Shtohet një gjobë e re në arbitrazh, OSHEE paditet 8 mln. euro

268
Sigal

KLSH: Të shmanget monopoli i tenderave dhe kontratat koncensionare për të ulur risqet financiare

Aktualisht, qeveria këmbëngul se jemi në krizë energjetike dhe ndërkohë heq nga buxheti milliona për matësa inteligjentë, kur ankesat e familjarëve për mbifaturime apo keqfaturime janë bërë tufë.

Për të hequr monopolin në tendera duhet të marrin pjesë më shumë se dy kompani. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet këtë propozim Qeverisë për të shmangur edhe ankimimet pasi së fundi në Arbitrazh ka shkuar edhe një padi e re ndaj OSHEE-së, fatura e së cilës ende nuk dihet.
Kontrolli i Lartë i Shtetit konfirmon në Komisionin e Ekonomisë se në procedurat e prokurimeve publike janë krijuar monopole. Shehu: Përfundimi i procedurave me një pjesëmarrës jo vetëm ka ulur ndjeshëm numrin e pjesëmarrësve, por për pasojë efektivitetin në përdorimin e fondeve publike dhe ka çuar gradualisht në krijimin e monopoleve në tregun e prokurimeve publike për sektorë të ndryshëm dhe kryesisht në sektorët e ndjeshëm të shërbimit për qytetarinë. Këtij shqetësimi iu bashkua dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila i kërkoi KLSH-së të identifikojë sektorët. Për të shmangur monopolin, kreu i këtij institucioni bëri me dije se i ka propozuar një draft Qeverisë.

Shehu: KLSH ka kërkuar përmirësime ligjore për vendosjen e kushtit ligjor për vendosjen e numrit normal të paktën 2 operatorëve për të vazhduar me procedurën. Kjo do rrisë konkurrencën.
Arben Shehu evidentoi se ekzistojnë risqe të mundshme, që cënojnë financat publike, pikërisht nga abuzimet me tenderat, kontratat koncensionare apo vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Sa i përket këtyre të fundit, Tabaku paraqiti rastin e padisë së ngritur ndaj OSHEE-së, e cila deri më tani nuk ishte e njohur për publikun.

Tabaku: Nuk gjeta totalin e arbitrazheve, por u njoha me një arbitrazh të ri. Ju përmendni në raport që OSHEE është njoftuar nga Avokatura e Shtetit për një dëm në vlerën e 8 mln eurove, referuar çështjes së arbitrazhit të 2017 me palë paditëse Energy Financing Team AG. Nëse ka mundësi për totalin e arbitrazheve dhe si është situata në këtë drejtim? Një tjetër shqetësim i opozitës lidhet me përdorimin e fondit rezervë.

Tabaku: Fondi rezervë nuk është një fond dytësor për nevojat e shtetit, por është një fond që përdoret në raste dhe për nevoja ekstreme, jo si një fond garancie që mbahet sa herë ka nevojë për të futur dorën kushdo ministër për të bërë procedura konkuruese prokurimi. Për opozitën, të gjitha këto shqetësime e vendosin buxhetin e shtetit përpara një risku të jashtëzakonshëm dhe raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit duhet t’i shërbejë si plan pune.

OSHEE tender 8.5 milionë euro për matësat inteligjentë

Që nga viti i kaluar jemi në një emergjencë energjetike për shkak të çmimeve të shtrenjtuara ndjeshëm të energjisë në bursa, por sistemi i shpërndarjes, OSSH grup ka shpallur një tender për të blerë matësa inteligjentë. Sipas të dhënave të siguruara tenderi ka një fond prej 8.5 mln euro ose 1 miliard e 48 milion lekë dhe synohet të blihen rreth 3000 matësa intiligjentë. Afati final i pranimit të ofertave është data 12 maj 2022.Të dhënat nga kompania e shpërndarjes thonë se këto matësa do të vendosen në kabinat e shpërndarjes së energjisë kryesisht në zonën e Durrësit dhe Shkodrës. Fokusi është evidentimi i zonave që njihen si kritike në aspektin e humbjeve në rrjet. Aktualisht, beteja e sistemit të shpërndarjes është ulja e nivelit të humbjeve, tregues ky, i cili është në nivelin 20 % më i larti në rajon. Gjendja e emergjencës energjitike shoqërohej me pezullim të investimeve nga tre kompanitë e sistemit, përjashtim bënin vetëm rastet e nevojshme. Aktualisht, qeveria këmbëngul se jemi në krizë energjetike dhe se buxheti po shpezon miliona lekë për sigurimin e këtij produkti, madje me çmim të subvencionuar. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ka instaluar në total vetëm 5700 matës inteligjentë, një pjesë e të cilëve të lidhur me konsumatorët, e disa prej tyre të lidhur me fiderat kryesorë të furnizimit. Qëllimi i Instalimit të këtyre matësve është të ulë shpenzimet për pagat e faturuesve, pasi ai jep të dhënat në kohë reale. Por që ato të ofrojnë sasinë që shpenzohet në kohë reale, duhet të integrohen me një progam të posaçëm. Aktualisht, pajisja e qytetarëve me matësa të tillë po ecën më ritme të ngadalta, ndërsa ankesat e familjarëve për mbifaturime apo keqfaturime janë ende prezente në shumë raste.