Tentoi të djegë me benzinë ish të dashurën, gjykata lë në burg 25-vjeçarin

131
Sigal

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 25-vjeçarin Ardit Çela, i akuzuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim. Ardit Çela ka deklaruar se janë të pavërteta akuzat e ngritura nga prokurori. Sipas tij, tek ish e dashura 16-vjeçare kishte shkuar vetëm për t’u sqaruar.

Ndërsa për dy të akuzuarit e tjerë, Enea Xhori dhe 17-vjeçarin D.M. gjykata i la në detyrim paraqitje.

Sipas akuzës, Ardit Çela dhe dy shokët e tij akuzohen se dhunuan dhe tentuan ta digjnin me benzinë 16-vjeçaren.

Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të pallatit ku jeton e mitura. Sipas burimeve të policisë, e mitura ishte e lidhur dhe bashkëjetonte me Ardit Çelën 25 vjeç, ndërsa kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin për motive xhelozie.

Më pas 25-vjeçari ka marrë dy shokët e tij Enea Hoxhën dhe 17-vjeçarin D.M dhe kanë dhunuar 16-vjeçaren si dhe kanë tentuar ta djegin benzinë. Sipas dëshmisë së dy shokëve të ish të dashurit të vajzës, ata nuk kanë patur plan për të vrarë të miturën, por vetëm ta kërcënonin.