Bejdo Malo: Mistere të zbuluara për herë të parë për Sejfulla Malëshovën dhe motrën e tij Zenepen

Safo Boni bëri këtë koment për Sejfulla Malëshovën dhe vjershat e tij në një shkrim timin për poemën e Sejfulla Malëshovës, si e dua Shqipërinë….”Kur Sejfullau vuante “dënimin e partisë së tij”si magazinier qymyri në stacionin e trenit Ballësh , më 1979 ,një poet province i tha Dritëroit: I frymëzur nga kënga që këndoi shoku Enver në Gjirokastër për bilbilejtë jam duke shkruar një poemë me 2000 vargje për ta . Dhe Dritëroi ja ktheu : Ti mund të bësh një poemë me 4000 ,5000,6000 vargje e të kalosh Homerin e Fishtën ,por nga vlerat ,nuk mund të ngrihesh mbi ato 28 vargje që ka shkruar Sejfulla Malëshova për bilbilejtë! Mjerani poetuc Faik Deda mbeti gojëhapur kur Dritëroi vlerësonte armikun e partisë, Sejfullaun . S’kishte faj . As Enveri që këndonte te furra e pllakës me Xhevat Avdallin këngën për bilbilejtë ,nuk e dinte se autor i asaj kënge ishte Sejfulla Malëshova ,viktima e tij”. Një përgjigje për Sako Bonin, këtë njeri që sot e njoha nëpërmet këtij komenti, që është misteri më i madh i jetës së Sejfulla Malëshovës.

NOA

Vajza që rriti motra e Sejfulla Malëshovës, Zenepe Çafka Engjëllushe Çafka, kushërira ime dhe njëkohësisht shtëpitë ngjitur u martua me Ali Bonin. Po jemi një fis, jemi krenarë për vlerësimin që bëni. Xhaxhai im Ismail Malo, mori mbesën e Sejfulla Malëshovës, mama Lirinë e Feim Mukës. Xhaxhai im ishte në Sarandë. Sa herë që mama Lilua ose Liria, vinte ose në prag të vitit të ri ose në prag të 6 majit ditës së Teqesë së Zastenit, të cilës Lame Kodra i ka kushtuar një poezi, do të sillte tre barrë me ushqime, ku ishin që nga orizi, makarona e mielli e deri tek gjëlpëra. Unë isha shumë i vogël, dhe dilja në Këlcyrë me mushkën austriake të Haredin Malos(gjyshi im) vjerri i Mama Lirisë dhe pasi lidhja gomarin e bardhë të Feim Mukes, babai i Lirisë dhe gomarin e Hajdar Çafkës Zeneoes “nënës” së Hajdart. Tek Ura e Muço Hysos në grykë të Këlcyres, xhaxhi e Gëzim Malo, shofer me Saurelën me rimirko që çonte në Korçë, misër dhe ngarkonte mollë, sillte mama Lirinë. E imagjinon unë 10-11-12 vjeç, prisja tek anë e rrugës. Kur vinte saurrela në ngjyrë jeshile dhe të bardhë e Gëzim Malos, e ndjeja zhurmën e veçantë të motorrit të saj, sa kalonte urën e Dragotit. Tre kafshët i kisha lidhur në hijen e pishave në anë të rrugës.

I ngjitesha xhaxhait për trupi gati 15 minuta, aqë dashuri ndjeja. S’ngopesha me erën e tij. Pastaj më përqafonte dhe më merrte në gji. Mama Liria hapte thesin dhe nxirrte një palë këpucë dhe një palë opinga qytetare për mua. E kupton vetë sa e çmuar ishte kjo lloj dhurate. Këpucë për të shkuar në shkollë në Malëshovë. Luks i madh. Pastaj ngarkonim kafshët. Mushka ngarkohej për gjyshin tim Haredinin dhe gjyshen Bajamen, por dhe për nënën time Ruhijen dhe për ne pesë fëmijët e Hates (kunati Lirisë) . Babai im rrinte dhe punonte në Sarandë. Liria sillte dhe rrogën e tij, dhe ja plotësonte babait tim disa mangësi nga rroga. Ishte mbesa e Sejfulla Malëshovës, e Feim Mukes, kurbetlliut të malëshivës që kishte punuar në fabrikën e orëve Seqistrov, orët më të famshme zvicerjane në botë. Ngarkonim gomarin e baba Feimit, me dhuratat e xhaxhait tim Ismail dhe pastaj gomari i motrës së Sejfulla Malëshovës, Zenepes.

