Konsitucionalisti Sokol Hazizaj: Sjelljet e Presidentit Meta nuk kanë shkelur Kushtetutën

76
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ky Kuvend duhet të ishte shkrirë para dy muajsh

Konsitucionalisti Sokol Hazizaj mbrëmë në një intervistë televizive, duke për të komentuar mbi iniciativën e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, pas mbledhjes së 50 firmave nga deputetet socialistë sqaron se sjellja e një funksionari si Presidenti duhet të bashkëlidhet me provat e fajësisë, dhe në rastin konkret ai nuk di që sjellja e Presidentit të ketë dëmtuar njeri.  Konsitucionalisti Hazizaj, kuvendi aktual e ka humbur legjitimitetin dhe duhet të ishte shkrirë që para dy muajsh, duke shtuar se kuvendi nuk ka mundësi që brenda kësaj kohe të shkurtër ka mundësi të shkarkojë Presidentin, duke qenë se kuvendi nuk e ka mundësinë të marrë një iniciativë të tillë katër muajt e fundit. Konsitucionalisti Hazizaj u pyet edhe për shkrimin e tij që shumica e shqiptarëve nuk e shohin të ardhmen këtu. Ai renditi si arsye kryesore faktin që në momentin që humbet e drejta për të folur, për të patur siguri të jetës, forcohen rreshtat e njerëzve në veprimtarinë e tyre kundër ligjit, në këtë moment nuk vlen më për të jetuar në një territor.

“Sipërmarrja e Kuvendit për veprime që hyjnë në karakterin e të mos mbajturit përgjegjësi, futja e Kuvendit në një grackë të tillë është jo vetëm e paligjshme, por edhe e pamoralshme”

Ngutje nisma për shkarkimin e Presidentit

Opinioni im është se ky Kuvend e ka humbur legjimitetin e një vendimarrjeje të rëndësishme siç janë ato për ligjet 2/3 dhe 3/5, që janë ligje të rëndësishme që prekin mënyrën e organeve më të rëndësishme të pushtetit në Shqipëri. Mendoj se një vendimarrje e tillë e detyroi Kuvendin në rastin e parë, kur u ngrit Komisioni Hetimor Parlamentar ndaj të ashtuquajturave shkelje kushtetuese të bërë nga Presidenti i Republikës dhe arsyet për të cilën mendoj se në fund të fundit do të përbëjnë dhe shkak themelor për mos realizimin e një objektivi,  që ka vendosur Kuvendi për shkarkimin e Presidentit. Unë do thosha në dy forma të thjeshta: A ka mundësi që ligjërisht ky Kuvend brenda një kohë të shkurtër ligjore, nëse do ta pranonim se ky Kuvend është i legjitimuar, ta shkarkojë Presidentin. Kuvendi nuk e ka mundësinë që në katër muajt e fundit të marrë një iniciativë të tillë.

Ku ndryshojnë dy akuzat e mazhorancës ndaj Presidentit?

 Presidenti i Republikës shpreh qëndrimin e tij nëpërmjet akteve. Nga ana tjetër akt është edhe sjellja, veprimi, mënyra e të folurit.

A përbën kjo shkelje kushtetuese?

Për aq kohë sa dispozita kushtetuese thotë se Presidenti i Republikës nuk mban përgjegjësi për aktet e prodhuara prej tij, padyshim që Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shumë i vëmendshëm për të marrë një vendim me 2/3 e tij.

“Identifikimi i fajësisë politike apo jo e Presidentit lidhet me pasojën që nuk mund dhe s’ka sesi përtej politikës të identifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë”

Cënon sigurinë kombëtare?

Në fund të fundit në konceptin penal, sjellja e një funksionari si Presidenti duhet të bashkëlidhet me provat e fajësisë, pra sesa akti solli nëj pasojë. Në rastin konkret nuk e di që prej sjelljes së tij të jetë dëmtuar ndonjë njeri. Kemi të bëjmë me një hetim më tepër të karakterit politik, sesa ligjor. Kuvendi duhet të përqëndrohet në veprimtarinë e tij. Sipërmarrja e Kuvendit për veprime që hyjnë në karakterin e të mos mbajturit përgjegjësi, futja e Kuvendit në një grackë të tillë është jo vetëm e paligjshme por edhe e pamoralshme. Kuvendi duhet të ishte shkrirë që para dy muajsh. Nuk duhet marrë asnjë akti që pranonte 2/3 e kuvendit, ndonëse jemi në situata jo legjitime të kuvendit. Identifikimi i fajësisë politike apo jo e Presidentit lidhet me pasojën që nuk mund dhe s’ka sesi përtej politikës të identifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë. Përse shumica e shqiptarëve nuk e shohin të ardhmen në vendin tonë? Në momentin që humbet e drejta për të folur, për të patur siguri të jetës, forcohen rreshtat e njerëzve në veprimtarinë e tyre kundër ligjit, në këtë moment nuk vlen më për të jetuar në një territor ku i vetmi zakon tradicional i njerit ngelet përvetimi dhe shpërvetimi. Në momentin kur ajo që është produkti i votës, parlamenti merr nisma të cilat vetë nuk i zbaton, por kërkon në mënyrë të dhunshme zbatimin nga qytetarët e vendit me dëshirën për t’i larguar ata, po pse duhet të jetosh në këtë vend.