Ahmet Qeriqi- Rrëfimi i patriotit Hafir Rrahmani nga Krojmiri, Kosovë: Si më konfiskuan radion dhe më futën nën burg se dëgjoja radio Tiranën

35
Sigal

-Kur bleva radio në vitin 1954 në Prishtinë u thashë të mos e lëvizin nga Radio Tirana

– Këngët popullore të Radio Tiranës më qetësonin shpirtin

-Si më erdhi milica në shtëpi dhe më tha fike radio Tiranën

– Në Jugosllavi Enver Hoxha është armik po ashtu dhe radio Tirana

Ahmet Qeriqi

E mora veten, pasi u martova. Tokë e mal kisha boll, por edhe dhen e dhi, lopë. Fillova me punue dhe punët më shkonin mbarë. Gjinjë, në fillim më kqyrshin si të mjer’ të pa bërë hesap, si familje  armike. Nuk kisha shkollë, nuk dëgjoja mirë një vesh, nuk më banin hesap as sa per një qen, edhe pse kurrë kujt nuk i kam ba keq. Jete e shtire. kusherijt mundojeshin me m’nimue, por edhe ata ishin të ndjekun e sakatuem…Pasi e ndreqa idaren m’shkoi mendja me ble nji Radio dhe me ndigjue Tiranën. Shumë vetë kishin ble Radio. E kishte ble edhe kusherini im, Milaimi,  dhe u knaqsha me kangët e Tiranës. Ato m’ flejshin n shpirt, e nganjiher kur knojshin kangë për Enver Hoxhën, trupi mu rrëqethke. Nuk e di pse. Nji ditë i bana paret dhe shkova te miku im, Faiku. Ata kishin dalë moti n’ Prishtine dhe i thash se kam ba paret dhe ti me ma ble nji Radio. Miku m priti mirë. Me thane t drejten ata m kane ndihmue shpesh, por edhe ata ishin shpallë anmiq, madje i mundonin ma shume se mue. Pasi ma bleu Radion u gezova shume, por u tutsha se nuk kam me dite me lshue e mi i gjet  stanicat. Njeri pa shkollë. Faiku me msoi qysh lshohet, qysh ndalet, qysh i lshohet zani, qysh i ndrrohen baterijat. Por kur  fillova mi lu gishtat për m’ i gjetë stanicat e lujsha shpejt at pullën e vogël. Boll u mundova por s mujsha me ia qëllue. Krejt miqt keshnin me mue, po une gishtat i kisha t mdhaj.

– A di çka o mik i thash, pasi u kujtova pak.

– Fol Hafir, m’tha.

– Ndreqma me një vend, veç Tiranen, tybe edhe ashtu nuk du me ni asnjë stanicë tjeter, e nashta msohna ma von’ msohet edhe gruja, edhe fmijte kanë fillue m’u rrite. Faiku ma çiti n’ Tiranë dhe m’tha, qit pullen e stanicave mos e prek, edhe nese e preke, kqyre mire, qit vijen e kuqe, ndale ne ket vend. Aty ia bani nji pikë t’madhe, nje shej per me afrue at penin qi ecte majt e djatht. Aty ishte  Radio-Tirana. Për zanin nuk u bana marak. Ja lash deri n’skaj, se nuk ndij mirë. Miku ma pshtjelli mire Radien në at qanten qi e kisha ble dhe pasi u persheneta u nisa te stanica e vozit per me shkue deri ne Lypjan, e prej atje tri- katër orë në kambe deri te shpija ne Krajmirovc. Te stacioni m’ duhej me prite dy sahat. U largova pak me ni vend e nxora radion me provue. Ja kisha lshue zanin deri n’skaj pa menue qi po e pengoj ndokand dhe pa e ditun qi nuk ban me ndigju Tiranen. Pas pak m’u afrue nji burrë plak e m’u drejtue:

– A je shurdhan apo budallë?

– Budalle nuk jam e pak shurdhan po, por çka por t’hyn në punë ty kjo,- ia ktheva?

– Tash ndokush i lajmron milict, a e di ti qi asht e ndalueme me nigju Tiranën?

– Po une ket mall e kam ble me nigjue Tiranën e jo Beligradin.

Plaku e çoj dorën përpjetë dhe u largue shpejt, thuese po e ndjekë kush. Nuk ka vonue as dhetë dakika kur i pashe dy milic qi ishin drejtuar te une. E mora me mend çka me gjet po ish vone. Njani milic e mori pendrekun n’dore e ai tjetri e mbajke doren n’allti. E di qi foli serbisht dhe pak e kuptova kur e permendi legitimacien. Milici tjetër me tha nalja zanin Radios. Nga habija n’vend se me ia nalë ja lshova deri n’skaj. Ai bani turr me me marrë Radion por une nuk ja lshova. Milici, ishte nji shka e nxori alltinë dhe ma rrasi n’fyt.

