Abas Goxhaj: Shkronjat e alfabetit tonë janë larë me gjak patriotësh

196
Sigal

 

QË TË TRIUMFOJË E KEQJA, MJAFTON HESHTJA E NJERËZVE TË MIRË

  • Ç’po ndodh me Tempullin e Dijes…?
  • -Shkolla është mbrojtja më e mirë për lirinë, se sa një ushtri në këmbë…
  • -Në shekullin e diçitalizimit dhe të shpikjeve të mëdha, shkolla jonë po shkon drejt mesjetës e më keq..!
  • – Kur në Golëmin tim malor, 1100 m. mbi nivelin e detit, erdhën 8 abetaret e para në dhjetor 1898 u bë festë e madhe

“Shkolla është mbrojtja më e mirë për lirinë, se sa një ushtri në këmbë…” !_ thoshnin Rilindësit tanë të ndritur.

Më 24 Janar 2022, është “Dita Ndërkombëtare e Arsimit.”!

Po për Shqipërinë, a mbetet kjo ditë, si e tillë apo jo?!

Pa tjetër që mbetet, se në mbarë vendin këtë vit dhe pikërisht atë ditë ishin mbyllur shkollat, nga të ftohtit e madh..!

Gjithashtu, nuk kishte mësim se mbaroi semestri i parë shkollor dhe në klasat e shkollave nuk kishte regjistra…!!!

Ja si qëndron e vërteta:

Do ketë skandal e papërgjegjshmëri më të madhe ?!

Është shumë e çutitëshme, ajo që po dëgjojmë e po ndodh në shkollën tonë në Republikën e Shqipërisë..!

Në shekullin e diçitalizimit dhe të shpikjeve të mëdha, shkolla jonë po shkon drejt mesjetës e më keq..!

Është e pabesushme, por ja që e pamë dhe e dëgjuam, me zë e figurë, në emisionin “Fiks fare” para disa ditësh..! Në shkollat e kryeqytetit Tiranë, qysh nga dita e hapjes së shkollës, në fundshtator, në shumë klasa nuk ka patur regjistra….Po pse do thoni ju?

“Sepse nuk është bërë tenderi për prodhimin e regjistrave”!..u shfajësua drejtoresha e arsimit… !!

Kjo është çudi e madhe..! Kaq armiq të betuar janë këta drejtues ndaj shkollës sonë ( se të paditur e budallenj nuk janë) kur dihet se, shkronjat e të cilës janë larë me gjak patriotësh?!

Ka papërgjegjshmëri e skandal për Ministrinë përkatëse e për Qeverinë, që nuk di se ç’po bëhet në këtë copë Shqipëri, sa një lagje e qyteteve të botës, ose nëse e di, a nuk turpërohen ndopak, karshi KOMBIT, se karshi popullit, e kanë ngrenë turpin me bukë..?!

Po Rilindasit i sollën shkronjat e bekuara të kësaj shkolle, ngarkuar në kafshë, fshehurazi nga errësira Turke e kisha ortodokse greke, duke sakrifikuar dhe jetën..!

Librat u shkruan, nga mëndjendriturit e atdhetarët rilindas dhe u botuan në Sofje e gjetkë, me shpenzimet e tyre dhe u sollën në fshehtësi të madhe, jo vetëm për shkollat e para shqipe, por edhe nëpër fshatra të thella, Kur në Golëmin tim malor, 1100 m. mbi nivelin e detit, erdhën 8 abetaret e para në dhjetor 1898 u bë festë e madhe, por fshehurazi ama!

Edhe shkolla e parë shqipe, që u hap në Korçë më 7 Mars 1887, kishte, jo vetëm libra për nxënës, por edhe regjistra për klasa. Ndërsa në shkollat tona sot, nuk ka regjistra, se nuk është bërë tenderi…!!!!

Po mirë, more zotërinj, nuk e dinit ju që shkolla do hapej në muajin shtator dhe ju të bënit tenderin dy apo 4 muaj më parë?!

Apo nuk gjeni dot, se do mik, për shtypshkronja e shtëpi botimi, që ka më shumë se shkolla ?!

Apo, mos kishit bërë ndonjë studim, a eksperiment, që regjistrat ishin të tepërta..??!

Po dhe milingona, e mbledh ushqimin qysh në verë dhe nuk del në janar për ushqim, ndërsa ju, kujtoheni, se klasave ju duhen regjistra në muajin dhjetor..!

