Përfundon në pranga 50-vjeçari në Fier, i dëmtoi makinën një shtetasje, ja mori me pretendimin për ta riparuar dhe…

16
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar një 50-vjeçar i cili dyshohet se i ka marrë automjetin një shtetasve.

Blutë njoftojnë se 50-vjeçari dyshohet se i ka dëmtuar automjetin kësaj shtetaseje, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer.

Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin O. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një shtetaseje, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.