Ushtruan dhunë ndaj familjarëve, arrestohen 2 persona në Fier

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Fier pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sigal

-D. B., 43 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait të tij;

-G. Ç., 44 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të afërmi të tij. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.