Martesat ‘asi nën mëngë’ i qeverisë për të shpëtuar klanet e krimit në Dubai

136
Sigal

Qeveria kërkon të hap portat e “Parajsës së Kriminelëve” për të siguruar mandatin e radhës. Pasi drejtësia shqiptare i liroi, tani gati marrëveshja me Emiratet Arabe për ekstradimin e të kërkuarve dhe vrasësve me pagesë. Pas ligjit për bashkëjetesën dhe martesën me më shumë se 1 grua, fshihet mundësia e botës së krimit për të mos u ekstraduar, pasi e drejta që gëzojnë me ligj në Dubai, nuk duhet të jetë si masë ndëshkuese nga vendet që kërkojnë ekstradimin. Është e njëjta situatë që dikur komunitetet me prirje të ndryshme seksuale, përdornin për azil në vendet e Perëndimit

Qeveria kërkon të hap portat e “Parajsës së Kriminelëve” për të siguruar mandatin e radhës

NOA

Pasi drejtësia shqiptare i liroi, tashmë gati marrëveshja me Emiratet Arabe për ekstradimin e të shpallurve në kërkim

Fakti është se prestigjozja BILD me përgjimet vërtetoi lidhjet kriminale të maxhorancës me grupet e krimit që deformoi zgjedhjet e 2017-ës. Pasi drejtësia shqiptare liroi personazhe të botës së krimit dhe ato ikën jashtë, tani i kërkon t’i ekstradojë, që t’i vendos me shpatulla pas murit,  për të mbajtur pushtetin me botën e krimit.

Qeveria këto vite ka ndjekur një plan me 4 komponentë për të legjitimuar krimin: E para është kanabizimi i vendit, e dyta është OFL, operacioni i tretë është amnistia fiskale dhe nisma e katërt legalizimi i kanabisit. “Pasaportat e Arta” janë për trafikantët e huaj dhe klientët e licencave të kanabisit, ndërsa OFL ishte mekanizëm për të shpëtuar grupet kriminale shqiptare nga barra e një hetimi pasuror në të ardhmen dhe për t’u përdorur nga qeveria për të vjedhur vota dhe  kontrolluar qytetarët. E tashmë së fundmi do kërkojë ekstradimin e kriminelëve në Dubai, në dukje si aksion për të luftuar krimin, por në fakt është komponenti i 5-të nga ku kërkon të përfitojë , dukë u bërë rrymë kryesorë për të mbajtur pushtetin.

Kërkon t’i ketë nën kontroll për t’i përdorur në fushata dhe situatat e veta. Kjo ka qenë praktika, që shumë kriminel që kanë qenë , janë liruar nga burgjet, kanë ikur , vijnë vetëm për fushata dhe nuk do jetë rasti i parë kur personazhe të botës së krimit  janë dënuar me burgim të përjetshëm , janë kthyer gjyqet nga Gjykata e Lartë dhe kanë ikur jashtë e më pas i kërkon shteti, më poshtë kemi renditur disa nga rastet më flagrante. Ndërkohë drejtësia që aty i kishte, i liroi vetë dhe i nxori.

Fakti është se prestigjozja BILD me përgjimet vërtetoi lidhjet kriminale të maxhorancës me grupet e krimit që deformoi zgjedhjet e 2017-ës.

Prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, akuzat për lidhje të politikës me krimin dhe përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje kanë qenë pjesë dominante e debatit politik në Shqipëri.

Dubai cilësohet shpesh si “Parajsa e kriminelëve shqiptarë”, të cilët gjejnë strehim atje pasi janë shpallur në kërkim në vendin tonë, për shkak se mes dy vendeve nuk ka marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve apo të shpallurve në kërkim.

Por 3 draft-marrëveshjet e fundit të dërguara nga Ministria e Drejtësisë synojnë që të mbyllë portat e kësaj “parajse”, pasi Shqipëria synon të firmosë marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe, që do të bënte të mundur ekstradimin e këtyre personave me rekorde kriminale në vendin tonë, për t’u gjykuar apo për të vuajtur dënimet e dhëna nga gjykatat shqiptare.

