Shkollat në Shqipëri kthehen në stalla, milionat  e arsimit ‘fluturojnë’ nëpër kampuset e Soros

Shqipërisë i hiqen 17 milionë Euro nga kampusi i Universitetit të Tiranës për t’u investuar te Kolegji i Evropës.

Tenderi 17 mln euro i FSHZH për kampusin e Kolegjit të Evropës.

Shqipëria po kalon krizën më të rëndë arsimore në historinë e saj si shtet, ku viti i ri shkollor nisi me 112 mijë nxënës më pak në një dekadë më parë. Shqipërisisë i hiqen 17 milionë Euro nga kampusi i Universitetit të Tiranës për t’u investuar te Kolegji i Evropës që do marrë dhe sipërfaqe prej 8 850 m2.Ndërkohë shkollat shqiptare po kthehen në stalla. Dikur kishte nxënës, sot ka jonxhë, bar dhe bajga.

NOA

INFO

Viti i ri shkollor 2025-2026

Nxënës të arsimit parauniversitar :

Qarku i Korçës – 3726 nxënës më pak

Qarku i Elbasanit -1773 nxënës më pak

Nxënës në klasë të parë:

Në Berat – 400 nxënës më pak

Në Dibër -147 nxënës më pak

Në Patos – 110 nxënës më pak

Në Mat –  69 nxënës më pak

Në Roskovec- 39 nxënës më pak

Në Gjirokastër – 43 nxënës më pak

Në Mallakastër – 29 nxënës më pak

 

Shqipëria po kalon krizën më të rëndë arsimore në historinë e saj si shtet, ku viti i ri shkollor nisi me 112 mijë nxënës më pak në një dekadë më parë. Fenomeni ka prekur veçanërisht arsimin parauniversitar, ku boshatisja e klasave po detyron mbylljen e shumë shkollave, sidomos në zonat rurale. Ndërkohë që prej 20 vitesh Astiri, një nga zonat më të populluara të Tiranës, nuk ka kopsht dhe shkollë publike dhe rreth 70 mijë banorë të kësaj zonë fëmijët i çojnë në zona të tjera të kryeqytetit ose në institucione private, 17 mln euro dalin nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë për Kolegjin e Europës, ku flitet si etiketuar në influencën e Soros. Një prej zërave kritik për sa i përket cilësisë në arsim Taulant Muka ka ngritur shqetësimin se si paratë, që duhet të shkojnë në ndihmë të arsimit shqiptar, përfundojnë në ente të tjera, duke sjellë paradoksialisht rastin me investimet në Serbi : “Ky është kampusi i ri prej 21 Milion Euro BE po investon për Universitetin e Beogradit. Në të njëjtën kohë, Shqipërisë i hiqen 17 milionë Euro nga kampusi i Universitetit të Tiranës për t’u investuar te Kolegji i Evropës.Pra, Beogradi fiton një universitet kombëtar më modern, ndërsa ne shqiptarët humbim një investim jetik për rininë dhe arsimin”, shkruan Muka.

Më herët Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi për hapjen e procedurës me objekt kontrate “Ngritja e infrastrukturës arsimore të Kolegjit të Europës, Loti 1- Infrastruktura” me një fond limit 1.69 miliardë lekë, apo rreth 17 milionë euro.Vendndodhja e projektit do të jetë në hapësirën përballë fakultetit ekonomik ku është i vendosur terminali në afërsi me Qytetin Studenti. Trualli në të cilin do të zhvillohet objekti zë një sipërfaqe prej 8 850 m2.

Komisioni Europian i përgjigjet letrës: Çështjet e fondeve dhe pronësisë, përgjegjësi e autoriteteve shqiptare.

Një grup profesionistësh shqiptarë me ekspertizë në shkencë, arkitekturë dhe planifikim urban, trashëgimi kulturore dhe ligj kanë ngritur zyrtarisht shqetësime lidhur me zhvillimin e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë. Në një letër të hapur drejtuar zyrtarëve të lartë të BE-së, grupi paralajmëron se parregullsitë proceduriale dhe mungesa e transparencës rrezikojnë të komprometojnë si integritetin e projektit, ashtu edhe besimin e publikut në investimet evropiane në Shqipëri. Iniciativa prej 17 milionë euro, e bashkëfinancuar me burime publike, ishte fillimisht menduar për ndërtimin e një kampusi të premtuar prej kohësh të Universitetit të Tiranës. Megjithatë, ekspertët pohojnë se këto fonde janë riorientuar pa konsultim publik apo respektim të procedurave ligjore, dhe Universiteti i Tiranës vazhdon të mbetet pa një kampus të dedikuar pavarësisht nevojave urgjente infrastrukturore.

