Zbardhen pazaret e Raiffeisen Bank, mikrokredive dhe Bankës Shqiptare

22
Sigal

Denoncimi/ Raiffeisen Bank shiti kredinë e babait te MCA, e kemi paguar dyfish. Ja si pas përfundimit të kësteve vinin zarfe letrash nga Micro Credit Albania që i lajmëronte se duhet të paguanin shumën prej 5 mln lekëve. Rinisja e pagesave nga kërcënimet dhe legalizimi i piramidave të mikrokreditit me zyra fantazmë nga Banka e Shqipërisë. A do të nisë hetimet SPAK për Gent Sejko?!

Qytetarja rrëfen se i ati ka marrë një kredi tek Raiffeisen Bank, një shumë prej 7 milionë lekësh të vjetra, të cilën e ka shlyer të gjithën dhe bashkë me interesa ka paguar afro 11 milionë lekë të vjetra. Problemi vazhdon kur disa muaj më vonë, në shtëpinë u kanë shkuar zarfe letrash nga Micro Credit Albania që i lajmëronte se duhet të paguanin shumën prej 5 milionë lekëve të vjetra.

Denoncimet e shumta që janë publikuar së fundmi për mikrokreditë, hedhin dyshime dhe për përfshirjen e bankave të nivelit të dytë. Një qytetare, tregon rastin e saj. Përmes një mesazhi, zonja në fjalë rrëfen se i ati ka marrë një kredi tek Raiffeisen Bank, një shumë prej 7 milionë lekësh të vjetra, të cilën e ka shlyer të gjithën dhe bashkë me interesa ka paguar afro 11 milionë lekë të vjetra.

Vajza në fjalë shpjegon se pavarësisht se afati i kredisë kishte kaluar, banka në fjalë vijonte të mbante paratë për këstet rregullisht. Por, kjo gjë është zgjidhur përmes një komunikimi me bankën. Problemi vazhdon kur disa muaj më vonë, në shtëpinë u kanë shkuar zarfe letrash nga Micro Credit Albania që i lajmëronte se duhet të paguanin shumën prej 5 milionë lekëve të vjetra. Në një kohë, kur asnjë nga anëtarët e familjes nuk kanë pasur kurrë kontakt me këtë kompani. Tashmë, të detyruar dhe mes kërcënimeve janë detyruar të rinisin pagesat. Tashmë, familja në fjalë ka ende 2 milionë e 200 mijë lekë të vjetra pa paguar dhe llogaritë bankare u janë bllokuar.

Denoncimi i plotë i qytetares:

Si jeni? Shumë faleminderit për denoncimet që po bëni për mikrokreditë. Atëherë, babi im ka pas marrë një kredi 7 milionë lekë, tek Raifeissen Bank për të cilën ka paguar plot 11 milionë lekë, derisa i mbaroi kredia dhe i kthyen pak lekë mbrapsht se kishte mbaruar e ii shin mbajtur ca këste. Nejse, pas disa muajsh na vijnë letra nga Micro Credit Albania se ju detyrohemi shumën 5 milion lekë (theksoj që nga Micro Credit nuk është marrë asnjë kredi). Ikim të sqarohemi përse duhet të paguhet kjo shumë asnjë përgjigje, ju dërgojmë letra me shkrim, pa rezultat. Tani i kanë bllokuar dhe llogaritë bankare se duhet të paguaj shumën 220000, jemi në hall që nuk po gjejmë dot zgjidhje. Ka 7 vite ky muhabet dhe nuk po gjejmë dot zgjidhje. Ju bëjmë kërkesa me shkrim, asnjë përgjigje, mendoj që kleçkat i kanë dhe bankat e nivelit të dytë, në rastin konkret Raiffaisen.

Por me ç’të drejtë ndodh kjo gjë?

Një vit më parë, Raiffeisen Bank është përfshirë në një skandal dhe një skemë të organizuar vjedhjeje. Drejtoresha e një dege të Raiffaisen Bank në Tiranë, Esela Metaj, u ka vjedhur miliona euro klientëve dhe është zhdukur. Nuk dihet sa klientëve i janë marrë para nga llogaritë.

ZËRI po ndjek me prioritet të gjitha shqetësimet e qytetarëve lidhur me institucionet mikrofinanciare që japin kredi pa kriter, madje shumë prej tyre janë të palicensuar.

“Consulting Company”, “Final”, “Micro Credit Albania”, “ADCA”, “ZIG”, “FLASH” e “FS” janë disa prej tyre që operojnë në Tiranë si fantazëm duke mos pasur një zyrë fizike ku qytetarët të shkojnë dhe të konsultohen apo ankohen pranë tyre. Pak ditë më parë, ZËRI shkoi në të gjitha adresat zyrtare të këtyre institucioneve dhe vërtetoi se zyrat e tyre nuk ekzistojnë. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë nuk ka marrë asnjë masë, por ka vendosur të zgjasë edhe me 6 muaj të tjera pezullimin për subjektin financiar jobankë “Micro Credit Albania”, një vit pasi mori vendimin t’i pezullonte aktivitetin e kredidhënies.

Megjithatë, siç edhe është raportuar më herët, kjo kompani vijon t’u dërgojë mesazhe klientëve. Është kërkuar përgjigje zyrtare edhe nga Drejtoria Tatimore apo Autoriteti i Mbikqyrjes Finncaire, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk është dhënë ende një përgjigje./Zëri

Banka e Shqipërisë legalizon piramidat e mikrokreditit

Banka e Shqipërisë aktualisht lejon kredi me normë interesi 100% . Në Angli, kreditorët nuk lejohen të vendosin, tarifa më të larta falimenti se sa totali i kredisë së marrë. Por tek ne edhe sistemi gjyqësor po sillet në mënyrë jo të ligjshme dhe për qytetarët që dështojnë të shlyejnë një fajde, bien në kurthin e një zinxhiri çnjerëzor, zhvatësish, nga përmbaruesit, avokatët e gjyqtarët, të cilët cënojnë thelbin e kredisë pa kolateral. Këto zyra që në Shqipëri janë prezantuar me termin e rrejshëm “mikrokredi”, nëpër botë njihen edhe me emrat Shark Loans (kredi peshkaqen), apo kredi me usury rate, (me normë interesi prej fajdexhiu), për shkak të natyrës zhvatëse. Këto zyra japin kredi për shqiptarët naivë apo ata të gjendur në vështirësi. Dhe rrjeti ligjor shqiptar sot, në vend që të mbrojë huamarrësit, duket se është vënë në dispozicion të fajdexhinjve.