unë, me ndihmën e disa shqiptarëve, arrita të gjeja një transport për në Francë. Atje të ndihmuar nga komunistët francez arrita të punoj në minierat

Në Itali rregjimi fashist ishte rrëzuar, por ligjet e tij, të mbështetur edhe nga aleatët ishin akoma në fuqi. Nga 5000 të dënuar mbas amnistisë, 4500 ishin partizanë.” Mua nuk më durohej, pasi edhe koha po ikte, që ai të fliste se si kishte kaluar ato dy vjet né Francë dhe pse nuk kishte nisur asnjë letër, pasi kuptohej, që si i kërkuar zbuloi dhe e pyeta për atë që më kishte ngelur si enigmë brenda shpirtit tim dhe nga e cila më kishte lindur një ‘urrejtje’ ndaj tij.

-Kur u ktheve nga Franca, pas futjes në fuqi të Kushtetutës së re në Itali, përse nuk u lidhe me mamanë me letra o nëpërmjet ambasadës shqiptare në Romë?- e pyeta.

-Unë kisha dezertuar më 1943, u arratisa me 1946, por procesi im në Catania, edhe me

Kushtetutën e re, ishte i hapur. Në prill të vitit 1948 ishin zgjedhjet politike. Partia Demo-Cristiane (DC) e De Gasperi, pas vizitës së tij në USA më 1947, kishte marrë udhëzime të sakta, që të shkëputej nga PKI dhe PSI, në qoftë se dëshironte investimet e Planit

Mareshall. Partia, në këto muaj më angazhoi në këtë fushatë zgjedhjesh shumë të vështirë, që përveç propagandës së “Kishës” dhe asaj “antikomuniste”, iu shtuan “letrat” e shumta të italianëve të Amerikës, që u nisnin të afërme të tyre, duke i orientuar të votonin Partin DC. Në këto zgjedhje PKI u rendit e treta pas DC që fitoj dhe PSI, që edhe ajo si reformiste, doli më vete. Më 1948 me dënimin e Titos u mbyllën të gjitha rrugët për t’u kthyer në Shqipëri.

-Ka ndërhyrje të PKI, që ti të ndaheshe nga familja në Shqipëri dhe të krijoje një familje të re në Itali?- e pyeta.

-Togliati mua më shpëtoj nga burgu dhe unë atij i detyrohesha shumë. PKI kishte nevojë

për mua në Catania e në Sicili, ku edhe influenca amerikane ishte akoma e madhe…. Unë kisha dalë nga PKI dhe kishim krijuar grupin marksist-leninist (M-L ) të Sicilisë me qendër né Palermo. Mua më erdhi informacioni që nëna jote më kishte kërkuar, gjatë dy vjetëve që isha në Francë, por më informuan, që edhe babai yt, që të rriti, Fiore eh…, e kupton!

…Edhe mbasi unë u martova e linda një vajzë, Roseta, procesi im në gjykatë nuk ishte mbyllur akoma. Vjehrri dhe vjehrra ime, që kishin marrë shumë letra nga nëna jote dhe me fotografitë tuaja, nga urrejtja që kishin për mua, më denoncuan në gjykatë për ‘bigami’, sepse unë rezultoja akoma i martuar me nënën tënde. Problemi u mbyll, sepse unë kisha fëmijë dhe nëna jote ishte martuar me një italian në Shqipëri.

-Mamaja premtimin që të bëri, që po të lindte djalë t’i vinte emrin Francesco e mbajti, pse djalit të parë i vure emrin Francesco?- iu përgjigja.

-Unë isha në dijeni që edhe komunistët italian në Shqipëri kishin rënë dakord me Fioren, meqenëse ishte dashuruar mbas nënës tënde, se e dija që ti ishe me të njëjtin emër. Po mos të bëja këtë, sidomos mbas dënimit me gjykatë për bigami, tek fëmijët e mi dhe të njohur kjo do të bënte që të zbulohej sekreti im përpara fëmijëve të mi, që pak e nga pak, nga Roseta, Santina e Franco u bënë tre e më pas, me me lindjen e dy vëllezërve të tu, Nino e Angjelo e me dy binjakët Filippo e Natalia (Natasha) u bënë 7 dhe me ty Grazilen, jemi plot 9 fëmijë, vazhdoi bisedën im atë.

-Po sikur unë të vendosja mbas 18 vjeç të mbaja atësinë tënde e të quhesha edhe unë si

Franco, Francesco Giuseppe Vasta, sepse nuk e dija që kisha një vëlla me të njëjtin emër, çdo atësin e tij, pra të quhem siç quhem sot, çdo bëhej?- e pyeta.

-Atëherë unë do të merja të njëjtin vendim. Unë isha informuar për ty e për familjen tuaj dhe isha i sigurt, që ngjarjet do të rridhnin kështu, sepse njihja mirë edhe nënën që të rriti, ndonëse do të ishte shumë e dhimbshme për mua, se do të humbisja për jetë, sidomos kur ndrove edhe emrin nga Francesco në Arben- shtoi babai.

-Mua edhe se vonë, m’u bë qejfi që më në fund të takova dhe kjo është merita jote, që more guximin të vije. Edhe se unë po të isha në vendin tënd, do të bija ç’është e mundur për t’u lidhur me familjen e fëminë në Shqipëri- iu përgjigja.

-Edhe për mua nuk ka qënë e lehtë kjo ndarje e detyruar, por të kam ndjekur së largu se çfarë bëje në Shqipëri, kur vajtë në shkollën ushtarake, pastaj në universitet, kur u martove dhe me kë dhe kur lindën vajzat e tua. Kisha dëshirë, për të rregulluar disi gabimin tim, jo me dashje, që vajzës së Frankos t’i vinim emrin e gruas tënde, Marita, kështu kur të vija në

Shqipëri të kisha diçka konkrete për të treguar se unë interesohesha a për ty.-vazhdoi ai.

-Po pse nuk më nise një letër, për tu justifikuar të paktën. Unë kam menduar gjerë tani keq për ty, sepse dija vetëm çfarë më kishte thënë mamaja kur isha 17 vjeç: “…Babai yt ishte një njeri i mirë, por nuk e di si e bëri këtë gabim, që na braktisi!”- shtova unë.

-Mamaja jote ishte një vajzë trime, e bukur dhe shumë e dashur. Asnjë burrë nuk do të rrinte pa martuar me të, kur ta njihte siç e njoha unë në Kuç, gjatë përgatitjes së saj si infermiere.

Isha i detyruar të lija Shqipërinë sepse një detyrë shumë e rëndësishme për popullin tim më priste në Itali. Mamasë tënde nuk mund t’i thosha sepse po ikja, pasi ikja ime ishte shumë sekrete. Unë i premtova që do të vija përsëri për ta marrë por ligjet në Itali, kur vajta unë ishin ato fashistë që më pamundësuan…