Petrit Vasili: Këmbanat e vjedhjes s’i mbulon dot zgjedhja e Presidentit

182
Sigal

Çmimi i naftës është 232 lek litri sipas vendimit me të fundit të Bordit të batakçinjëve Rama – Oligarkët. Në Maqedoni çmimi i naftës është vetëm 160 lekë ose 81.5 denarë litri! Pra Maqedonia e ka çmimin 33% më lirë se Shqipëria! Maqedonia ka një ekonomi e popullsi më të vogël dhe as nuk nxjerr naftë si Shqipëria dhe as ka det e porte, por ka qeveri të përgjegjshme dhe jo një grup batakçinjsh çirakë të mafies dhe oligarkëve si Rilindja dhe Rama në Shqipëri. Kam paraqitur që në 9 mars një projekt ligj për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit për të bërë uljen e çmimit të naftës. Nuk e shqyrtojnë në parlament për qamet Rama dhe rilindasit se duan të vazhdojnë të vjedhin me karburantet. Bëjnë sikur i bien teneqes së zgjedhjes së presidentit, kur e di dhe shqiptari më i fundit, që kanë votat dhe do vënë rripin e pantallonave të Ramës në presidencë. Këmbanat e vjedhjes nuk i mbulojnë dot teneqet e zgjedhjes së presidentit.