Ahmet Demaj: Kur vlerësohet njeriu i punës, Nasa Abazi

Ahmet Demaj,ryetar i Shoqatës “Labëria” dega Vlorë.

Shoqata Labëria “Nderi i Kombit” dega Vlorë vazhdon aktivitetet  duke nderuar persoanlitete që kanë bërë emër.

Shoqata Labëria “Nderi i Kombit” dega Vlorë vazhdon aktivitetet  duke nderuar personalitete që kanë bërë emër dhe që nderojnë Labërinë. Në vazhdën e tyre veçuam z. Nase Abazi që Shoqata “Labëria” e nderoi me “Çertifikatën e Mirënjohjes së Labërisë”. Pyetja e parë që shtrohet: Pse? Çfarë ka bërë? Kush ka qenë? Etj. Që të vemi te thelbi i çështjes po ju sjell dy ngjarje. E para: Aty nga viti 2017 Bashkia Vlorë organizoi aktivitetin “Personazhe të vitit”, 12 persona. Midis tyre edhe një punëtor i ujësjellsit që kur u fol emri i tij, salla e Teatrit e mbushur plo e përplot shpërtheu në duartrokitje, që nuk i mori asnjë edhe pse ishin kuadro të nderuar të qytetit. E dyta: për vitin 2023 kryetari i Bashkisë aktuale Vlore z. Dredha nderon si personazh të vitit një punëtore gjelbërimi. E thërret në podium, thotë fjalët më të mira për të dhe i jep mikrofonin. Çfarë tha kjo punëtore? “Unë nuk e di çfarë kam bërë, por punën që më kanë ngarkuar e bëj mirë. E bëj mirë, sepse punën e dua,” Duartrokitje. Kërkoja të gjeja filozofinë e këtij veprimi. Më erdhi në ndihmë një shkrim gazete e të madhit Dritëro Agolli. Tregonte për një bari në Dibër që kishte nja 30 dele të shëndetshme, d.m.th. që nuk u ishte rjepur lëkura, të pastra, d.m.th. nuk ishin të lyera me baltë, sepse stalla ishte e shtruar, që kishte secila qengjin e vet, dhe të gjitha bashkë kishin 5 këmborë që kombinonin si një orkestër. E krahasova me një tufë 150 krerëshe që nuk doje t’i hidhje sytë për keqtrajtim. Kush e bënte diferencën e dy pamjeve? “Ishte, -thoshte Agolli, kultura e punës së barinjve”. E tillë është jeta jo të gjithë me pozita, me grada e detyra të larta. E rëndësishme kudo e në çdo punë ta bësh me dashuri dhe të demostrosh kulturë profesionale. Opinioni publik të regjistron se cili ke qenë, ku ke qenë dhe në fund të jetës të vë notën “Çfarë lë pas”? Jo të gjithë që ndahen nga jeta na krijohet mundësia t’i nderojmë në këto lartësi. Nuk na u lutën fëmijët siç ndodh me të tjerë. Përkundrazi ishin grupe shoqërore, përfaqësues të pushtetit vendor etj organizma që na drejtuan kërkesën. E zgjatëm gati një vit për të krijuar një bindje e për të marrë opinione nga shumë të tjerë. Bëmë mirë,a sepse sot jemi të bindur nga një pjesëmarrje kaq e gjerë. Nga konsideratat që kemi dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga bashkëkohësit e tij. Nuk ka rendësi profesioni, bujk a blegtor, në fushë apo në mal, në zyrë apo në terren. Kudo që ju besua dhe kudo që Nase Abazi ju besua punës, i doli zot asaj dhe krijoi modelin pozitiv për ta ndjekur nga të tjerët. Shkolla, ushtria, kooperativa, detyra që të lejonin këto hapsira ishin angazhimet e Nases dhe ndryshimi nga të tjerët. Qe besnik i fjalës dhe i dashuruar pas punës. Këto bënë që ndihej i respektuar nga rrethi fisnor, nga fshati e më gjerë. Në detyrat si anëtar Këshilli, brigadier, arkëtar, normist, ekonomist e deri kryetar këshilli. Nuk doli difiçit, nuk u gjykua për hatëre, nuk ju kthyen vendimet e marra, sepse kishte drejtësi. Nuk të ndjek njeri mbrapa në qoftë se nuk demostron aftësi, respekt e dashuri që nga më të afërmit e deri më tej. Familja për Nasen ishte modeli që sakrifikoi për të dhe mori prej saj respektin e kryefamiljarit. Aty ai tregoi dhe mori prej saj vlerat e tij njerëzore dhe shoqërore. Të përballoje rritjen e 10 (dhjetë) fëmijve në kushtet e fshatit duhesh sakrificë. Kjo nuk i mungoi që fëmijët e tij të diferencoheshin nga të tjerë. Përkundrazi me organizimin dhe vizionin ekonomist i rriti plot shëndet dhe të 48 nipër e mbesa të ishin të lumturuar me familjet e tyre. Si gjithë shqiptarët, Lebrit, edhe ploçiotët edhe personazhi ynë Nase Abazaj pas vitit 1990 nuk e humdi toruan, përkundrazi si një ekonomist i mirë demostroi aftësinë e njeriut të zot që di të orjentohet, të organizohet për të përballuar ekonominë e tregut, me blegtorinë, me tokën, me lëvizjen fshat dhe qytet u përballua me zgjidhje pozitive për të plotësuar nevojat ekonomike të familjes. Arriti deri në Amerikë. Shpesh herë opinioni publik të gjykon jo çfarë bëre për vete, por çfarë bëre edhe për të tjerët. Si veprimtar shoqëror ju besua detyra në organizatat e masave dhe këshillave të kohës e doli mirë. Nuk pati diploma universitare, por bisedonte e diskutonte me të diplomuarit, sepse kishte vërtetësinë e jetës. Koha e dalloi nga të tjerët dhe ne për këtë e veçuam nga të tjerët, sepse nuk qe ambicioz dhe të bëhej problematik për shokët dhe fshatin, përkundrazi demostronte dashuri, nuk ishte xheloz për arritje të tjerëve, përkundrazi e gëzonte suksesi i shokut dhe mësonte prej tyre.

