Bashkim Koçi: Andrea Shundi, “Shkrimtari i Bujqësisë”

619
Sigal

Veprimtaria botuese e plotë e profesorit përfaqësohet me 45 tituj librash, nga të cilët dy janë botuar në anglisht

 “Shkrimtari i bujqësisë”, Andrea Shundi

 Nga Bashkim Koçi

Një ndër “kapedanët” e bujqësisë shqiptare është edhe Prof. Andrea Shundi. Ndër  punët shumë të dobishme e cilësore, në fusha të ndryshme të shërbimeve ndaj të bekuarës bujqësi, meritojnë të zënë “qoshenë” e nderit ato që kanë të bëjnë me evidentimin dhe propogandimin e të dhënave të shkencës, të të gjithë përvojave, brenda vendit dhe ato botërore, duke merituar kështu emërtimin e bukur “Shkrimtar i bujqësisë”.

Nga pikëpamja e vendit që zë ky specialist mendjendritur në piramidën e specialistëve që kanë ndërthurur mbrekullisht punën në terren me teknikën dhe shkencën, mund të thuhet se ai meriton të konsiderohet “i pari ndër shokët” që mundi të kapë disa maja të lakmueshme, por edhe me vlera të çmuara për përparimin e bujqësisë në kohëra moderne.

 

“Veprimtaria botuese e plotë e profesor Andrea Shundit përfaqësohet me 45 tituj librash, nga të cilët dy janë botuar në anglisht. Nëse përllogariten edhe tekstet për studentë, na del një vëllim tjetër me mbi 10 mijë faqe. Krahas çka përmendëm janë edhe 27 artikuj shkencorë dhe 128 artikuj teknikë, një pjesë të botuar në revista ndërkombëtare. Në këtë bibliotekë të ngritur me punë sistematike dhe me disiplinë shkencëtari, shkëlqejnë nëntë librat e viteve 2000.”

Andrea Shundi lindi në Tiranë më 1934 dhe është në të paktit kryeqytetas  i cili ka bërë emër të madh në zhvillimin e shkencës së bujqësisë shqiptare. Sapo mbaroi gjimnazin ai filloi studimet në një nga shkollat e larta të porsa ngritura të kohës, në Institutin e Lartë Bujqësor (sot UBT), të cilin e përfundoi në vitin 1956. Kujtojmë se Andrea Shundi është kontigjenti i dytë i studentëve  që u diplomuan në vend, pra specialistë “Made in Albania”.

    Ajo çka mund të konsiderohet fat për Andrea Shundin është fakti se ai, menjëherë pas përfundimit të studimeve të larta, u caktua të punonte në një institucion shkencor nga më të mirët për kohën, në Institutin e Kërkimeve Bujqësore në Lushnje, si bashkëpunëtor shkencor.Kjo besoj se është një rast i rrallë.Formimi i tij si kapacitet shkencor qysh kur ishte student ka qenë arsye e mjaftueshe dhe e arsyeshme për ta emëruar në një institucion shkencor edhe pse ekonomitë bujqësore ishin të paplota me specialistë të arsimuar me shkollë të lartë.Periudha katër vjeçare në Institut (1956-1960) nuk ishte pak, madje shërbeu për t’u njohur më në thellësi në praktikat e përparauara të kultivimit të bimëve bujqësore. Edhe bashkëpunimi, po në këtë Institut, me Prof. Mentor Përmetin dhe specialistin tjetër pasionant, Hysen Laçej, ndikuan ndjeshëm për t’u formuar e konsoliduar dijet shkencore si specialist, për të patur më shumëpërvojë, por edhe ambicje për të zbatuar teknologjitë e përparauara në bujqësi. Në vitin 1960 agronomi Andrea Shundi kaloi me detyrën e kryeagronomit në kooperativën e Krutjes, njënga ekonomitëmë të mirat në shkallë vendi në punën që bëhej për zbatimin e teknologjive të përparuara, për të shkuar më pas në Veri, në rrethin e Kukësit.

