Albert Habazaj: 9 Maj-Dita e Europës dhe fitores mbi fashizmin

68
Sigal

9 Maji – Dita e Evropës dhe fitores mbi fashizmin

 EDHE DËSHMORËT E MAT’HAUZENIT JANË NË KUJTESËN E KOMBIT

 Përnjohje

Kujtesa vetiake, sociale dhe ajo e shkruar na sjell panoramën thellësisht trishtuese, tejskajshmërisht të dhembshme, masivisht shfarosëse në kampet e përqëndrimit. Gjatë regjimit të nazizmit në Gjermani (1933-’45) kampet e përqëndrimit u bënë vende ku internoheshin njerëzit e padëshiruar, vende të akteve të shëmtuara të torturës, punës prej skllavi, tmerrit dhe vrasjeve masive në një shkallë të paarritur më parë në asnjë vend e në çfarëdo shekulli dhe në mungesën e kushteve minimale higjienike. Kampet (Konzentratiónslager ose KZ), të administruara prej SS-ve, kategorizoheshin në Arbeitslager (kampe pune), ku të burgosurit organizoheshin në batalione pune, dhe në Vernichtungslater (kamp shfarosj), të ngritura për shfarosjen dhe djegien e burrave, grave dhe fëmijëve. Në Europën Lindore, të burgosurit në fillim u përdorën për batalionete punës ose për veprimet e gjenociditndaj të tjerëve, më pas edhe ata vetë asgjësoheshin. Në kampe të tilla si Aushvici (Poloni), në dhomat e gazit mund të mbyteshin dhe të digjeshin 12.000 vetë në ditë. Në Perëndim kanë qenë më të njohur Belseni, Dahau dhe Buhenvaldi (një kamp i punës së detyruar, ku mjekët kryenin kërkime mjekësore në njerëz). Kalvarin e rëndë të Holokaustit e pësuan më keq hebrenjtë, sepse është llogaritur që kanë vdekur 6 milionë hebrenj, ndërkohë që humbje të mëdha patën edhe Rumania, Hungaria, Lituania etj.