– A nuk kam të drejtë me ble Radio, pse po i shitni pra?.

– Mor a je ti budallë apo shurdhan?.

– Shurdhan jam pak, po budallë nuk jam.

– Ku po jeton ti n’Jugosllavi a n’Shipni.

– Une jetoj në Drenicë. Kam ardhë në Prishtinë dhe e kam ble ket Radio. Milici shqiptar foli me at shkaun dhe e marrsha me mend se po i thotë se nuk isha mirë me mend, se e prekte kryet. Pas pak, milici nisi me m’i lidhe duart, por nuk pranova.

– Tash i thirri edhe kater milic dhe t’lidhin si qenin, m’u drejtu milici qi dinte shqip.

– Qen mos m’thuj, se qen je vet. Thirri perqind n’dash, edhe mytem, po nuk di shka ju bana?

– A e di ti qi s’ban me ndigjue Radio Tiranën. Enver Hoxha asht anmik i joni.

– Un’ nuk e kam anmik. 18-vjet baba i ka majtë burg për Shqipni, dy vllazen ia kanë mytë bab’s, ma kan mytë edhe mue një vlla.

– Mirë jau kan ba, duhet me ju mytë të tanëve shka jeni me Enver Hoxhën.

– Mytëm pra i thashë, edhe kryet me ma hjekë une qyky Hafiri jam. Po për me ngue Tiranen e kam ble ket Radio, jo per Beogradin. Pa u ba pesë dakika erdhen edhe katër milic e m’rrethuen. fillova me çindrue, qashtu tuj u shtye por ma n’fund m’lidhen.

– Kur e ke ble ket radio?- m’veti milici

– Sot e kam ble.

– Ku?

– Në pazar, te stanica e autobusave, u thashë. Ma rroki mendja se me kallxue drejt e merrsha n’qafe edhe mikun, po nuk e di qysh ma dha zoti, se boll trullan jam.

– Tuj hec nji pazarxhi më tha a po don me ble nji Radio t’mirë se e kam si me veti. Unë i kisha paret se e kam shitë nji lopë, por edhe ma parë kisha mendu me ble nji Radio. I thashë po e blej veç nuk di me përdore. Ai me kallxoi rend. Mandej i thashe qi derisa t’msohna banja nji shenj ku e zen Tiranën dhe ai përnjeherë ja bani një shenj për me gjetë ma lehtë. Kqyrne shenjën iu thash n’mos m’besofshi.

– A e njeh me pa njerin qi ta ka shit radion?

– Ndoshta edhe e njoh po nuk e di ku jeton ai, te stanica e kam ble. Kish kane burr i mire kur i thashe se e kam ble me ndigjue veç Radio-Tiranen, ma shiti 100 banka ma lirë. Filluan me mbesue dhe ashtu lidhun me çuen te Stanica. Më shtiëe brena n Stanice m’ lidhen per një fare cevi t’ hekurit dhe krej milicët u larguen me lyp pazarxhine apo ndonji t dyshuem. Me mu mbeti vec nji milic shka. Ai foli dishka po une i thash “ne znam serpski”, ate fjale e dijsha, mirpo ai ditke shqip dhe me tha  se sudija ka  mi dhane pesë vjet burg dhe ka me ta konfiksu Radion…Sudija m’ i dha dy muj burg  per “prekershaj” dhe ma konfiskoi Radion. Pas dy mujve u ktheve n’ shpi. Gruja më doli para dhe u gzue kur m pa. Spiunat e katunit i kishin than’ se kanë me m majtë dy vjet  burg. Kur hyna n shpi me përqafen fmijte. Pas pak e pashë Radion në raftin e sobës.

– Kush e ka pru Radion e veta gruen?

– Milaimi, kusherini yt, tha gruja. Ka shku te nji avokat, një shka, ja ka dhanë 200 banka dhe e ka nxjerrë Radion. Sapo kishte marrë vesh qi jam ardhe te shpija erdhi Milaimi. Po gzimi ma i madh i imi at dite nuk ishte as lirimi nga burgu, as Radio. Djali pesë vjeç dhe gruaja ishin msue mi gjete krej stanicat madje edhe Radio Kuksin qi e rrokte ma mirë se me kanë n’Shqipni. Pas një kohe u msova edhe vet, por dora m’shkojke te ajo shenja, që ia kishte lan’ miku im, Faiku…( Rrëfimin autentik me Hafir Rrahmanin e kam incizuar me diktafon në vjeshtë të vitit 2004, në shtëpimë e tij, në Krojmir).