Grabitet shtëpia e Pique dhe Shakirës, merren sendet e shtrenjta të çiftit

616
Sigal

Është përfoluar shumë në media kohët e fundit për çiftin e famshëm Shakira-Pique. Është spekuluar për një krizë në martesën e çiftit, por ata nuk kanë folur asnjëherë publikisht për këtë gjë, madje duken shumë të lumtur së bashku.

4CFA2A9400000578-0-image-a-1_1528302253980

Mbrëmjen e së martës ata janë përballur me një incident, pasi shtëpia e tyre 700 metra katror në Barcelonë është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Grabitësit kanë arritur të marrin disa ora dhe bizhuteri të shtenjta. Sipas policisë ata kanë qenë profesionistë, pasi nuk kanë lënë gjurmë gishtërinjsh dhe nuk kanë thyer apo dëmtuar asgjë.

NINTCHDBPICT000411379523

Sipas mediave spanjolle prindërit e futbollistit kanë qenë në shtëpi në katin e sipërm kur ka ndodhur ngjarja. Ndërsa Shakira dhe Pique kanë qenë në Gjermani, ku këngëtarja ishte duke dhënë një koncert.

NINTCHDBPICT000411379460

Sipas autoriteteve, ende nuk janë identifikuar grabitësit, ndërsa po llogaritet edhe vlera e sendeve që kanë marrë.