Se kush ishte Zenepe Çafka lexo shënimet dhe deponimet e Sabiha Kasimatit në vitin 1951. Xhaxha Gëzimi, na hidhte përtej urës, dhe deri sa afroheshim tek Shtegu i Pelës na ndiqte me sy. Pasi kishim kaluar të përpjetën ai nisej për Korçë. Para ecte mama Liria, unë me kasptrën e mushkës në dorë, pas saj. Merrnin të shulmen e Zastenit, rreth dy orë, deri sa dilnim në Limar. Një pamje fantastike sepse ishte Peshtani i Guro Bazes, kushërinjve nga gjyshja ime, por dhe motra e Guris u martua në Leskaj. Më dehte gropë e derrit një pyll si ata të Amazanës, kalaja ilire, e më tej Rrungajat. Në Limar flinim atë natë tek Baba Feimi, kushëriri i parë i Sejfulla Malëshovës, baballarët vëllezër. Mama Lilua shmallej me nënën e babanë unë po si “princ i vogël” dehesha me atë lloj dashurie që më dhuronin ata dy pleq fisnikë. Vajzat e Feim Mukës ishin lulja e bukurisë dhe e rinisë së Malëshovës. U martuan me fisnikë, me Zenel Çaton dhe Sadik Çaton. Nuk kish djem Feim Mukja. Të nesërmen niseshim për në Leskaj, unë mama Lilua, mushka dhe gomari i Zenepes. Në Kacorr tek mekami Haxhibabit na dilte para gjyshja ime vjerra e mama Lilos, Bajamja.

Në gjoksin e saj kishte dy shishe livando dhe një tufë borzilok. Mama Liria nxirrte nja pesë lloj sapunësh Venus me ngjyra dhe erëra të ndryshme dhe ja jepte vjerrës. Kish dy vjerra mama Lilua. Zymbylen motrën e gjyshit tim në Sarandë dhe gjyshen time Bajamen. Tek Guri Hasan Shakës na dilnin Zenepe Çafka dhe nënë Fatimeja. Pasi takoheshin Liri Malua kishte ceremoninë e veçantë të çmalljes me gjyshin tonë Haredinin. Mamnë time dhe Lirinë gjyshi im i kishte marrë fëmijë dhe i kishte rritur vetë ashtu siç ishte ai, millona, murator, dentist, marangos, usta rakie dhe vere, valltar dhe këngëtar. Dreka e dytë ishte tek mama Zenepja, një grua e bardhë si topi dëborës, topolake si ajo e tregimit të famshëm të Gi Dë Mopasan me titullin Topolakja. Mama Lilua Sejfulla Malëshovës i thoshte Xhaxhai. Gratë si Zenepja, Liria, nëna ime Ruhija, Engjllushe e Ali Bonit, kishin kodin e tyre për shëndetin qënien dhe mos qënien e Sejfulla Malëshovës. Gjithsesi Liri Malua ishte “burrë” edhe për Feim Muken, dhe “burrë” në kuptimin e vërtetë për zgjidhjen e çdo nyjeje të vështirë të jetës. Gjeja më e madhërishme dhe më e dhimbshme që unë kurrë nuk mund ta harroj kurrë në jetë ishte lajmi i ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme i mama Lirisë. Se kush ishte ajo grua se cila ishte forca e saj unë e kam parë në momentin që duhet t’i jepnin gjëmën gjyshit tim Haredinit. Ishte e pamundur të gjendej njeri. Se mori përsipër as nipi i tij, Sherif Meto, aso kohe kryefinacier.

