Denoncimi/ ”One’ zhvat klientët 2 vjet pas mbylljes së kontratës

20
Sigal

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme për institucionet e mikrokredive, qytetarë të tjerë kanë gjetur mundësinë që të ngrenë edhe problematika të tjera. Rezultati është i njëjtë, zhvatja e tyre, pavarësisht nëse bëhet nga mungesa e përgjegjshmërisë, apo në mënyrë të qëllimshme.

Një zonjë denoncon se si ende ka një dosje të hapur tek kompania DA&FIN Partners, për shkak të mbylljes së një kontrate me kompaninë Albtelecom, sot ONE.

Më konkretisht, ajo tregon se dy vite më parë, në nëntor të vitit 2022 ka mbyllur kontratën që ka pasur me Albtelecom dhe ka dorëzuar pajisjet.

Por një vit më vonë, një kompani fantazmë e kontraktuar nga One (sot) e ka telefonuar për ta njoftuar se duhet të paguante edhe 8567 lekë, pas kontratës së mbyllur. Kur është lidhur me zyrën e informacionit, i është thënë se detyrimi është 1600 lekë. I gjithë ky varg telefonatash ngre shumë dyshime, pasi çdo klient që ka ende detyrime ndaj një kompanie, nuk mund t’i lejohet që të mbyllë kontratën.

Duke qenë se zonjës në fjalë i është lejuar kjo gjë, si ndodh që një vit më vonë kujtohen për detyrimet?

Tashmë, e njëjta qytetare shqetësohet nga kompania e riskut, DA&FIN Partners. A ka një përgjigje për këtë rast?

ZËRI ka kontaktuar me zyrën e shtypit të kompanisë ONE, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë ende një përgjigje.

Marr shkas nga kjo, unë kam nje rast jo me kredi, po me Albtelecom, kam mbyllur kontratën, parvjet në nëntor, e cila figuron e mbyllur në AlbTelecom (sot One) dhe mbas një viti pa asnjë njoftim detyrimi, më merr në telefon një kompani fantazmë e kontraktuar nga One (sot) e më thotë ke detyrim prej 8567 lekësh te One për një kontratë që e ke mbyllur. E shqetësuar dje mora zyrën e informacionit të One dhe më komunikuan që kjo kontratë për të cilën me kontaktoi kjo kompani është e mbyllur por ju keni detyrim 1600 lek.

Nuk e kuptoj, se pa shlyer detyrimet nuk e mbyll dot kontratën, unë kam dorëzuar dhe pajisjet dhe mbi të gjitha e njëjta linjë, për të njëjtin apartament është hapur kontratë e re në emër të kunatës time, dhe nuk mund të hapej një e re pa u mbyllur e vjetra. Kemi shkuar bashkë me të që kemi bërë gjithë veprimet.

Dhe pas një viti e pak më merr kjo kompani “gjobëvënëse” për një detyrim që unë s’kam patur dijeni fare. Kjo është kompania, DA&FIN Partners.

Se çfarë skemash janë këto nuk e kuptoj…Mirë unë që kam një shkollim e formim, mendova vetëm për njerëzit e shkretë, të moshuar, të paformuar, nga fshatrat që mund të bien viktimë e nuk kanë asnjë zgjidhje.

Pse duhet të paguajmë ne për papërgjeshmëritë e tyre, po them papërgjeshmëri që mos them vjedhje Eshte në sistem të One kontrata është e mbyllur, e konfirmova dje, telefonata që bëhet regjistrohet nga ata, unë do kërkoj mos gjej ndonjë letër në shtëpi të mbylljes së kontratës, po me këtë situatë që është këtu i bie të mbushim shtëpinë me letra.

Unë jam vlerësuese dhe merrem me këto çështje, nuk ka mundësi mos kesh asnjë njoftim detyrimi nga kreditori (që është One në këtë rast) asnjë sms, asnjë njoftim, dhe të vijë një kompani risku nga hiçi të thotë më detyrohesh kaq lekë.