Njeriu e mer drejtimin në jetë në atë kah që e tërheq edhe pasioni. Andrea Shundi ish “i djegur” të punonte në fushën e eksperimentimit shkencor dhe, më tej, për t’i trajtuar arritjet edhe duke shkruar artikuj me përmbajtje shkencore të vërtetuara në praktikën e prodhimit të gjerë. Një vit pas diplomimit, në vitin 1957, në gazetën  “Bashkimi”,  botoi të parin artikull ku trajtonte arritjet e tij  eksperimentuese për afatet e punimeve të tokës. Vitin tjetër, në kohën kur punonte si bashkëpuntor shkenncor në IKB të Lushnjes, Andrea Shundi u bë i njohur edhe me një punim  në “Buletinin e Shkencave Natyrore” të titulluar “Arritje eksperimentuese rreth përcaktimit të mënyrës së punimit të tokës për mbjelljen e grurit”. Kjo ngjarje, nëse do ta quajmë kështu publikimin e artikullit të tij në “Buletinin e shkencve bujqësore”, ndikoi mjaft që ai të ndryshonte jo vetëm gjendjen shpirtërore për mundësitë që kish për të trajtuar shkencërisht shumë probleme që kërkonin zgjidhje për bujqësinë e asaj kohe, por nxiti dhe mobilozoi edhe specialistët e tjerë për të guxuar të vepronin e të bënin si ai. Eshtë e rëndësishme të themi se në revestën “Buletini i shkencave bujqësore” nuk mund të shkruanin specialistë dosido. Aty gjeje emra që kishin bërë karierë dhe qëkonsideroheshin profesorë në publikimin e të dhënave eksperimentale në të gjithë sektorët e bujqësisë. “Shpërthimi” i agronomit tëri Andrea Shundi mund të konsiderohej një rast i rrallë e që në vitet në vazhdim do ta justifikonte me botime shumë më cilësore e shumë më të dobishme për prodhiumin e gjerë bujqësor.

Veprimtaria shkencore e këtij specialisti punëshumë u bë më e dukëshme në dy sektorë të cilët duken paksa “larg” njëri-tjetrit, siç ishte prodhimi foragjer dhe ai i vreshtari-verëtarisë. Madje edhe fushat ku ai ka eksperimentuar gjatë, e më pas të ketë shkruar mijra faqe rreth përfundimeve të punës shkencore në vite, janë këta dy sektorë. Dhe dëshira e tij për të nxjerrë diçka në dritë, mundi e kujdesi për të qenë serioz në nxjerrjen e përfundimeve, janë disa nga gjërat me anën e të cilave Prof. Andrea Shundi mundi të veçohej nga të tjerët si një njeri që arriti të bëhej i ditur në fushën e bujqësisë.

Përpara se të shpalosim veprimtarinë e Prof. Andrea Shundit  si “Shkrimtar i bujqësisë”, le të sjellim disa nga vendet e punës ku ushtroi veprimtarinë si specialist bujqësie. Treguesi është shumë domethënës. Nga 43 vjet veprimtari të pandërprerë në bujqësi (1956-99) e deri sa doli në pension, gati gjysmën këtyre viteve, ai i kaloi në institucione shkencorë, në veprimtari të mirëfilltë kërkimore. Dhe ky është një tregues shumë i rëndësishëm nëse kemi parasysh që Andrea Shundi suksesin nuk e konsideronte fat, por si diçka që e bënte ndryshe nga të gjithë të tjerët. Aftësitë e tij, të cilat i vuri në shërbim të njohjes të të panjohurës, u çfaqën disi ndryshe nga institucioni në institucion, sipas objektit të punës që ish caktuar të mbulonte. Nëse në Institutin e Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë (1956-60), si bashkëpuntor shkencor, u muar drejtpërdrejt me eksperimentin, me konkluzionin shkencor apo edhe me udhëzimet për zbatimin e tyre në prodhimin e gjërë, në Universitetin Bujqësor (1980-1992), kryente detyrën e dekanit të Fakultetit të Agronomisë, por edhe si ligjërues, si pedagog. Në Akademinë e Shkencave (1994-1999), i formuar tashmë si specialist i nivelit të lartë, kreu detyrën e sekretarit shkencor, por ndërkohë ishte edhe kryeredaktor i revistës “AJNTS”, e cila botohej  në anglisht.

