Shqipëria ‘han pa porta’ , kthehet në kamp të kriminelëve të botës

46
Sigal

Qeveria pasi mbushi vendin me klandestinë e muxhahedinë, duke e listuar Shqipërinë si zonë e kuqe. Tashmë gati marrëveshja, ku 200 të burgosurit më të rrezikshëm do ekstradohen në Shqipëri, në këmbim të njollosjes së sigurisë kombëtatë Britania i paguan 4.6 milion euro qeverisë. Shpëtim Zinxheria : Ja pse të burgosurit po shihen sot si një biznes nga Rilindja

200 të burgosur do të ekstradohen në Shqipëri

Britania i paguan 4.6 milionë euro në vit qeverisë sonë

Britania e Madhe synon të kthejë në Shqipëri kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë të burgosur në ishull për krime të ndryshme. Për të bërë këtë, qeveria angleze është gati t’i paguajë shtetit shqiptar 4.6 milionë euro në vit.

Kjo marrëveshje është arritur është ratifikuar gjatë kësaj jave, sipas “The Telegraph”. Numri total të burgosurve, që do të kthehen në Shqipëri është 200, teksa 17 prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm. Tetë të tjerë janë të dënuar nën akuzën e përdhunimit.

Mes të dënuarve është Koçi Selamaj, i dënuar me 36 vjet burg për vrasjen e mësueses britanike Sabina Nesa. Mësuesja 28-vjeçare u rrah dhe u mbyt pa asnjë arsye në një park te Londrës dy vite më parë. Selamaj ka vuajtur deri më tani dy vjet, që do të thotë së Britania e Madhe do t’i paguajë shqiptarëve 470.000 euro për ta burgosur për 34 vitet e mbetura të dënimit të tij.

Sipas marrëveshjes qeveria britanike do t’i japë Shqipërisë edhe 5 milionë euro për logjistikën, sigurinë dhe trajnimin e gardianëve. “Telegraf” –shkruan: -Britanikët kanë kërkuar garanci se të drejtat e njeriut të të burgosurve shqiptarë do të mbrohen. Mësohet se qeveria shqiptare ka kërkuar pagesën para se të pranojë grupin e parë të të burgosurve.

Ndërkohë, mësohet se do të ngrihet për të monitoruar dhe parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve. Sipas marrëveshjes qeveria shqiptare do përpilojë raporte vjetore për gjendjen e të burgosurve dhe për kushtet e tyre, ndërsa qeveria britanike ka të drejtë të inspektojë burgjet.

Britania ka marrë këtë vendim për të ulur mbipopullimin e burgjeve, pa ditur që edhe tonat janë shumë të populluar, por kanë qenë vetëm paratë e ofruara, që kanë joshur qeverinë tonë për të mbajtur të burgosurit. Për qeverinë britanike kjo zgjedhje mendohet se kursen paratë e taksapaguesve. Më herët qeveria solli emigrantë të huaj dhe anëtarët e organizatës muxhahedinët vetëm e vetëm që të përfitonte para, pavarësisht riskut

Duke marrë shkas nga “biznesi” dypalësh Shqipëri – Angli, për 200 të burgosur shqiptarë

Shpëtim Zinxheria : Ja pse të burgosurit po shihen sot si një biznes nga ana e qevrisw

Një marrëveshje e dytë pas Greqisë për marrjen e 500 të burgosurve shqiptarë, në një kohë 5 euro në ditë për një të burgosur për ushqimin, në një kohë që Shqipëria shpenzon jo më shumë se 1.8 euro në ditë. Kjo le të kuptosh se të burgosurit po shihen sot si një biznes nga ana e Shqipwrisë, pasi në vitin 2006 vendi ynë e kishte hedhur poshtë me të madhe një propozim të tillë.