Po edhe në MESJETË, nuk kanë munguar regjistrat….! Edhe gjatë pushtimit nga të huajt, nuk kanë munguar regjistrat në klasa. Për shembull:

Në shkollat që hapi Italia në v. 1917, tregojnë pleqtë e Golëmit, mësuesi erdhi me libra e me regjistra ngarkuar në kafshë dhe kur flinte, regjistrin e ruante nënë kokë..!

Edhe në shkollat, që u hapën mbas çlirimit, në v. 1945, e më mbrapa, nuk munguan regjistrat..!

Në periudhën, para 1990, po të korigjohej një notë, po të grisej e njollosej, sadopak një faqe regjistri, mbaje përgjegjësi të madhe. Pa le po të humbiste regjistri, mësuesi dezhurn dhe drejtori i shkollës shkonin para drejtësisë..!

Regjistri është dokumenti kryesor në shkollë, se aty është e dokumentuar:

– Në faqet e tij, sipas lëndëve, janë emrat e gjithë nxënësve të klasës.

– Në bazë të regjistrit, plotësohet AMZA, që ruhet përjetësisht në kasafortë.

– Zbatimi ditor i programit mësimor.

– Vlerësimi i dijeve për çdo nxënës.

– Të dhënat e nevojshme për nxënësit etj.

Më e keqja është, se drejtoresha e arsimit…, u shpreh pa gjë të keq, se:

Nuk ka gjë, mësuesit mbajnë shënime në fletoret e tyre , që i mbajnë me vehte në shtëpi dhe kur të vijnë regjistrat, do t’i hedhin….!

Po në qoftë se i humbet fletorja mësuesit se mund t’i laget, të digjet, t’ja vjedhin, apo, larg qoftë, mund të humbasë edhe jetën, si do bëhet me ata nxënës??!!

Apo, mësuesi i papërgjegjshëm, mund të ndryshojë vlerësimet e nxënësve, për bursa, shkolla, nga presioni e paraja e ndonjë prindi, si i bëhet vallë..?!!

Po pse vallë punohet kaq keq, në sytë tanë e për fëmijët tanë? Sepse ne jemi sehirxhinj të së keqes, që ju bëhen fëmijëve, nipërve e mbesave tona, shkollës tonë të shenjtë..!

QË TË TRIUMFOJË E KEQJA, MJAFTON HESHTJA E NJERËZVE TË MIRË..!

Ne, s’mund të jemi të mirë, duke parë që po i vihet kazma shkollës e ne bëjmë sehir..!

“Arsimi është çelësi, që mund të ngrerë perandori, ose të shkatërrojë KOMBE..” Tobsha Learner.

Edhe për DRITËN e fëmijëve, nipërve e mbesave tona, jemi kaq të papërgjegjshëm e bëjmë sehir të keqes..?!

Kambanë derë më derë!

Zgjohuni, more të mjerë,

se çdo gjë, po bie erë.

Po bie erë të keqe,

që, gjithë jetën lepe-peqe…!

Pse nuk pamë, një herë për vete?!

Na gjenë kokën e na vunë feste.!

Zgjohuni, t’u dalë gjumi

se shkollën, po e merr lumi..!…

 

Historia e shkollës është shqipe e larë me gjak

 

“Historia e arsimit tonë është një histori luftash, përpjekjesh, histori e një populli të vogël në numër, por të madh në botën e tij shpirtërore , në vullnetin e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur” [1]

Ngjarjet janë ato që duhet nga gjeneratat të kujtohen, kurse mendimet dhe veprat të lartësohen. Populli ynë do ta kujtojë dhe do ta festojë diten e mësuesit shqiptar që është një ngjarje e madhe për historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare.

Rrënjët e edukatës dhe të arsimit tonë kombëtar i gjejmë që në lashtësine e hershme. Megjithatë, në historinë e zhvillimit të shkollave shqipe dhe të arsimit tonë kombëtar si pikënisje merret mësonjëtorja e Korçës që filloi të punojë me 7 mars 1887, me mësuesin e saj Pandeli Sotiri, të cilin e pason shkolla e Prizrenit në vitin 1889, me mësuesin Mati Logoreci. Hapja e mësonjëtores së parë të Korçës qe një rreze drite që u ndez në errësirën shekullore të pushtuesve. Ajo realizoi një ëndërr të vjetër të shqiptarëve: Daljen në dritë të gjuhës shqipe pas shumë shekujsh,ringjalljen e ndërgjegjës kombëtare që ngjalli shpresën e madhe se edhe shqiptarët si një komb i veçantë dhe nga më të vjetrit në ballkan , nëpërmjet arsimit në gjuhën shqipe do të ngrihet në majat e larta të përparimit dhe të lirisë.