Por kush janë këta ‘top’ të kërkuar që po shfrytëzojnë lehtësirat e legjislacionit të Dubait?

Të paktën pesë anëtarë dhe krerë bandash të dyshuar gjenden në këtë parajsë fiskale dhe ligjore, por burime jo zyrtare bëjnë të ditur se numri i tyre është edhe më i lartë, pasi këtij shteti, ata i janë drejtuar edhe në rrugë ilegale.

Endrit Dokle është një prej më të kërkuarve të drejtësisë, që jeton dhe shijon mungesën e dispozitës ligjore të ekstradimit me Shqipërinë që nuk është e parashikuar në legjislacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, një hapësirë për fushëveprim kjo, që i jepet në këmbim të investimeve dhe bizneseve në këtë shtet. Dokle mundi të dalë nga qelia, edhe pse ishte dënuar përjetë me vendim të formës së prerë, pas një sërë kërkesash drejtuar gjykatës së Krujës, e përfundimisht përfitoi liri me kusht firmosur nga gjykatësja Enkeleida Hoxha. Ai dyshohet se ka qenë drejtues i një fraksioni të Bandës së Durrësit, i dyshuar si autor i një sërë vrasjesh e atentatesh të mbetura në tentative.

Eldi Dizdari, i njohur edhe si Denis Matoshi, është një tjetër emër i njohur i trafikut transnacional të kokainës, nga Ekuadori drejt vendeve të BE, që i fshihet drejtësisë europiane e asaj shqiptare në Dubai. Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës është një tjetër person strehë e të cilit është bërë po Dubai. Ai është akuzuar për atentatet mafioze të biznesmenëve Vajdin Lame dhe Klodian Saliu në 2005, vrasje këto të kryera në një hark kohor me vetëm 24 orë diferencë. I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ai u arrestua në Dubai nga deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi, në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet”, por ndryshe nga emri i operacionit, prangosja e tij u harrua shpejt, duke përfunduar me lirimin e tij. Plarent Dervishaj po ashtu akuzohet si porositës i atenatit të ish-prokurorit të shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja, i cili “ngeli” për shkak të lidhjeve të dyshimta me krimin, pra në kriterin e pastërtisë së figurës. Nga atentati i fillim-nëntorit të 2019 te mbikalimi i Shkozetit, mbeti i vdekur në vend, shoferi i automjetit, Andi Maloku, ndërsa ish-prokurori i Durrësit, shoqërohej nga i ashtuquajturi “Rrumi i Shijakut”. Mikael Qosja është një tjetër i kërkuar për vrasje që dyshohet se fshihet në Dubai. Ai njihet ndryshe në Elbasan dhe si “Kel Kamani” apo si “Keli i Kicit”. Ai akuzohet se në vitin 2018 ka qënë i përfshirë në atentantin ndaj Enea Alibej ( i njohur si Tarzani), daja i tij Albert Dylgjeri dhe shtetasit turk, Erdal Duranay.

Ja! Sipas ligjit shoë për ndalimin e bashkëjetesës dhe 2 partnerëve ku fshihet mundësia për të mos u ekstraduar në botën e krimit duke i bërë të paprekshëm

 Qeveria nxjerr ‘asin nën mëngë’ për të shpëtuar klanet e krimit

Ky ligj, i cili tani po përgatitet të marrë miratim në Parlament do jetë si një gur mbrojtës për t’i thënë europianëve, ne e nxorrëm ligjin që këto të ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, por nga ana tjetër duke futur këtë klauzolë, që kush mund të ketë dy gra apo bashkëjeton e ka të ndaluar dhe dënohet në Shqipëri, kërkon të shpëtojë klanet e veta të krimit, që i përdor në zgjedhje.

 Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndoshta nga vendet e rralla të vendeve të Mesdheut , që nuk kanë kontrata dhe  marrëveshje me shtete të ndryshme, qoftë europiane apo dhe vende të tjera arabe e aziatike për ekstradimin e elementëve me precedentë penal apo kriminelë të kërkuar nga ato shtete.

