Miss & Mister Children/ Sot ora 18:30 në Pallatin e Kulturës, promovon talentet e qytetit bregdetar të Vlorës

794
Sigal

Agjencia e spektakleve Albania Event Production ka mbritur për herë të parë në kryeqëndrën e turizmit Vlorë me produksionin e dashur për të gjithe fëmijët Miss&Mister Children Vlora. Gara e talenteve dhe modelingut ka perzgjedhur për në finale plot 177 konkurentë vajza dhe djem. “Zbulim i talenteve është misioni jonë”, ka deklaruar për “Telegraf” producentja e këtij spektakli Albana Çakshiri, e cila thotë ndër të tjera se plot 10 fëmijë të garës konkurojnë në gjininë e këngës, ndërsa do ketë dhe fëmijë që garojnë në instrument, kërcimi etj. Spektakli Miss&Mister Children Vlora mbështetet nga Bashkia Vlorë dhe Kryebashkiaku i saj z. Dritan Leli, i cili do të jetë prezent në kurorëzimin e fëmijëve të vitit. Spektakli do të zhvillohet të hënën në mbrëmje në skenën e Pallatit të Kulturës, ndërsa mes të ftuarve do të jetë dhe sopranoja 15 vjeçare Albana Bajraktari një zbulim i kësaj agjensie, e cila ka rrëmbyer çmimin Grand Prix Supreme në kategorinë talent në garën botërore Golden Star Kids International që zhvillohet në Antalya, Turqi. Një juri profesionale do të votojë për më të mirët në një spektakël ku ballafaqohen vlerat dhe talenti.