Prof. Andrea Shundi, në punën e tij të gjatë, në fushë dhe laborator, ishte i qartë se detyrat e shkencës janë që t’u shërbejnë njerëzve, prodhimit të gjerë. Këtë ai e kishte udhërrëfim, nuk ishte i dyzuar. Ndërkohë ai i qëndronte mendimit se shkenca bëhet me fakte. Nga ana tjetër vetëm grumbullimin e fakteve, pra pa punuar që ata të zbatoheshin në praktikë, për specialistin Andrea Shundi nuk ishte shkencë. Ishte ky mentalitet, kjo forcë e brendëshme që përfundimet eksperimentale t’i vinte në jetë me këmbëngulje, me “kokëfortësinë” e specialistit që për çështje të zbatimit të kodit agroteknik nuk lëshojnë pé . Këtë “huq” të tij e vuri në jetë gjatë periudhës kur ish më në kontakt me bujqësinë, në gjysmën tjetër të viteve kur punoi si specialist bujqësie, në ekonomi bujqësore dhe administratë teknike. Në Ministrinë e Bujqësisë (1964-75), pra për 11 vjet, mbuloi detyra shumë të rëndësishme dhe me përgjegjësi, siç ish ajo e  kryeagronomit të dikasterit, e Drejtorit të Shkencës dhe e kryeredaktorit të organit më prestigjioz të atyre viteve, “Buletini i Shkencave Bujqësore”. Prof. Andrea Shundi nuk e provoi kurrë, as edhe njëherë të vetme, shijen e “nëpunësit të digasterit”, të atyre që e shikonin bazën, prodhimin në fushë, si nga kulla e qelqtë.

Po përse e konsiderojnë kolegët, studentët, punëtorët e eksperimentimit shkencor, vetë shkencëtarët e sotëm Prof. Andrea Shundin “Shkrimtarin e bujqësisë”? E para dhe e fundit, sepse ai është “pronar” i një biblioteke të madhe, të mbushur me libra të shkruara nga vetë ai, të cilët përmbajnë në vetvete mijra e mijra faqe ku flitet vetëm për bujqësinë. Ti marim pak me radhë. Librat e parë Prof. Andrea Shundi i botoi gjatë viteve 1965-1969. Ata përfshijnë disa tituj me rreth 820 faqe.Ndër periudhat më prodhimtare që ai ka patur, rrjedhojë e pjekurisë dhe përvojës, e arritjeve në eksperimentime e studime dhe në veprimtari të tjera teknike dhe shkencore, përfshin një hapsirë kohore 15 vjeçare.Në vazhdim të kësaj veprimtarie si shkrues librash, artikujsh dhe referate shkencorë, është periudha tjetër botuese e cila përkon me vitet 1974-1991. Nuk janë pak, janë shumë, rreth 3600 faqe të përfshira në 26 tituj librash.