Kujtesa e hidhur e kampit famëkeq

Si një panoramë shkrimore dhe me imazhe në ish-kampin nazist Mat’hauzen, botohet libri historik përgjithësues dhe dokumentues “Kujtesë e hidhur Mat’hauzen=Konzentratiónslager Mauthausen” [8.8.1938-5.5.1945] nga autori i njohur Andrea Petromilo, me origjinë nga Palasa e Himarës. Është një libër i ngjeshur me 164 faqe, mbushur më fakte, dëshmi, intervista, statistika tronditëse nga kampet e Mat’hauzenit, Melkut, Buhenvaldit, nënkampet e Gusenit, Ebesenit etj. Është një libër serioz e referencial për qëllime studimi nga autorë apo të interesuar të tjerë për fusha të tilla si krime të luftës, kampet e përqëndrimit etj. Kjo monografi konkretizohet e plotësohet edhe fotografi origjinale, që janë njësueshmëri e besueshmërisë tekstore; po ashtu shoqërohet me tabela e lista njerëzish të ekzekutuar, ku krahas 600 shqiptarëve të pafajshëm, pjesa më e madhe e tyre, po aq të pafajshëm, ishin nga qyteti i Vlorës. (450 gjejmë në fletore statistikash, por shifrat, na thonë, nuk janë të sakta, pasi nazistët një pjesë të dokumenteve i grisën, i dogjën mungesa e tyre, patjetër dhe merorja e shkurtër i ka pasojat e saj). Shkrimtari dhe studiuesi vlonjatPetromilo ka realizuar një punë me vleratë larta humane dhe atdhetare. Fakte tronditëse nga Kujtesa e Hidhur në Mat’hauzenin famëzi, ku vlonjatë e shqiptarë pa pikë faji u dogjën më keq se të ishin copëza letrash pa pikë vlere, pasi i rrihnin barbarisht apo i përdornin si mjete eksperimentesh, derisa i gjymtonin. Libri ka vlera me mesazhe njohëse e historike sa lokale, aq universale për ata që u sakrifikuan lebetitshëm në ato kampe famëkeqe. Mesazhi kryesor, që ka dashur të përcjell autori tek lexuesi ështërëndësia e simboleve për historinë dhe brezat, ruajtja gjallë e fakteve historike për edukimin patriotik dhe urrejtjen ndaj individëve skizofrenikë, kushdo qofshin ata e ngadoshfaqen me atë barbari, që s’ka tragjedian të përshkruaj. Autori i bën apel kujtesës qytetare që të mos harrojmë të keqen më poshtëruese dhe torturuese ndaj njerëzimit ndodhur në këtë planet. Nuk mundemi t’i rrëfejmë ato skena lemeritëse në trenat e punës a vdekjes, në miniera, gurore apo në 186 shkallët e gurta pakthimërisht të vdekjes, duke i ngjitur me peshë 50-60 kg mbi shpinë, me ndëshkimet nga më çnjerëzoret në dhomat e gazit, në dhomat e vdekjes, në dhomat e eksperimenteve, dhomat burg, mure të lartë, të lagësht, të zinj, baraka fjetoresh me numra rendorë, labirinthe pafund, imazhe të frikshme, ankthembushur, ku çdo objekt mbart një histori tmerri. Vetëm në dhomat e gazit në kampin e Mat’hauzenit u asgjësuan 7200 të internuar. Na dridhet buza e syri na mbushet me lot dhembjeje për të femrat e pafajshme e të pambrojtura dhenjë duf urrejtjeje na shpërthen përbrenda për të pashpirtët nazistë tek lexojmë udhërin e datës 10.11/1940 të shtabit hitlerian: “…të mbahet sekret dhoma e përdhunimit të të internuarave prej personelit gjerman”. Një barakë kishte ndarje në dy dhoma: A dhe B. Çdo dhomë ndahej në dy pjesë: njëra ku rrinin të internuarit dhe tjera e fjetjes. Në mes ishte wc-ja. Shtretërit ishin prej druri me dy e tre kate. Në çdo krevat flinin tre veta në kushte tepër të vështira. Për mbulesë në dimër kishin një batanie të hollë. Dritarja e dyert qëndronin të hapura. Shumë ishin ata që vdisnin nga të ftohtit. Të sëmurët me sëmundje ngjitëse ishin në karantinë në katër baraka. Pranë ishte blloku i vdekjes, që dikur shërbente si infermieri. Nga muaji prill 1944 deri më 2 shkurt 1945, tek blloku i vdekjes u shënuan 4300 oficerë robër rusë, që nuk iu regjistrua as emri i tyre e as numër personal s’iu vendos. Këta, herë pas here, individualisht ose në grupe, ekzekutoheshin me plumb pas kokës, ndërsa një pjesë vdiqën nga uria…Kampi i dytë i barakave me numër 21-24 shërbente për strehimin e të internuarve të sapoardhur. Në kampin e tretë të barakave, përbërë prej 8 të tilla, strehoheshin gratë, të cilat i sollën në verë të vitit 1944 nga Varshava. Nga vera e vitit 1944 deri në prill 1945 sollën 3000 të internuar -fizikisht të dobët, tek të cilët u përdorën torturat më çnjerëzore, me finale pushkatimin. Të pamundurit për të punuar i lidhnin pas murit dhe i linin të zhveshur në të ftohtë e në ngrica, derisa jepnin shpirt. Po nënkampi i Gusenit, që kishte 30 baraka, rrethuar me tel me gjemba, ku kalonte tensioni 300 volt, që s’ka gojë të flasë, të denoncojë, të akuzojë në emër tëdrejtësisë e lirisë, sepse s’është parë shkelje më flagrante dhe aq egër e të drejtave të njeriut?! Minierat janë dëshmitare se sa frymë janë tretur thellësive të tyre. Po të sëmurët me tuberkuloz që i vrisnin me gjëlpërë në zemër?! Po me se ushqeheshin robërit e kampeve? Me aq pak ushqim – spirilëng, sa të mbanin trupin minimalisht e forcërisht në këmbë për punët përditshmërisht të rënda, kur trupi i tyre kishte arritur të shndërrohej në një skelet vetëm 28 kilogram deri në 40 kile. E si mund të mbahej kështu shpirti gjallë?! Në këto kampe përqëndrimi, koha e skllavërisë ishte kthyer, por me motive të reja raciste. Furrat e djegies, dhomat e shfarosjes janë dhe do të ngelen përjetësisht apel historik botëror i Kujtesës së Jetës njerëzore me dinjitet. Bijtë tanë që ranë me idealin e lirisë në zemër na kujtojnë një fjalë të urtë: “Kush mbyll sytë nga e kaluara, mbetet i verbër ndaj së ardhmes”. Gjatë këtyre refleksioneve për kampet naziste të përqëndrimit, gjykojmë se jo vetëm lajtmotivi i librit, por i Kampit të Zi të Mat’hauzenit dhe si vëllezërve të tij po aq të zinj, është: “Brezat që vijnë, duhet përmes simboleve historike të ruajtura me kujdes, të përjetojnë imazhin e një tmerri, që nuk duhet ta përjetojë në asnjë çast bota njerëzore”. Ndërkohë, përherë na e ruan të freskët këtë kujtesë edhe vepra simbol e historisë së Lirisë Qytetare, monumenti “Partizani fitimtar” i skulptorit shqiptar Odise Paskali e vendosur në Mat’hauzen, Austri që në vitin 1968, po ashtu delegacionet e mbi 40 shteteve, me flamujt e tyre, që Austria, Spanja, Luksemburgu, Holanda, Franca, Suedia, Belgjika, Polonia, Hungaria, ish-Republikat Sovjetike, Izraeli, Italia, Shqipëria etj., të cilët, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, bëjnë pelegrinazh nderimi çdo 5 maj, që nga viti 1945 e në vijimësi në “Sheshin e Apelit” po në Mat’hauzen, në kujtim të ditës së çlirimit të ish-kampit të përqëndrimit e shfarosjes Mat’hauzen, 5 maj 1945. Po ashtu, kurorat me lule që vendosen në memorialin e Mat’hauzenit, sikur na flasin që të mos harrojmë kurrë efektet e atij shpërthimi djallëzor të racës superiore nga përbindëshi Adolf Hitler, frymori i paskrupullt dilerant, manjaku tekanjoz, i neveritshmi 162 centimetrosh dhe makina e tij e vdekjes për së gjalli, me katër organizmat pamëshirshmërisht shfarosëse, që për pak mori në qafë botën mbarë.