Prandaj një pjesë e mirë e botës së krimit janë të strehuar në Dubai, që nga të shpallur në kërkim për vrasje, krime makabre, grabitje, trafik droge kombëtar, po sidomos ndërkombëtar me lidhje direkte me vendet e Amerikës Latine, që nga Ekuadori, Kolumbia dhe shpërndarës të drogave në vendet e Perendimit, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Francë dhe Amerikë etj., kanë gjetur strehim, madje kanë filluar dhe kanë blerë dhe biznese, qëndrojnë në hotele luksoze dhe që andej drejtojnë krimin, korrupsionin, madje dhe vrasjet me pagesë.

Kjo është arsyeja që qeveria shqiptare deklaroi ditë më parë se është realizuar një kontratë me Emiratet e Bashkuara Arabe për eksradimin e të gjithë personave, të cilët janë strehuar në këto vende. Dhe kjo falë edhe marrëveshjeve të tjera që qeveria shqiptar ka, sidomos për portin e Durrësit edhe për shumë pika të tjera turistike, ku kanë hyrë milionerët, ose sheikët arabë.

Por kjo ka dhe një problem tjetër, sepse kjo marrëveshje, që u shoqërua për ekstradimin e tyre dhe që këto elementë u shfrytëzuan nga qeveria shqiptare për vjedhje votash, për trafik, kërcënim, vrasje është vështirë që qeveria mund t’i rikthejë në  Shqipëri.

Ajo mund t’i mbajë vetëm për raste të caktuara , kur ka interes ose mund t’i marrë kur ato nuk i binden qeverisë shqiptarë që të vijnë, qoftë edhe provizorisht, ose të fusin njerëzit e tyre  që të blejnë vota dhe të kërcënojnë kundërshtarët politik.

Pikërisht për t’i paraprirë edhe kushtit ndërkombëtar, nga ana tjetër, i cili ka kërkuar , që duhet të ketë marrëveshje me vendet  e Emirateve Arabe. Kjo pasi elementë kriminalë kërkohen jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shumë vende të tjera. Atëherë qeveria shqiptare bëri këtë marrëveshje me qëllim që edhe nëse do i kërkojë Franca, Gjermania apo dikush tjetër, Shqipëria ka bërë një kërkesë paraprake për këta elementë tek Interpoli, dhe i merr ajo e para. Pastaj në Shqipëri e kanë më kollaj edhe për të dalë edhe liruar apo qarkulluar.

Por nga ana tjetër  për ata për të cilët qeveria nuk do të ekstradohen dhe që i ka pjesë  të klientëve  të qeverisjes së saj , që kanë vjedhur, vrarë, grabitur , marrë kutitë e votimin apo kërcënuar individ, nxori projktligjin : Që  kush martohet, ka dy bashkëshorte , ose kush bashkëjeton  dënohet .

Ky ligj, i cili tani po përgatitet të marrë miratim në Parlament do jetë si një gur mbrojtës për t’i thënë europianëve:-ne e nxorrëm ligjin që këto të ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, por nga ana tjetër duke futur këtë klauzolë, që kush mund të ketë dy gra apo bashkëjeton e ka të ndaluar dhe dënohet në Shqipëri flitet se kërkon të shpëtoj klanet e veta të krimit.

Pasi këto elementë kriminal, të cilët ndodhen në këto vende, duke qenë se respektojnë kodet dhe rregullat e ligjet e atyre vendeve, ku mund të martohesh edhe me 7 gra, ose edhe me të cilat bashkëjeton.

Atëherë nëpërmjet këtij ligji, që pritet të miratohet në Shqipëri, bie ai ligji i eksradimit  sepse ato do të marrin shkasë për mos ekstradimin në Shqipëri, meqënëse po të shkosh atje dënohemi, pasi atje nuk të lë njeri të marrësh më shumë se një grua, ndërkohë që ato e kanë deri në 7. Se në Shqipëri nuk të lë njeri të bashkëjetosh, sepse Emiratet e lejojnë. Këshuqë kjo është një lloj mbrojtje që u bëhet pikërisht botës së krimit. Qeveria në këtë mënyrë ka justifikim ideal, ku  gjoja nënshkruam marrëveshje për t’i ekstraduar dhe njëkohësisht duke i vënë dhe këtë bishtin nga mbrapa i ruan dhe i bën të paprekshëm.