NOA

Kjo mënyrë sjellje ja vlersonin si kapital fshati dhe krahina.

Por Ai la dhe dy kapitale të tjera. La pas 10 fëmijë dhe dhjetra nipër e mbesa, që këto pesë vjet që Nasja është shkëputur nga jeta e kujtojnë dhe këtë 5 vjetor më ndryshe duke bërë pronë të tyre Çertifikatën “Mirënjohje e Labërisë”, akorduar nga SH. A. K. “Labëria” “Nderi Kombit”.

Dhe kapitali i dytë: është i lumtur kush vdes kur ka jetuar jetën ndershmërisht “thotë një folozof”. Dhe këtë thënie e ktheu në realitet me jetën e tij edhe Nase Osmën Abazaj, që ne nderojmë sot. Pati ovacione duartrokitjesh, sepse në nderim të tij kishte gati 100 vet. Në krye bashkëshortja e Nases Pajamja. Shpesh dhe pa shumë portokoll ju dha fjala ish Kryetarit të Bashkisë Selenicë z. Pëllumb Binaj, i cili u shpreh: Nuk më befason pjesmarrja kaq e madhe, sepse njihja Nasen. Njihja punën dhe respektin që gëzonte jo në Ploç, por në krahinë. Njihja punën e tij, që kur ja lije në dorë të nderonte. Të nderonte, sepse luftonte dhe punonte siç bëjnë gjithë ata që duan të ikin nga kjo botë me emrin “Njeri i ndershëm”. Kjo gjë thoshte Nase Abazi koston shumë pak, respekto njerëzit, respekto ligjet e shoqërisë, mos jeto si parazit dhe të tërë të nderojnë. Sot se kemi këtu, por kur shohim prezentë 10 fëmijët e tij dhe kaq shumë nipër dhe mbesa themi me gjithë mend ata janë të Nases , por janë ploçjot, janë labër, janë shqiptar. Të mësojnë ata e ato që bëjnë nga një fëmijë se nuk ka vështirësi që nuk kapërcehet. Këtë e realizojnë ata që e duan vendlindjen. Po ne kemi nevojë më shumë edhe për njerëz.

Fatmir Abazi, dr. i Z.V.A. Selenicë që ishte rritur afër Nase Abazit solli kujtime të fëmijërisë së tij që nxirrte figurën e Nase Abazit të dashur të urtë, por shumë kërkues për sjellje e norma brenda familjes, brenda fisit dhe shoqërisë. Albert Habazaj e trajtoi fjalën e tij paralelisht dhe vertikalisht. Në secilin këndvështrim Nasja edhe pse nuk është sot me ne na lëshon dritë me modelin prindëror që na la. FLORIAN BINAJ (humorist i portokallisë) që ishte edhe nip i Nase Abazit deshi të rrinte në hije andej nga fundi. E ftuam të jepte një emocion për aktivitetin dhe për dajën e vet. Kam qenë i vogël kur vija me babin tim te dajo Nasja. Kam kujtimet më të bukura të fëmijnisë për dajon për Ploçën për qytetin e Amantia. Por ju them sinqerisht se ky aktivitet më bëri ta dua dajo Nasen në qiellin ku është edhe më shumë dhe të rrit respektin për SH. A. K. Labëria. Ju falenderoj. Mbesa e Nases që nuk ja shënuam dot emrin recitoi një poezi me 15 strofa krijoi emocione të tilla që ndonjëri derdhi edhe lot. E tillë qe motra e Nases martuar në Brataj znj.Nikaj. Ja pak vargje të kësaj poezie:

Na mungon shumë ajo kohë/, Kurr s’u lodhe duke pritur/. Sakrificë të shkoi gjithë jeta/. Për të vegjël e të rritur./ Sot nuk je midis nesh/, Se jeta kështu e ka/. Me fat kush të pati djalë/, Me fat si babë e vëlla./ Sot për ty jemi mbledhur/,

Me shok e miq rrethuar/. Ti nga lart na buzëqesh/, Siç ne ishim të mësuar.

Erdhi momenti i dorëzimit të Çertifikatës. U thirr djali i tij, i cili mes emocionesh të tij emocionoi gjithë të tjerët. Nuk e pandehja që do të vinte një ditë për ta kujtuar babain tim me kaq shumë miq e shokë dhe me këtë nderim kaq të lartë. Ju falënderoj. Gjithë aktiviteti arriti në atë pikë të shpërthimit të këngës nga grupi polifonik i Sevasterit. Fotografi të shumta e me plot mall. GËZUAR ME NJË GOT VERË u mbyll për të lënë mbresa se kur vlerësimet që bën Labëria kanë vlera reale, ato ngrenë autoritetin e punës sonë.