Muço Hasani, Rrapo Habili, Sadik Serani, Kadri Çoka, Demir Vaka dhe Meto Vaka, Hysen Këlçi Petrit Serani dhe Haziz Habili si miqtë e gjyshit tim, caktuan Refie Shelen që t’ja jepte gjëmën. Një grua e fortë, e mënçur, e bukur tek zoti si në rini dhe pleqëri, por dhe vajza e saj ishte nusja e xhaxhait tonë. Dy orë mezi i mbushën mëndjen Refies. Ajo mori guximin dhe ja tha. E përkuli Haredin Malen vdekja e saj. Se kisha parë atë burrë 190-të gjatë aqë të përkulur, sytë e jeshiltë e blu, u mpakën, folokët e tij biondë, humbin ngjyrën. Tamam një baba që humbet vajzën e tij dritë syri. Gjyshi im ishte me famë. Topi se luan. Që në Sheper e deri në Peshtan kishte famë miq sa nuk imagjinohet. Burrin e motrës së Sejfulla Malëshovës e kish mikun më të ngushtë. Sami Çafka me shkollë të madhe mësues që në 1927 në Peshtan, Malëshovë. Gjyshi im mbaroi shkollën darkave në shtëpinë e tij. Hajde kaligrafi që kishte Haredin Malo. E kam testament nga Samiu thoshte. Pale numurat sa bukur i shkruante si një dezinjator. Udhëtova kaqë gjatë i nderuar Sako se gjyshin im ka katërshoren me vjershat e Sejfulla Malëshovës e kishte të fshehur në hamemin kur asgjësuan bibliotekën e Zenepes në vitet 1980 dhe të Zenel Sinës, në vitin 1981. Gjyshi im Zenel Sinën oficerin mbretëror, shefin e rekurtimit ushtarak në vitet 1930-40 në Gjirokastër e Durrës, e kish kushëri dhe vëlla në kuptimin e vërtetë të fjalës. Zenel Sina kur priti Ali Bej Këlcyrën pas betejës së Grihotit në shtator 1943, kryedollibashi mori gjyshin tim. Zeneli e kish prezantuar dhe me Kolë Bibë Mirakën dhe Xhafer Devën Gjyshin tim. Zenel Sina i kish besuar djalin e tij gjyshit tim. Në kohën e luftës gjyshi im dhe Besimi merrnin misër në Fier dhe Delvinë, shuanin zinë e bukës në Malëshovë. Në Fier kishte drekuar me Kolë Bibë Mirakën nga Zenel Sina, Veli Shehu dhe Laze Dadja. Ishin zyrtarë skulpuroz të mbretërisë malshovitët. Major Zenel Sinën e masakroi Mehemet Shehu më 14 nëntor 1944, në hotel Kursal në Tiranë. Nënë Faria si shenjë mori çorapet që i kishte bërë me dorën e saj nga hiri i atyre burrave që u vranë në hotel Kursal. Ndaj rrënjët e Sejfulla Malëshovës janë shumë thellë në Malëshovë. Ai vdiq në Fier, në lagjen ku banoi dhe në rrugicën ku dha shpirt, miqtë e tij nga SHBA, dhuruan në bust. Kur u bë kryetar i Bashkisë në Fier Armando Subashi, e hoqi Sejfulla Malëshovën, këtë të bën mitra e kuqe e komunizmit. Nuk mjaftoi persekutimi, internimi, vuajtjet shkatërrimi i familjes së tij, por i tmerronte dhe vdekja e tij, busti i tij. Sejfulla Malëshova, jeton në tekset e këngëve të Malëshovës, Odries, të Birbilenjve….janë me qindra vjersha të tij për Shqipërinë e vërtetë. Vetëm për atë që tha Dritëro Agolli për Sejfulla Malëshovën, unë vajta vura një lule në shtëpinë e tij në Menkulas të Devollit.

Sejfulla Malëshova (Lame Kodra)

Kënga e Plakut

këmbë-kryq përmbi selishte,

po nis këngën pleqërishte,

ndes çibukun dhe kujtoj,

djalërinë që më shkoi…

Kujtoj bejkat me këmborë,

kujtoj vajzat me kurorë,

kujtoj dasëm e dolli,

oh,e lumja djalëri.

Kujtoj fushat e Moresë,

kujtoj urën e Qabesë,

kur luftoja si luan,

me pisqoll’ e jatagan.

O! Sa trima kanë mbetur,

O! Sa eshtra janë tretur,

atje larg,atje përposh,

për një thelë e për një grosh.

Dhe tani që jam këtu,

mbeta vetëm si kërcu,

haj,moj shtriga pleqëri,

me lëngatë, me uri.

Dhe Havaja ime shkretë,

po pushon e fle përjetë,

atje poshtë në një brinjë,

e mbuluar me dëllinjë.

Shkova unë larg e larg,

hodha sytë rreth e qark,

po kudo në Shqipëri,

heqin keq e heqin zi.

Po si vallë njerëzia,

nuk u lodh nga robëria?

Po si vallë s’ka një djalë,

me flamur që të na dalë?

Bini armët këtu mua,

do lëftoj si një dragua,

sa të zhduken anë e mbanë,

sundimtarë dhe tiranë.

Ngrihem unë mbi selishte

dhe nis vallen djemurishte,

tund shaminë dhe këndoj,

për liri do luftoi.

(shkruar në 1939)

Në foto Sejfulla Malëshova, busti u tij në Fier, pjedestali bosh, shtëpia e Sejfulla Malëshovës, në Limar Malëshovë, Ismail e Liri Malo, familja jonë me në krye Shuaip Malon…