Ahmet Demaj: Geri Kasparov në Vlorë me librin “Jeta si një lojë shahu”

80
Sigal

 

Shahu është mësues dhe unë tregoj çfarë mësuesi është…

 

Në Labëri modernia futet avash, por hedh hapa të sigurta. Kështu e hapa fjalën time për të përshëndetur z. Eduart Shalësi dhe Irena Toçin që organizuan një aktivitet për prezantimin e librit “Jeta si një lojë shahu”.

Futesh në librin “Jeta si një lojë shahu” dhe njeh në mënyrën më të mrekullueshme një kampion bote si Geri Kasparov.

Në rrugën e 340 faqe libri me 130 nëntituj nuk njeh vetëm një sportist në llojin më të vështirë si sport mendjes, por zbulon një mendimtar filozofik që i ka vjelë praktikës përvojat më pozitive dhe i ktheu në qendër të teorive të tija që e bënë kampion bote.

Duke i lidhur fort parimet e teorisë së kampionëve dhe të vërtetat e lojës së shahut në praktikë libri të fton jo vetëm për lexim, por edhe për reflektim.

 

Në fund libri përfundon me një kapitull që për ne njerëzit e thjeshtë lind një pyetje: “Deshi Kasparov të shfrytëzoj politikën për të vënë në jetë parimet e tija, apo deshi politika të angazhojë Kasparovin për të vjelë praktikat që ai demostron? Kjo pyetje mori përgjigje nga  zoti Eduart  Shalsi.

Mesazhet që merr duke shfletuar librin të bëjnë që të jetosh në rrugën e jetës shumë modest edhe kur fitorja të bën krenar. Nga sulmet e shpeshta që më bënin, më mobilizonin të mbrohesha me sukses që më bënte fitues.

Eshtë një libër me intensitet ngjarjesh të kampionit Kasparov, të kampionëve të tjerë dhe shumë kampionateve.

Mëson se shahistët janë gjeni të veçantë, kanë vizion, që arrijnë sukses, kanë durim, mësojnë nga humbja për të dal fitimtar, kanë teknika.

Ashtu si futbolli edhe shahu ka emrat e veçantë të kampionëve që nga origjina e tij në Hindi dhe deri në çdo skaj të botës.

Vetëm tek shahu i Botvinik pranon që edhe “kokë fortësia” të sjell sukses. “Kam zakon, thotë Ai, që mendoj gjithnjë me kokën time dhe nuk më bëhet vonë sikur 100 të tjerë të mendojnë ndryshe. Fq. 35. Unë dal fitues.

Në libër gjen mendime të formës së prerë: “Ai që di si do jetë në punë, ai që di dhe PSENË do jetë shefi i tij”. Fq. 37. Ose “Mos studjo më shumë kundërshtarin sesa veten”, fq.52 dhe më poshtë “Strategjia e mirë mund të dështojë nga taktika të këqia”.

Titujt “Mjeshtër i Madh” u shpallën nga Cari II 1914 dhe u bënë aq shumë sa të mëdhenjtë nga të vegjëlit u dalluan më vonë nga titulli “Super Mjeshtër i Madh”.

Nuk shkëputesh dot nga leximi i librit kur gjen Mjeshtri i Madh polak “MIGEL NAJDORF” që në të njëjtën kohë zhvillon 45 ndeshje – fiton 39, barazon 4, humbet 2, pra luan me 1280 gurë. Fq.90.

Pse i kanë lënë oficerët në shah të lëviz në diagonale, sepse një oficer i keq të humbet betejën- fq. 128. Një oficer i mirë të jep fitoren.

Fjala “risi” dhe fuqia e risisë të bën të kalosh nga varianti kopjues në variantin novator, fq.166, dhe këtu del madhështia e Çurçillit në fushbetejë.

Gjen aq thënie praktike saqë rrallë se të ikin nga kujtesa. Ja një prej tyre: “Mos ejani me thikë në përplasjet me armë”, fq 184, ose për Robert Fisher: “Legjendë e shkëlqyer trashëgimni e trishtë”, ose “Mos kërko portofolin ku ka më shumë dritë”.

Përkthimi është real Në Labëri edhe në Shqipëri ne themi: “Trimi nuk ka frikë nga plumbi”. Nga Kasparovi na vjen thënia: “Plumbi i druhet një trimi” 214.

“Shahu im agresiv”, “sulmet e mija të dhunshme shprehja “Zemërimin, agresionin, frikën si ana më e errët në lojë” fq.215, sepse, mendoj që guximi ka magji, ka fuqi, ka gjenialitet, por thekson se duhet të kontrollosh konkurencën dhe taktikat kundër vetkënaqësisë. 233.

Kundërshtari im thotë Kasparovi për Kramniku se ishte i aftë të realizonte ide të reja.fq 241.

Psikologjia, shkenca që te shahistët është vendimtare. Koha para lojës është stuhi e madhe do nerva të qeta, do të menaxhosh frikën, të ruash ekuilibrin e adrenalinës, fq 243.

Mbi këto cilësi shahisti kampion thekson: “Të edukuarit kundërshtojnë të tjerët: të mençurit kundërshtojnë veten”, fq 263.

Ajo që vlen të diskutohet është  “gratë në shah” dhe lajmi që një 13vjeçare shqiptare është kampione bote në rangun e saj na gëzon.

Ashtu si loja me kompjuterat e përafruar me mundësitë e inteligjencës artificiale kërkon specialist elektronik për të na e prezantuar, sepse për ne njerëzit e zakonshëm të përfytyrosh “1 lëvizje i bardhi dhe 1 lëvizje i ziu hap rrugë për 1000 lëvizje të pranueshme, pas 2 lëvizjeve mundësia e lëvizjes alternative bëhet 2.5 miljon dhe pas 3 lëvizjeve mundësia është 4.1 miliard”, fq. 287.

Këtu na vjen në ndihmë Ainshtajni, që pati ambicje të njihte “mendjen e zotit”, por edhe pse jemi skeptik në këto shifra e vërteta është: sa më e gjerë kjo njohje aq më i gjerë kuptimi për jetën, fq 285 si një lojë shahu.

Të mbeten në mendje dy përcaktime: kundër idhullit Kasparov Kapabllankës e pa mundur të fitojë, kundër Aleksandrit e pamundur të luajë.

Po e përfundoj me tre fjali:

1- Shahu është mësues dhe unë tregoj çfarë mësuesi është.

2- Numri i mundësive për të bërë gabim tejkalon nr. për të bërë mirë.

3- Sjellja është gjë e vogël që bën ndryshime të mëdha.

Kujt i duhet libri: veç të tjerëve të paaftëve të bëhen të aftë.

 

Në fund do të ishte kënaqësi që Kasparovin ta ftonim në Vlorë. Ne si shoqatë “Labëria” marrim përsipër propozimin për ta shpallur “Qytetar Nderi” të Vlorës si një kampion bote. Aty bashkëbisedimi me të do të na lejonte për pyetje direkte të kësaj mendje të ndritur.

 

Kryetar i Shoqatës Labëria, dega Vlorë