Dyshohet se organizonte lojëra fati në celular, prangoset 46 vjeçari

309
Sigal

Uniformat blu kanë prangosur një 46-vjeçar në Poliçan pasi dyshohet se ka organizuara lojëra fati nëpërmjet celularit.

Policia bën me dije se 46-vjeçarit me inicialet Xh.L., i janë sekuestruar edhe një shumë e konsiderueshme parash që i janë gjetur në lokal, bashkë me aparatin celular.

Njoftimi i policisë:

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Sekuestrohen një sasi lekësh dhe një aparat celular.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. L., 46 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lekësh dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.