Veprimtaria botuese e plotë e profesor Andrea Shundit përfaqësohet me 45 tituj librash, nga të cilët dy janë botuar në anglisht. Nëse përllogariten edhe tekstet për studentë, na del një vëllim tjetër me mbi 10 mijë faqe. Krahas çka përmendëm janë edhe 27 artikuj shkencorë dhe 128 artikuj teknikë, një pjesë të botuar në revista ndërkombëtare. Në këtë bibliotekë të ngritur me punë sistematike dhe me disiplinë shkencëtari, shkëlqejnë nëntë librat e viteve 2000, të cilët më duhet t’i përmend dhe të konsiderohet si pasuria më e madhe e shkencëtarit Andrea Shundi: “Bujqësia dhe veprimi agronomik në troje shqiptare”, “Prodhimi foragjer në zonën e ftohtë”, “Jetë agronomike”, “Vreshtaria praktike”, “Fjalor shtjellues për vreshtarinë-verëtarinë”, “Fjalë të urta për vreshtarinë-verëtarinë dhe shtjellime teknike”, “Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës”, “Fjalor enciklopedik për vreshtarinë-verëtarinë”, “Vreshta dhe kantina shqiptare”, “E(t)nogastronomia arbëreshe,”dhe “Hortikultura: vështrim enciklopedik.

Prof. Dr. Andrea Shundi është një ndër shkencëtarët shqiptarë që ka aftësi të njohë të panjohurën. Por ai, edhe pse në moshën qëi ka kaluar të 80-tat, ka aftësinë tjetër,jo vetëm të përgatisë e të botojë libra për bujqësinë, por t’ua përciellë edhe të tjerëve. Statistikat thonë se ai ka zhvilluar kurse e ligjërata, në veçanti për foragjeret, me studentë e specialistë, në nivele pasuniversitare, brenda e jashtë vendit. Profesor Shundin e kanë dëgjuar “me sy e veshë” studentënë Universitetin e Bazilikatës, të Veterbos dhe të Baritnë Itali.Po me kaq interes e kanë dëgjuar studentëteSelanikut nëGreqi, apo ata të Institutit Agronomik të Mesdheut. Në këtë linjë, pra të angazhimit të tij jashtë Shqipërisë, është edhe pjesëmarrja e tij e gjerë në kumtesa, në tubime e kongrese ndërkombëtare, si në ato të Rrjeteve të Kërkimit të FAO-s, zhvilluar në Monpelje në vitin 1987, në Bari të Italisë në vitin 1990, në Nitra (‘92) dhe Kania (‘93). Pjesmarrja e Prof. Shundit në kongrese ndërkombëtare përkullotat, siç është ai në Monpelje (1987), Palmerston North NZ (1993), Salt Lake City, USA (1995), Toënsville të Australisë (1999) etj. justifikojnë edhe nderin që i është bërë, duke e caktuar përfaqësues kombëtar në Federatën Evropiane të Foragjereve. Eshtë fakt që Prof. Andrea Shundit i janë vënë në dispozicion për të botuar artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare si “Herba” e FAO, “MEDIT” e Barit, dhe  “DAEDALUS” të Kozencës, “Irrigacione e Drenaggio” të Bolonjës etj.

Çuditërisht nga viti 1990 dhe deri tani, pra për tri dekada, Prof. Andrea Shundi është marë vetëm me vreshtarinë. Kjo “dashuri e vonuar” i erdhi nga dy shkencëtarë italianë, dy nga më të mirët e shekullit të XX dhe XXI për Italinë, profesorët  Mario Fregoni dhe Attilio Scienza. Rezultatet janë mahnitëse.Por produkti më domethënës i këtyre 30 viteve punëështë përsëri libri, libri voluminoz “Enciklopedi për vreshtarinë dhe verëtarinë”, i cili është si një udhërrëfyes për botën shqiptare, të shkencës dhe të teknologjisë, për vreshtarët dhe verëtarët. Të gjitha çka shënuam për “Shkrimtarine bujqësisë” flasin shumë dhe se Prof. Andrea Shundi mbetet thesar, një “libër voluminoz” për sot dhe të ardhmen e bujqësisë shqiptare. Për të gjitha këto punë të mëdha ai mban titullin e lartë Profesor, po është nderuar edhe me Urdhërin “Mjeshtër i Madh”.