Por le të vimë te marrëveshja urgjente me Anglinë, ku kjo do të japë për 200 të burgosur shqiptarë rreth 5 milionë euro, një marrëveshje pa kaluar ne parlament, kur dihet qw qeveritë janë të përkohshme. Anglia po ndjek shembullin e Greqisë, ku kjo e fundit ka ndjekur shemullin e Gjermanisë me të dënuarit me kombësi afrikane. Nje realitet është se Shqipëria nuk e ka atë luks aq të madh sa të presë shqiptarë të dënuar nga Greqia. Një marrëveshje pa përgjegjësi e Shqipërisë, që mesa duket ka të bëjë me atë të interesit të biznesit, sesa tw interesit sesi dënohen shqiptarët. Por le të shikojmë shpenzimet që bën Anglia për të burgosurit në burgjet e saj! Shpenzimet e qeverisë për burgjet janë shkurtuar vitin e kaluar. Në 2021/22, taksapaguesit shpenzuan 3.75 miliardë £ për drejtimin e burgjeve në Angli dhe Uells, duke përfshirë pagat e stafit, mirëmbajtjen e ndërtesave dhe koston e ushqimit dhe veshjes së të burgosurve. Të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se fatura mesatare për një të burgosur ishte 87,647 £ (2019-2020), ndërsa sot ka shkuar 240 £ në ditë.

Për të menaxhuar sa më mirë burgjet, dhe për të mënjanuar rrënimin e tyre, qeveria ka përgatitur një reformë duke parë se shpenzimet rriten nga viti nw vit. Në 2021/22, kostoja mesatare e një të burgosuri në Angli ishte 46,696 paund britanik në vit, krahasuar me 48,162 paund britanik në vitin e mëparshëm raportues. Në Shqipëri kostoja e akomodimit të një të burgosuri është 14.63 euro në ditë, ndërsa në Angli kjo kosto është disa here më i madh në 240 euro në ditë. Problemin qw ka Shqipëria nuk është vetëm se ka bërë marrëveshje për të akomoduar 200 shqiptarë nga Anglia me vepra të rënda penale, por është të shikojë se si dënohen. Shqipëria ka dhe një marrëveshje me Greqinë firmosur në 2014 për të marrë nga burgjet e Greqisë 500 shqiptarë, por që deri më sot nuk është realizuar për arsye ekonomike.

Ne pyesim se sa kushtojnë sistemet e burgjeve të shteteve të tjera? Shpenzimet e vendeve të tjera europiane për të burgosurit janë: Suedia, e cila është në pozicionin më të lartë, shpenzon 317 euro për çdo të burgosur në ditë, e ndjekur nga Norvegjia me 283 dhe Holanda me 273 euro. Në Greqi, kostoja ditore për çdo të burgosur në ditë është 28.18 euro, ndërsa në vit është llogaritur në 10.287 euro, duke e renditur Greqinë ndër ato vende të Europës, që shpenzojnë më pak para për të burgosurit. Sistemi i burgjeve të Serbisë i kushton shtetit rreth 60 milionë euro në vit. Kaq shumë shpenzohen për mirëmbajtjen e ndërtesave, ushqimin për të dënuarit, pagat e punonjësve, ngrohjen, transportin e të paraburgosurve nga gjykata në burg dhe gjithçka tjetër, që është e nevojshme për funksionimin e përditshëm .

Një i dënuar në Serbi i kushton shtetit nga 15 deri në 20 euro në ditë dhe shpenzimet për një të dënuar në Francë variojnë nga 100 deri në 150 euro në ditë. Një i burgosur në Itali i kushton shtetit rreth 137 euro në ditë. Kjo shumë, shumëzuar me të gjithë popullsinë e burgjeve (që arrin në rreth 60,000 të burgosur) jep një rezultat mjaft të mirë: mbi tetë milionë euro (tetë milionë e dyqind e njëzet mijë, për të qenë të saktë). Një i burgosur në Francë kushton mesatarisht 32,000 euro në vit. Buxheti i administratës së burgjeve në vitin 2012 arriti në 2.39 miliardë euro dhe tani përfaqëson gjysmën e buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë. Në Gjermani akomodimi për një të burgosur i kushtojnë shtetit 191.21 euro në ditë.

Në vitin 2022, kjo do t’i kushtonte vendit më shumë se një miliard euro. Të ardhurat nga puna në burg janë vetëm 34.4 milionë euro. Por, shpenzimi mesatar në Evropë për një të burgosur në ditë është 156,9 euro, ndërsa në disa vende të tjera është: Shqipëria 14.63 euro. Serbi 23 euro. Bullgari 6,5 euro. Rusi 2.63 euro. Greqia 28.18 euro. Qipro 64 euro. Franca 105 euro. Italia 154 euro. Gjermania 191 euro. Anglia 240 euro. Hollanda 273 euro. Norvegjia 283 euro. Suedia 317 euro etj. Çdo vend ka dinjitetin e tij…