Temperaturat në vendet e ulëta sot, deri në 32 °C

1253
Sigal

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Në qarqet Dibër dhe Elbasan ato pritet të jenë deri lokalisht mesatare. Shumica e reshjeve priten kryesisht në pjesët kodrinore-malore të qarqeve, më të mundshme sot pasdite. Në zona shum? të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 29 °C
në vendet e ulëta: 18 / 32 °C
në vendet malore: 12 / 27 °C

Sot pasdite (e mërkurë, dt.06) dhe nesër (e enjte, dt.07) era do të fryjë e lehtë.