Organizmat speciale të skinksit të zi nazist

Katër organizmat speciale të forcës terroriste, mizorisht të poshtër të skinksit të zi nazist ishin: 1. Trupat sulmuese (SA), që përbënin skuadronet e vdekjes, të cilat mbollën terrorin gjithandej Gjermanisë; 2. Trupat e Mbrojtjes dhe të Kontrollit të SA, që quheshin SS dhe i komandonte dora e djathtë e Hitlerit, Hajnri Himler (Ky mori përsipër edhe ndjekjen e të gjithë armiqve të Rajhut të Tretë dhe dërgimin e tyre në kampet e shfarosjes masive); 3.Agjentët e Policisë Sekrete, që e quajtën GESTAPO, të cilët vëzhgonin me kujdes qoftë trupat e SA, qoftë ato të SS (që do të thotë: përgjo, por je i përgjuar. Ky organizëm sipas statistikave, kishte në organikën e vet si efektiv mbi 100000 ushtarakë e agjentë. Këta nuk jepnin llogari askund përveç kryeterroristit Adolf dhe i drejtonte Geringu [Hermann Goering], i vetmi i besuar si pasardhës i Hitlerit, deri pas dështimit në betejën e Britanisë së Madhe, ku u dallua superioriteti i aviacionit Aleat mbi atë nazist); 4. Trupat sekrete (SD) që përbëheshin nga pjesë të veçanta të efektivit të Gestapos, pra më tepër ishin agjentët e shpërndarë në të katër anët e botës, të cilët raportonin pranë shtabit të Gestapos dhe komandoheshin nga Reinhard Hajdrih, i cili kishte nofkën Hajdrih Litari.