Komisioni Europian, në përgjigje të letrës , konfirmoi se i ka marrë shqetësimet në konsideratë. Komisioni riafirmon angazhimin për transparencë dhe llogaridhënie, duke theksuar se çdo pretendim për abuzim duhet të trajtohet nga organet kompetente shqiptare. Në përgjigjen e tij, Komisioni distancohet nga çështjet e fondeve dhe pronësisë, të cilat janë përgjegjësi ekskluzive e autoriteteve shqiptare, ndërsa njëkohësisht konfirmon mbështetjen për arsimin, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin përmes programeve si Erasmus, EU4Schools dhe nismave të tjera.

Shkolla në Veterrik kthehet në stallë

Shkolla e kthyer në stallë. Dikur kishte nxënës, sot ka jonxhë, bar dhe bajga. “Fiks Fare” vëzhgoi edhe në disa vende të tjera në lidhje me infrastrukturën arsimore. Në Veterrik të Beratit shkolla e mëparshme është kthyer në stallë bagëtish. Në klasat kur dikur kishte nxënës, sot ka jonxhë,bar dhe bajga.Nxënësit e fshatit dhe atyre përreth mësimin e zhvillojnë në një tjetër godinë ku për riparimin e saj ka investuar TAP-it. Sipas informacioneve të mbledhura nga Fiks Fare pranë Bashkisë së Beratit, u mësua se shkolla fillore e Veterrikut është ende pronë në iventarin e kësaj bashkie. Edhe pse kjo ndërtesë ishte një shkollë, pas zhvendosjes së nxënësve në një ndërtesë tjetër, në vitin 2012 filluan procedurat për privatizimin e saj. Pas miratimit nga ish komuna e Velabishtit në vitin 2014 procedura e privatizimit ka mbetur e ngrirë në drejtorinë e privatizimit. Por edhe pse procedurat për privatizimin nuk kanë vazhduar, sot kjo shkollë ka një pronar, i cili e ka kthyer në një hangar për ushqimin e bagëtive dhe ambientet e saj të jashtme në stallë.

625 mijë euro për rindërtimin e shkollës Pojan në Pezë. Mbyllet pas 3 vitesh

Tre vjet më parë qeveria investoi për rindërtimin e shkollës 9- vjeçare “Rufan Hakrama” në Pojan të Pezës, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019. Rindërtimi i kësaj shkolle i kushtoi buxhetit të shtetit 625 mijë euro. Në shtator të vitit 2022 kjo shkollë u inagurua dhe hapi dyer për nxënësit e disa fshatrave të Njësisë Administrative Pezë. Por 3 vjet më pas, shkolla këtë shtator nuk i hapi dyert për të mirëpritur nxënës. Ajo është mbyllur si rezultat i uljes së numrit të nxënësve, pra mosplotësimit të kuotave.Kështu që mbi 40 fëmijë të fshatrave Grecë, Pojanë, Gjyslykanë vitin e ri shkollor janë të detyruar ta nisin në Pezë të Madhe.Fiksi pa nga afër gjendjen e shkollës, e cila ishte bosh dhe pyeti drejtoreshën e saj në një lidhje telefonike se cila ishte arsyeja e mbylljes së saj. Drejtoresha Afërdita Belba tha për Fiksin se numri i nxënësve u pakësua , ku vjet mësimi bëhej në klasa kolektive dhe me dëshirën e prindërve u kërkua që këta nxënës të dërgoheshin në shkollën “16 shtatori” në Pezë të Madhe. Ndërkohë që nga ana tjetër prindërit shprehen se janë detyruar t’i çojnë fëmijët në Pezë, pasi shkolla në Pojan u mbyll.” Unë dua ta çoj vajzën në shkollë dhe këtu se e kam të sëmurë” shprehet njëra prej banorëve. I pyetur në lidhje me këtë çështje kryeplaku i fshatit nuk ka dijeni thjesht ka dëgjuar që shkolla është mbyllur.