Gjithashtu libri na kujton se në gjithë territorin evropian të pushtuar nga nazistët funksiononin 1226 kampe kryesore, 1011 kampe të varuar përqëndrimi dhe 114 kampe shfarosëse dhe për hebrej, pra gjithsej 2351 kampe e nënkampe. Njëri nga ata qe vampiri nazist i Mathauzenit, i cili nga 8 gushti 1938 deri më 5 maj 1945 regjistroi 206000 të internuar. Nga ky numër mbetën gjallë, sidomos  ata që u sollën këtu kohët e fundit, 66534 (64800 meshkuj e 1734 femra). Mbijetuan nga kampi i përqëndrimit të Mat’hauzenit vetëm 23 shqiptarë. Ka objekte të të internuarve, pllaka përjetuese, monumente atje dhe në Shqipëri.

Edhe Dëshmorët e Mat’hauzenit janë në kujtesën e kombit

Në një pllakë mermeri, përbri furrave të krematoriumit janë shënuar, krahas emrave të tjerë, nga vendet e shteteve që u ndeshën me bishën naziste dhe që patën fatin e keq të digjeshin kufomat e tyre, edhe emrat e shqiptarëve. Mes dëshmorëve të kombit janë dhe vlonjatët. Jo vetëm nëpërmjet këtij shkrimi për lexuesit e gazetës “Telegraf”, por përditë dhe sikurse dëshmorët e tjerë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, duhet të nderohen edhe këta shqiptarë në kujtesën e kombit, sepse duhet t’i përkasin mos harrimit. Më e pakta e domosdoshme, edhe pse e vonuar, është përmendja e emrave të tyre edhe në një shkrim të thjeshtë nderimtar si ky yni. Lista e martirëve tanë pranë krematoriumit të Mat’hauzenit (Austri) është si më poshtë: Xhevdet Doda, Kozma Nushi (Hero i Popullit), Abaz Dine, Abaz Sullaj Abdulla Tabaku, Adil Alushi, Ahmet Ramzoti, Alem Tafili, Ali Ashimi, Alim Biduli, Asti Gogoli, Azem Toska, Bedri Agalliu, Beg Nushi, Besim Liku, Buharedin Mitaraj, Cane Çaçi, Cane Rapushi, Dalip Meminaj, Demir Bardhi, Dervish Hoxha, Dilaver Kamberi, Dhimitër Konduri, Dhimitër Kulla, Ejup Kondo, Emanuel Hazdurian, Enver Velaj, Faik Haruni, Faslli Lelaj, Faslli Zogaj, Feim Mustafaj, Fejzo Toska, Ferik Buzi, Fizo Spahiu, Gani Kokli, Gjysh Duraj, Hajdar Shameti, Hajredin Kërkova, Hakim Veliu, Halil Shyri, Hamit Roseni, Hamit Xhyheri, Hamza Laperi, Hasan Doci, Hekuran Novruzi, Hysen Shtufi, Ibrahim Skëndaj, Ibrahim Xhatufa, Ilo Çomi, Isa Rapushi, Ismail Zyma, Isuf Berberi, Isuf Ibërshimi, Izet Mema, Jani Kosta, Jani Nathanaili, Jani Popa, Jano Maska, Jorgji Ziu, Koro Çoni, Kostandin Simaku, Late Bregu, Mehmet Dauti, Mehmet Sulo, Mihal Koçi, Mihal Pema, Minella Gogo, Muhamed Velaj, Muhamet Bino, Muhamet Dine, Muhamet Kabashi, Musa Gorishti, Mustafa Kotherja, Mustafa Zahaj, Myslym Nelaj, Mustehat Malaj, Naun Thanasi, Neim Gjoni, Nexhip Hekurani, Nexhip Himçi, Nevruz Abazi, Nevruz Dine, Novruz Hajdini, Nuredin Memishaj, Pandeli Dimo, Perikli Papingji, Piro Papalilo, Qazim Çakërri, Ramadan Nebiu, Ramadan Ramo, Ramazan Myrto, Rapo Kapllani, Rapush Çarçani, Rasim Hamzaraj, Refat Ismajli, Rexhep Bani, Sabri Habibaj, Sadik Asnjoku, Sali Dibra, Sami Karriqi, Selim Çarçani, Senusi Nota, Sofokli Dhimiatiadhi, Stavri Havale, Sulejman Cenoimeri, Sulejman Doko, Sulejman Rukja, Sulejman Zakja, Sulo Gorishti, Shefqet Leka, Shefqet Shyti, Sherif Nuredini, Shyqyri Buzi, Taqo Dino, Tefik Skilja, Telat Noga, Teme Alushi, Thimio Nathanaili, Thoma Kuqali, Vangjel Vasili,Vangjel Shkurti, Vangjel Xhani, Vasil Dushku, Vasil Gjata, Vasil Mojsiu, Vehbi Vreshtazi, Xhafer Kodra, Xhafer Skilja, Xhemil Kasa, Xhemal Myhdari, Xhemal Shasho. Në listën e shqiptarëve që kanë vdekur në kampin e Mathauzenit, ku shënohet numri personal, emri dhe datëlindja janë: Athanas Babe, Andro Gerveni, Abdullah Kinetani, Ajaz Arifi, Anasatas Stavro, Ahile Lito, Bedri Agalliu, Besim Liku, Çako Lamani, Dervish Troka, Ded Papa, Sofokli Dhimitriadhi, Estref Fiaq, Fejza Dino, Gani Begosali, Georgi Cin, Hajredin Hazdinaj, Hazbi Bani, Habib Koka, Halem Telfaj, Halil Aliti, Ibrahim Gunardhi, Istref Dekollari, Jakup Telfaj, Jani Goda, Fadil Alushi, Kosta Mani, Kostandin Semikiç, Lefter Bezhani, Musten Gunbardhi, Miho Çiko, Mihal Shyti, Moikom Shyti, Naqo Siko, Nikolla Çika, Niko Papalilo, Lilo Palla, Ilija Vimo, Perikli Papingji Qazim Çakërri, Qemal Muhedari, Ramazan berberaj, Ramazan Armeni, Rushit Vërzhezha, Rexhep Toto, Muzafer Velaj, Nazif Spani, Rapo Ruçi, Rukije Sulejmani, Refat Sedrioviç, Rahman Hysa, Refit Mustafaj, Farudin Rustemi, Skënder Vrenaraj, Selfo Shebaj, Sulejman Seferi, Selim Begaj, Sofokli Dimi, Seit Qemali, Shezai Qemali, Shefqet Suli, Shahin Alia, Shyqyri Tare, Zoga Falre, Taqi Poliçani, Vangjel Xhema, Thoma Karagjozi, Qerim Asimi, Kristofor Gjyli, Stefan Sotiri, Nasim Gjani, Tahsim Jonuzi. (Për mungesë hapësire në gazetë nuk po i shënojmë numrat personalë dhe datëlindjet e dëshmorëve të Mat’hauzenit, por ne i ruajmë në dosjen e arkivit tonë). Kemi dhe një listë të të ekzekutuarve, sipas një dëshmitari:  Asim Qerimi, Akile Lita, Dhimitër Kosta, Ibrahim Rexhepi, Izet Memsi, Imer Rexhepi, Jani Kariqi, Naum Thanasi, Naxhia Himçi, Narfi Kaposhi, Pandeli Nandua, Meship Himçi,Miho Ciko, Vimo Ilija, Vlash Kuqo, Sabri Dino, Ali Akin, Xhevdet Dino, Shefqet Leka. Burimet e shkruara të nivelit akademik na japin dhe një pasqyrë përmbledhëse të 5914 të burgosurve dhe të internuarve shqiptarë në burgjet dhe kampet nazifashiste të hapura brenda vendit gjatë periudhës së pushtimit të Shqipërisë: 7 Prill 1939-29 Nëntor 1944, nga ku Tirana, si rreth kishte 1034 njerëz, Berati 414, Burreli 34, Dibra e Bulqiza 126, Durrësi e Kavaja 831, Elbasani e Peqini 261, Fieri e Mallakastra 130, Gjirokastra 504, Gramshi 17, Kolonja 151, Korça e Bilishti 615, Kruja e Laçi 24, Kukësi e Hasi 27, Lezha 28, Lushnja 41, Mirdita 28, Përmeti 49, Pogradeci 173, Puka 10, Saranda e Delvina 54, Shkodra e Kopliku 354, Tepelena 60, Tropoja 148 dhe Vlora 801, të cilët në total kanë vuajtur 26940  muaj ose 2245 vite. Siç vërehet, më tepër martirëkanë Tirana, Durrës – Kavaja, Vlora e me radhë Korçë – Bilishti, Gjirokastra, Shkodër – Kopliku etj. (shih: dr. Arqile Veshi, “Qëndresa heroike e të burgosurve, të internuarve dhe të ekzekutuarve politikë shqiptarë nga pushtuesit nazifashistë e kolaboracionistët: 7 prill 1939-29 nëntor 1944”, Tiranë, Ilar, 2014, 308 faqe me foto). Gjithashtu, kemi informacion të besueshëm dokumentar, se vetëm nga Mallakastra janë shfarosur në kampin e Zemunit 19 patriotë nga fshati Cakran dhe 11 nga fshati Dukas – Patos.

Nderimi shtetëror i dëshmorëve të Mat’hauzenit

Bazuar në ligjin nr. 109/2018 “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut”, në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: Kreu I, neni 4 “Familje e Dëshmorit të atdheut është familja që i ka dhënë Shqipërisë një apo më shumë persona të shpallur “Dëshmor i atdheut”. Kreu II, neni 5 thotë: “Dëshmorë të atdheut shpallen ose u njihet stausi, si i tillë…[pika] dh) Shtetasit shqiptarë, të cilët janë ekzekutuar apo kanë vdekur në burgjet dhe kampet nazifashiste të përqëndrimit apo kanë vdekur si pasojë e plagëve apo sëmundjeve të ndryshme të marra në këto vende deri më 9 maj 1945”. Me rastin e 75 -vjetorit të Çlirimit të ish-kampit të përqëndrimit Mat’hauzen, në Vlorë, është ngritur Memoriali i Kujtesës së Dëshmorëve të Mat’hauzenit përkarshi bashkisë së qytetit të Vlorës, atje ku në vitet e LANÇ-it ishte burgu, nga i nisën drejt kampit të përqëndrimit Mat’hauzen djemtë e Vlorës pas fushatës së arrestimeve nga nazistët dhe kolaboracionistëve tyre spiunë e lakej. Ndoshta nuk do të realizohej apo mund të bëhej shumë më vonë ky monument nderimi në Vlorë, pa ndihmën e zonjës Vojsava Shkurtaj, ish-kryetare e Këshillit të Bashkisë, pa kujdesin e drejtpërdrejtë të kryetarit të bashkisë, dr. Dritan Leli, pa fjalën e urtë e të peshuar të shkrimtarit Andrea Petromilo, pa punën në bllok të pasardhësve të atyre dëshmorëve, Gerion Gunbardhi, Kujtim Memaj, Denada Babe, Gudar Toto, Kristi Shametaj, Edlira Hoxha, administrata e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Fjorda Llukmani, përfaqësuese nga BE-ja për Shqipërinë  e sidomos pa këmbënguljen shembullore e të pakthyeshme të qytetarit Polizoi Kosta, i biri i Jani Kostës, me numër personal 10050, vdekur në ish-kampin e përqëndrimit Mat’hauzen më 15.12.1944. Sheshi historik para bashkisë Vlorë do të mbetet në breza si sheshi i dëshmorëve të Mat’hauzenit, që sfiduan torturat më të padëgjuara dhe bënë sakrificën më sublime për Atdheun e të parëve, Atdheun e tyre, tonin e të brezave që vijnë.